Zbulohet: Kjo është arsyeja pse Klopp po e injoron Shaqirin

Periskopi.com Sporti

Ish-mbrojtësi i Liverpool, Glen Johnson ka thënë se Xherdan Shaqiri nuk po luan për shkak të sjelljeve jo të mira. 

Mbrojtësi anglez ishte bashkëlojtar me Shaqirin tek Stoke City, derisa ka zbuluar edhe arsyejen se pse futbollisti nga Zhegra nuk po luan as edhe një minutë që nga 24 shkurti.

Ai ka thënë për ‘BBC Radio 5’ se sjelljet e tij jo të mira kanë bërë që ai të injorohet totalisht nga trajneri Jurgen Klopp, përcjell Periskopi.

Image result for Shaqiri Glen Johnson

“Kur gjërat shkonin mirë, ai ishte lojtar shumë i rëndësishëm për ne dhe luante shumë mirë. Kur gjërat nuk shkonin mirë, ai nuk tregonte cilësitë. Ishte e qartë”, zbuloi Johnson në kohën sa luante bashkë me Shaqirin.

I pyetur nëse Shaqiri është në disponim të keq për shkak se nuk po luan kohëve të fundit, Johnson shtoi: “Ka shumë mundësi që po. Jurgen nuk merret me këtë, i jep fund”. /Periskopi/

Nuk mund ta besoni se Barcelona e do yllin e Stoke City

Barcelona do të bëjë ofertë për mbrojtësin e Stoke City, Glen Johnson.

Periskopi.com Sporti

Besohet se ‘katalunasit’ do të transferojnë mbrojtësin e krahut të djathtë Johnson, si zëvendësues për Alex Vidal, i cili është drejt largimit nga klubi qysh në afatin kalimtar të janarit, pas ngrirjes se raporteve me trajnerin, Luis Enrique.

Ish mbrojtësi i Chelsea dhe Liverpool është duke kaluar në formë të mirë dhe nëse ndodh ky transferim atëherë do ishte kulmi i karrierës së tij. /Periskopi.com

glen-johnson-stoke-defender_3359369