Vdes në rrethana misterioze një 33-vjeçare

Periskopi.com Lajme

Një 33-vjeçare u gjet e pajetë mbrëmjen e së shtunës në apartamentin e saj në Gloucester, të Britanisë së Madhe.

Oficerët e policisë u njoftuan për ngjarjen rreth orës 01:50.

Sipas mediave vendase, vdekja po trajtohet si e pashpjegueshme, megjithatë autoritetet thonë se ajo nuk është dyshuese dhe se do të kenë një përgjigje për shkakun pas ekspertizës mjeko-ligjore.

Ndërkohë fqinjët e përshkruajtën 33-vjeçaren si një njeri të mrekullueshëm dhe u shprehën të tronditur nga humbja e saj.

‘Ndihmonte këdo, këdo që gjendej në vështirësi. Ishte kaq inteligjente, ishte një vajzë flori’, tha një fqinj i saj.