VV-ja: Po i bie se LDK-ja ka sikletin e emrave, jo të popullit

Periskopi.com Lajme

Glauk Konjufca nga Lëvizja Vetëvendosje para medieve ka thënë se kjo ishte oferta më zemërgjerë e Vetëvendosjes për LDK-në, raporton Periskopi.

Konjufca tha se janë të habitur që LDK-ja e ka refuzuar ofertën e Vetëvendosjes, përcjell Periskopi.

“Ajo çka ka shkaktuar letra e Mustafës është një çudi një beafsi sepse ka frikë  LDK-ja  që të bashkëpunoj me VV-në. VV po pyet  se cila është arsyeja e kësaj frike. Jemi të bindur se do të shkakaton një fitore dërmuese, e  kemi bërë gjithçka cka është e mundur fillimisht nuk kemi vendosur në mënyrë të anëshme së dyti jemi tërheq prej bartësve të listës, kemi mbetur të habitur se cilat janë aryset që do të mund të refuzoheshin kushtet e tilla të leverdishme, sepse kandidaten që e kanë vendosur do të ishte e para në listë. LDK-ja e ka sikletin e emrave e jo të Kosovës. Ne jemi idhtarë të asaj që kryeministri i ardhshëm të jetë ai i cili ka më shumë vota.”, ka thënë Konjufca në një deklaratë për media./Periskopi/