Ja risia e radhës e Gmail

Periskopi.com Tech & Auto

Gmail iu ka prezantuar përdoruesve të saj një tjetër risi me të cilën synon t’ju lehtësojë punën në dërgimin e email-ve.

Ju tashmë mund të programoni kohën se kur duhet të dërgoni një email, gjithmonë nëse ai nuk është shumë urgjent.

Pra, ju mund të shkruani atë dhe t’ia caktoni datën dhe orën se kur duhet të dërgohet.

Për ta shfrytëzuar këtë shërbim ju duhet të klikoni mbi “Scheduled send”, që është pranë butoni send, dhe ta programoni kohën.

 

Kjo është risia interesante që ka sjellë Gmail

Periskopi.com Tech & Auto

Google ka sjellë një risi përsa i përket Gmailit i cili të lejon të fshish emailin pasi e ke dërguar atë.

Kjo është përshtatur vetëm për sistemin operativ Android. Ju keni vetëm 10 sekonda kohë dhe do t’ju shfaqet mundësia “Undo” pranë opsionit “Send” në pjesën e poshtme të ekranit.

Nuk është akoma e qartë se kur Google shtoi opsionin për Android pasi ka qenë në dispozicion vetëm për iOS. Sipas Android kjo risi është e pranishme në versionin 8.7 dhe më tej.

Këto shërbime ju japin mundësinë dhe një shans për të ndryshuar mendjen tuaj dhe të arrini të bëni rregullimet e duhura nëqoftëse mendoni se ka vend për to. Risia është mirëpritur mjaft mirë nga të gjithë ato që përdorin shpesh emailin e sidomos në celularët e tyre.

Dështim i privatësisë, Google u lejon palëve të treta leximin e emaileve

Periskopi.com Tech & Auto

“Google” ka konfirmuar se email-e private të dërguara dhe të marra nga përdorues të “Gmail”-it, ndonjëherë, mund të lexohen nga persona të tretë, zhvillues aplikacionesh.

Personat që kanë lidhur app të palëve të treta me llogaritë e tyre, mund t’i kenë dhënë pa e ditur, lejen zhvilluesve të lexojnë mesazhet e tyre. Një kompani, thotë për “Ëall Street Journal”, se praktika është e zakonshme dhe e quan atë një sekret të pistë.

“Google” ndërkohë ka lënë të kuptohet se praktika nuk bie ndesh me politikat e saj. Një ekspert sigurie thotë se është për t’u habitur që “Google” e ka lejuar një gjë të tillë.

“Gmail” është shërbimi më popullor i email-it, me 1.4 miliardë përdorues. “Google” i lejon personat të lidhin llogaritë e tyre me mekanizma menaxhimi email-esh, të palëve të treta, apo me shërbime si planifikimi i udhëtimeve dhe krahasimi i çmimeve.

Kur lidhesh me një llogari të një shërbimi të jashtëm, njerëzve u kërkohet të japin disa leje, që shpesh përfshijnë edhe mundësinë për të lexuar, dërguar, fshirë dhe menaxhuar email-in. Sipas “Ëall Street Journal”, kjo leje shpesh i lejon punonjës të appve të palëve të treta të lexojnë email-et e përdoruesve.

Ndërsa mesazhet zakonisht procesohen nga algoritma kompjuterike, gazeta ka folur me disa kompani, ku punonjësit kanë lexuar me mijëra mesazhe email-esh.

“Google” ndërkohë thotë se vetëm kompanitë që janë lejuar mund të kenë akses tek mesazhet dhe mund ta bëjnë këtë vetëm nëse përdoruesit kanë dhënë leje për të pasur akses tek email-et. Përdoruesit e “Gmail”, këshillohen të vizitojnë faqen e kontrolleve të sigurisë, për të parë se cilët aplikacione ata kanë lidhur me llogarinë e tyre dhe të fshijnë ata që nuk i dëshirojnë.