Zyrtare: Superylli i Golden State Warriors heq dorë nga kontrata, mbetet lojtar i lirë

Periskopi.com Sporti

Ylli i Golden State Warriors, Kevin Durant ka vendosur të heq dorë nga kontrata me klubin një sezon para përfundimit të saj, duke u bërë lojtar i lirë.

Kjo nënkupton se nga 1 korriku Durant mund të transferohet te ndonjë ekip i ri nga NBA, transmeton Periskopi.

Këtë vendim raportohet se Durant ia ka kumtuar edhe klubit, duke i dhënë fund kontratës sipas të cilës ai fitonte 31.5 milionë dollarë në sezon.

Kujtojmë se Durant do të mungojë në pjesën më të madhe të edicionit të ardhshëm, pasi është operuar në thembër para dy javëve.

Për të po interesohen klube si New York Knicks, LA Clippers dhe Brooklyn Nets.

Por, megjithatë, ende nuk janë mbyllur të gjitha dyert për të te Golden State, derisa kjo e fundit mund t’i ofrojë atij kontratë të re me kushte të përmirësuara. /Periskopi.com/

Shkruhet historia – Toronto kampion i NBA

Periskopi.com Sporti

Toronto Raptors është kampion i vitit 2019 në NBA, pasi mposhti Golden State Warriors të premten në mëngjes.

Ndeshja ishte e ngushtë, por në fund kanadezët triumfuan me rezultat 114-110, duke arritur një seri të fitoreve në finale prej 4-2, transmeton Periskopi.

Kjo është hera e parë që Raptors fiton titullin në kampionatin më prestigjioz të basketbollit në botë.

Kawhi Leonard u emërua MVP i finaleve për herë të dytë. Kyle Lowry dhe Pascal Slakam treguan paraqitje spektakolare, duke shënuar nga 26 pikë secili.

Për Golden State Warriors ishte një ndeshje që duhej fituar domosdoshmërisht, por ekipi dështoi ta fitonte titullin e tretë rresht dhe të katërtin në pesë vitet e fundit. /Periskopi.com/

Golden State nuk lejon të shkruhet historia – triumf dramatik kundër Raptors

Periskopi.com Sporti

Golden State Warriors ka mbajtur gjallë shpresat për titull pasi mposhti Toronto Raptors me rezultat shumë të ngushtë 106-105, duke ia pamundësuar ekipit nga Kanada që të arrijë titullin për herë të parë në histori pas ndeshjes së pestë.

I rikthyeri nga lëndimi, Kevin Durant luajti vetëm 12 minuta dhe realizoi 11 pikë, derisa Warriors treguan performancë brilante.

“Luftëtarët” regjistruan rekord të ri duke shënuar 20 tre-pikësha, me Stephen Curryn dhe Klay Thompsonin që ishin më të mirët me nga 31 respektivisht 26 pikë.

Aktualisht seria është 3-2 në të mirë të Raptors, me ndeshjen e radhës që luhet në parketin e kanadezëve. /Periskopi.com/

Raptors mposhtin Warriors dhe nisin me fitore finalet e NBA

Periskopi.com Sporti

Skuadra kanadeze ka krijuar epërsinë prej 1-0 në ndeshje në serinë finale të NBA.

Fillim fantastik për Toronto Raptors në finalen e madhe që triumfuan 118-109 ndaj Golden State Warriors në ndeshjen e parë.

Skuadra kanadeze, që për të parë është në finale, e nis me këmbën e mbarë ndaj ekipit që ka dominuar në basketbollin amerikan në vitet e fundit.

Dueli i luajtur në Scotiabank Arena të Torontos, ishte i barabartë deri në çerekun e katërt, aty ku Raptors arritën të bënin dallimin për të siguruar edhe fitoren e parë.

Sthephen Curry ishte basketbollisti më i saktë në këtë sfidë me 34 pikë të realizuara, por që nuk mjaftuan për skuadrën e tij për të shmangur disfatën.

Ndërkohë më meritori për triumfin e Raptors ishte Paul Siakam me 32 pikë të realizuara ndërsa Kawhi Leonard shtoi 23 pikë të tjera.

Edhe ndeshja e dytë do të luhet në fushën e Raptors, para se seria finale të zhvendoset në Oakland.

Golden State fiton edhe finalen e dytë

Periskopi.com Sporti

Golden State Warriors ka regjistruar edhe fitoren e dytë të finaleve të playoffit në Konferencën e Perëndimit.

Kampioni në fuqi i NBA ka mposhtur Portland Trail Blazers për herë të dytë dhe tani thellon avantazhin në 2-0 nga dy përballjet e para.

Ashtu edhe siç pritej në terren të vetë, “luftëtarët” dominuan por fitoren e arritën me vetëm tri pikë epërsi, 114-111.

I përhershmi, Stephan Curry ishte më i dalluari me 37 pikë, ndërsa Klay Thompson shënoi 24.

Sa i përket Portlandit, më i miri te kjo skuadër ishte Damian Lillard me 23 pikë, i përcjellur nga CJ McCollum me 22.

Përballja e tretë finale e Konferencës luhet në Portland, më 19 maj. /Periskopi.com/

E 10-ta me rradhë për Warriors

Periskopi.com Sporti

Golden State Warriors arriti fitore të ngushtë 115-111 ndaj Boston Celtics. 

Kevin Durant ishte absolutisht në super formë këtë ndeshje ku realizoi 33 pikë dhe nëntë kërcime. Steph Curry dhe Klay Thompson shënuan 24 dhe 21 pikë respektivisht, shkruan Periskopi.

Në anën tjetër, te Boston shkëlqeu Kyrie Irving me 32 pikë, Horford kontriboi me 22 sosh por ishte e pamjaftueshme përballë kampionëve aktual.

Kjo ishte fitorja e 10-të me rradhë për ‘Luftëtarët’, ndërsa e 300-ta në karrierën e trajnerit Steve Kerr.

Më poshtë, rezultatet e tjera nga nata e mbrëmshme në NBA:

San Antonio Spurs 126-114 New Orleans Pelicans
Indiana Pacers 103-106 Memphis Grizzlies
Philadelphia 76ers 110-126 Denver Nuggets
Atlanta Hawks 111-120 Portland Trail Blazers. /Periskopi

Cleveland Cavaliers mposht La Lakers (Video)

Cleveland Cavaliers kanë realizuar fitoren e radhës. Viktima e tyre e re ishte Los Angeles Lakers me rezultat 119-108, kurse Golden State Warriors shkatërruan Portland Trailblazers me rezultat 135-90.

Periskopi.com Sporti

Cavs u udhëhoqën nga LeBron James me 26 pikë, shtatë kërcime dhe nëntë asistime, ashtu sikurse nga Kevin love me 27 pikë, 17 kërcime e katër asistime. Kyrie Irving iu kthye parketit me 21 pikë e 12 asistime të realizuara.

Në anën tjetër te Golden State ishte i pandalshëm Kevin Durant me 34 pikë e 11 kërcime, i ndjekur nga Klay Thompson me 16 pikë dhe Stephen Curry me 19 pikë.

Te Portlandi provoi Harkless me 17 pikë dhe Lillard me 20, por kjo nuk ishte e mjaftueshme.

Cavaliers dhe Golden State mbeten liderë të konferencave të tyre në Lindje e Perëndim.

Memphis Grizzlies shumë i fortë për Golden State (Video)

Memphis Grizzlies ka shkatërruar Golden Staten me rezultat 110-89, në duelin e skuadrave me stile të ndryshime të lojës, teksa nga ana tjetër LeBron james shpërtheu duke siguruar fitoren për ekipin e tij ndaj Charlottes me rezultat 116-105.

Periskopi.com Sporti

Golden State pati probleme të mëdha ndaj Memphisit me mbrojtjet e fortë si guri, të cilët shënuan shumë pikë në kundërsulme dhe nga topat e humbur të Golden State.

Shtatë lojtarë te Memphisi shënuan pikë dyshifrore çka e bëri këtë fitore një kontribut masiv të përbashkët, ku shkëlqyen Tony Allen dhe Marc Gasol me nga 19 pikë, përcjellë nga Green dhe Randolph me 14 pikë.

Te Golden State më i miri ishte Kevin Durant me 21 pikë, kurse Curry realizoi vetëm 17 pikë duke qëlluar koshin vetëm katër nga 14 tentime.

San Antonio Spurs nga ana tjetër e ka arritur Golden Staten pas shkatërrimit të thellë që ja bëri Brooklyn Nets me rezultat 130-101.

Fitore të rëndësishme shënoi në shtëpi Cleveland Cavaliers, ku shpërtheu LeBron James me 44 pikë, 9 kërcime dhe 10 asistime, duke qenë vetëm një kërcim larg një triple double magjik.

Kevin Love shtoi 22, kurse kërkah nuk ishte Kyrie Irving i cili realizoi vetëm 11 pikë.

Në konferencën lindore Clevelandi është pa diskutim në vendin e parë dhe është i paprekshëm.

Golden State shumë i fortë për Phoenix Suns (Video)

Golden State Warriors ka shënuar fitore të thellë kundër Phoenix Suns me rezultat të thellë 138:109

Periskopi.com Sporti

Si zakonisht, në radhët e Golden State Warriors më i miri ishte Stephen Curry, i cili realizoi 31 pikë në këtë ndeshje, poashtu edhe Klay Thompson dhe Kevin Durant ishin ndër më të mirët, Thompson shëoi 26 pikë, ndërsa Durant 20 pikë në këtë përballje.

Në radhët e Phoenix Suns shkëlqeu Eric Bledsoe, i cili shënoi 27 pikë, i ndihmuar edhe nga Devin Booker, i cili realizoi 21 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=r5pOK9LFc8A

Rezultatet në ndeshjet tjera ishin këto:

Brooklyn Nets 103-112 Milwaukee Bucks

Minnesota Timberwolves 125-120 Charlotte Hornets

Atlanta Hawks 84-128 Toronto Raptors

Boston Celtics 107-106 Philadelphia 76ers

Los Angeles Lakers 100-103 Memphis Grizzlies

Chicago Bulls 82-107 Dallas Mavericks

Denver Nuggets 98-105 Utah Jazz

Miami Heat 92-99 Portland Trail Blazers.

San Antonio dhe Golden State vazhdojnë me fitore (Video)

San Antonio Spurs ka vazhduar rekordin e pastër si mysafir duke mbetur pa humbje pas fitores ndaj Washingtonit me rezultat 112-100, teksa Golden State tregoi supremacinë në shtëpi ndaj Minnesotas me rezultat 115-102.

Periskopi.com Sporti

Ndeshja ishte e ngushtë mes San Antonios dhe Washingtonit por mysfafirët i sqaruan gjërat në çerekun e katërt të takimit.

Më i miri ishte Lamarcus Aldridge me 24 pikë dhe shtatë kërcime, teksa shkëlqeu edhe Tony Parker me 21 pikë e pesë asisitme dhe Leonard me 19 pikë e pesë asistime.

Te Golden State puna u krye qysh në pjesë të parë dhe u vulos në çerekun e tretë.

Më i miri ishte pa dyshim Stephen Curry me 34 pikë, gjashtë asistime dhe tetë kërcime, përcjellë nga Durant me 28 pikë dhe 10 kërcime.

Zach Lavine shënoi 31 pikë, kurse Klay Thompson shtoi 23 të tjera.

Pas këtyre ndeshjeve Golden State prinë në tabelën e konferencës perëndimore me 15 fitore dhe dy humbje, kurse në vendin e dytë është San Antonio me 14 fitore dhe tri humbje.

Warriors shkatërrojnë djelmoshat nga California, Clipers i fortë Dallas Mavericks (Video)

Golden State Warriors ka mposhtur me rezultat tw thellw skuadren nga California, Los Angeles Lakers me rezultat 149:106.

Periskopi.com Sporti

Si zakonisht te Warriors, ishte Stephen Curry qw shkëlqeu me 31 pikë dhe 9 asistime i ndihmuar nga Kevin Durant me 28 pikë dhe Klay Thompson me 26 pikë.

https://www.youtube.com/watch?v=rbHxt_zNZ40

Kjo ishte fitore e 13-të e Warriors këtë edicion, krahas vetëm 2 humbjeve, derisa Lakers pësuan humbjen e 8-të, krahas po aq fitoreve.

Këto janë rezultatet e ndeshjeve tjera:

Memphis Grizzlies 104:99 Philadelphia 76ers.

San Antonio Spurs 119:114 Charlotte Hornets.

Phonenix Suns 92:87 Orlando Magic.

Portland Trail Blazers 125:137 Cleveland Cavaliers.

Atlanta Hawks 96:85 Indiana Pacers.

Boston Celtics 111:92 Brooklyn Nets.

Miami Heat 84:107 Detroit Pistons.

Toronto Raptors 115:102 Houston Rockets.

Los Angeles Clippers 124:104 Dallas Mavericks. /Periskopi.com/

LA Lakers mposhti bindshëm Golden State

Ndalet Stephen Curry, ndalet edhe Golden State. Skuadra e Warriors pësoi humbjen e dytë sezonale, këtë radhë nga Los Angeles Lakers në Staples Center me rezultatin 117-97.

Periskopi.com Sporti

Ishte një ndeshje ku luftëtarët e vërtetë në parket u shfaqën Randle e Williams me nga 20 pikë secili, ndërkohë që Curry e ndërpret në 157 numrin e ndeshjeve radhazi me të paktën një gjuajtje të saktë për 3 pikë.

Për Curry-n kjo mbrëmje në Los Angeles ishte krejtësisht për t’u harruar teksa ai regjistroi 5 gjuajtje të sakta nga 32 tentativa gjithsej, ndërkohë që në hije ishte edhe Klay Thompson. Të vetmit që u shpëtojnë kritikave në këtë ndeshje për Warriors janë Kevin Durant me 27 pikë e Green me 16 pikë e 9 topa në tabelë, shkruan Top Channel.

Suksesi i Lakers errësohet disi nga Rose e Noah. Të dy këta basketbollistë lanë Chicagon për të kaluar dhe Neë York  dhe arritën ta ndëshkojnë ish skuadrën e tyre duke drejtuar Knicks drejt fitores 117-104 ndaj  Bulls. Rose shënoi 15 pikë e dha 11 assist në këtë ndeshje, duke iu bashkuar Carmelo Anthony e Porzingis që shënuan respektivisht 25 dhe 27 pikë. Për Chicagon 35 pikët e Dëaynë Ëade rezultuan të kota, pasi sfida shkoi për skuadrën njujorkeze.

San Antonio u hakmor për disfatën e pësuar nga Utah në Texas, teksa e mposhti Jazz në parketin e tij 100-86. Leonard, Alridge e Mills ishin ata që spikatën në këtë takim pasi të 3 së bashku shënuan 64 nga 100 pikët e skuadrës së Spurs që është në krye të klasifikimit në Konferencën e Perëndimit me 5 fitore dhe 1 humbje.

Në ndeshjet e tjera të NBA, Toronto mundi Miamin 96-87, Washington fitoi me Atlantën 96-92, ndërsa Dallas e Neë Orleans vazhdojnë të mos e ndjejnë shijen e fitores duke u thyer edhe  këtë radhë, respektivisht nga Portland e Phoenix.

Cleveland Cavaliers të fortë për New York Knicks, Golden State mposhtet nga San Antonio Spurs

Clevland Cavaliers ka hapur sezonin e ri të NBA, me fitore ndaj skuadrës të New York Knicks.

Periskopi.com Sporti

‘Kalorësit’ e Clevland kanë fituar bindshëm takimin ku ylli më i madh i ligës, Lebron James qysh në ndeshjen e parë ka arritur triple-double, duke shënuar 19 pikë, 14 asistime dhe 11 kërcime i ndihmuar edhe nga dyshja Kevin Love dhe Kyrie Irving. Love e përfundoi takimin me double-double ku shënoi 23 pikë dhe 12 kërcime derisa Irving me 29 pikë të shënuara.

Nga skuadra e New York Knicks si gjithnjë ishte Carmelo Anthony me 29 pikë të shënuara. Derick Rose në debutimin e tij shënoi vetëm 16 pikë.

Megjithatë, derbi i natës u luajt në Oracle Arena, ku San Antonio Spurs i shkaktuan një humbje të rëndë Golden State Warriors. Ekipi i Steve Curryt, i cili ishte shpallur si favorit absolut këtë sezon pas ardhjes së Kevin Durant, nuk kishte asnjë mundësi kundër Spurs.

San Antonio mori kontrollin e lojës që nga minuta e parë dhe në fund shifrat në semafor tregonin një epërsi prej 29 pikëve, përkatësisht Spursat triumfuan me rezultat 129:100.

Loenard përfundoi takimin me 35 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime. Aldridge realizoi ‘double-double’ duke shënuar 26 pikë dhe 14 kërcime, ndërsa Jonathon Simons shtoi 20 pikë dhe pati 4 kërcime.

Kevin Durant realizoi ‘double-double’ e parë në karrierë si basketbollist i Golden State në saje të 27 pikëve, 10 kërcime dhe 4 asistime. Steephen Curry shënoi 26 pikë me 4 asistime dhe 3 kërcime, ndërsa Dramond Green me ‘double-double’ duke shënuar 18 pikë, 12 kërcime dhe 6 asistime. /Periskopi.com

A do të largohet Curry nga Golden State Warriors?

Basketbollistit të njohur të Golden State Warriors, Stephen Curry i skadon kontrata me klubin në vitin e ardhshëm.

Periskopi.com Sporti

Kjo ka bërë që e ardhmja e tij te klubi aktual të vihet në pikëpyetje nga disa media të huaja.

Mirëpo, është vetë 28-vjeçari ai i cili shuan spekulimet për një largim të mundshëm nga skuadra e tij.

Ai thotë se dëshiron të vazhdojë të jetë pjesë e skuadrës së tij aktuale.

“Jam i lumtur këtu dhe dua të vazhdoj. E di që sezoni i fundit nuk shkoi ashtu siç duhet, por unë jam optimist”, ka thënë Curry. /Periskopi.com