Kante mund të largohet nga Chelsea, arsyeja Sarri

Periskopi.com Sporti

Mesfushori defanziv i Chelseat, N’Golo Kante shumë shpejt mund t’i thotë lamtumirë ekipit blu.

Edhe pse ishte lojtarë kyç në fitimin e Premier League nën drejtimin e Antonio Conte, mesfushori francez nuk po i përshtatet stilit të lojës së trajnerit Maurizio Sarri, transmeton Periskopi.

Loja ofanzive e ish-trajnerit të Napolit si dhe vendosja e Jorginhos në pozicionin e mesfushorit qendror janë dy arsyet që e shtyen atë ta mendojë largimin.

PSG dhe Barcelona janë vënë në alarm sa i përket këtyre spekulimeve, pasi kanë gati ofertën për ta bindur Chelsean që ta lirojë Kanten./Periskopi

Fëmijëria e dhimbshme e Kantes: Kur Franca fitonte botërorin ai mblidhte plehra

Periskopi.com Botërori 2018

N’Golo Kanté ka qenë një nga futbollistët më të mirë të Botërorit. Mesfushori i Francës nuk bën një lojë spektakolare, as nuk shënon gola, por bën “punën e pistë” të “Gjelave”.

Është lojtari i katërt që ka bërë më shumë kilometra (62,6), i lënë pas vetëm nga Modric, Zobnin dhe Rakitic, të cilët kanë luajtur ndeshje që kanë pasur nevojë për 30 minutat e shtesës.

Por, futbollisti me origjinë nga Mali, për të arritur deri këtu ku është sot (një nga mesfushorët më të mirë në botë në rolin e tij) ka bërë rrugë të gjatë. Sipas “Globoesporte”, kur fëmijët francezë shikonin Botërorin e vitit 1998 në televizor, ai mblidhte plehra në rrugët e Parisit, transmeton TCH.

Kur Didier Deschamps dhe Zinedine Zidane kurorëzoheshin kampionë bote, Kante shkonte me babanë për të punuar. Në moshën 7-vjeçare pastronte rrugë dhe mblidhte plehra për t’i dërguar më pas në plantacionin e riciklimit.

Të dielën mund të shpallet vetë ai kampion bote…