Gorani: Ramushi na erdhi në derë dy ditë pas dorëheqjes dhe na kërkoi koalicion

Periskopi.com Lajme

Muharrem Nitaj i AAK-së dhe Dukagjin Gorani i PSD-së po përfaqësojnë pikëvështrimin e koalicionit të lidhur mes tyre në emisionin politik Pressing.

Të dy të ftuarit ishin mjaft të matur e të relaksuar në qëndrimet e tyre. Debati u shtri në një pjesë të madhe të tij mbi kredibilitetin e sondazheve, për të cilat z.Nitaj shprehej më pozitiv për dallim nga z.Gorani i Partisë Socialdemokrate, shkruan Periskopi.

I pyetur nga z.Gjinovci nëse kishin arritur të merrnin me vete koalicionin me AAK-në për shkak të natyrës urbane, ai deklaroi se më e rëndësishmja është shtyrja përpara e programeve të caktuara duke qenë se politika nuk ishte një arenë socio-kulturore.

“Kësaj radhe, unë mendoj se anëtarësia jonë e ka shumë të qartë qëllimin e PSD-së… dhe e cila është gjetja e mundësisë për shtyrjen përpara të politikave socialdemokrate”.

Ai shtoi se Partia Socialdemokrate është ndier e nderuar kur Haradinaj vetëm dy ditë pas dorëheqjes iu kishte shkuar në derë duke i bërë ofertë për bashkëpunim.

Ai ka relativizuar çështjen e puritanizmit kulturor, duke atakuar kësisoj karakterin urban në nivelin politik. /Periskopi/

Gorani: BE-së po i ngutet vetëm për dialog me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Dukagjin GoraniDukagjin Gorani nga Partia Social Demokrate gjatë një diskutimi në emisionin “Debat”, të RTV Dukagjinit ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, si dhe asaj se a do të duhej presidenti Hashim Thaçi të vazhdojë të përfaqësojë Kosovën në Bruksel, apo jo.Gorani ka folur rreth kërkesave të PSD-së, si dhe ka thënë se duhet të qartësohet se Kosovës nuk i ngutet me dialogun por Serbisë, meqë ajo është në proces të përmbushjes së kritereve për të marrë datën për nisjen e negociatave për anëtarësim në BE.“ Dialogu dhe përfundimi i tij është urgjent për Beogradin e jo për ne, kjo e para”, ka thënë Gorani.

Sipas tij, shpejtësia në këtë proces, që kryesisht po kërkohet nga bashkësia ndërkombëtare, nuk kërkohet prej Prishtinës dhe nuk i konvenon Prishtinës.“Kjo është çështje aq e madhe sa shpejtësia këtu është një lloj përdhunimi që i bëhet kësaj shoqërie”, ka thënë ai.Duke folur ndërkaq për përfaqësimin e Kosovë në dialog, ai ka shtuar tutje se duhet të qartësohet se kush jep legjitimitet për përfaqësimin e shoqërisë demokratike kosovare në procese të tilla. Dhe në një politikë funksionale ai tha se këtë duhet ta bëjë Kuvendi.

Kuvendi dhe kjo legjislaturë sa di unë nuk e ka legjitimua askënd për me përfaqësu në bisedime”, tha Gorani. AI po ashtu tha se nuk di as që në Kushtetutë thuhet se presidenti mund ta bëjë këtë.Opozita tash e sa javë po kërkon që presidenti Thaçi të mos e përfaqësojë Kosovën në dialogun për normalizimin e marrëdhënieve, fundi i të cilit është paralajmëruar se do të nënshkruhet këtë vit.