Tag: grabitja ne Shtime

Vrasja e grabitësit në Shtime: Prokuroria jep detaje
7 August 2019, 11:32
Lajme
Sot rreth 03:00 të mëngjesit në Shtime një person ka mbetur i vdekur derisa bashkë me një tjetër kishin hyrë në një shtëpi private për të grabitur.
Kryeprokurori i Prokurorisë së Ferizajt, Shukri Jashari, ka konfirmuar për klankosova.tv se gjatë konfrontimit me grabitësit i plagosur me revole ka mbetur pronari i shtëpisë.
“Trupi i pajetë i njërit prej grabitësve është gjetur 300 metra larg shtëpisë prej kur ka ndodhur vjedhja grabitqare”, ka thënë Jashari.
“Nuk dihet ai ka ardhur deri te vdekja. I vdekuri ka pasë një plag në gjoks, por shkaqet e vdekjes dihen pasi të kryhet obduksioni”.
“Pronarëve të shtëpisë iu është shqiptuar masa e ndalimit prej 48 orëve”, ka shtuar ai.
Ideniteti i viktimës, Jashari, ka thënë se ende nuk dihet.