Porosia e Ruairi O’Conell për burrat e grave të dhunuara

Periskopi.com Video

Anëtarja e AKR-së falenderoi gratë e dhunuara në festën e Pavarësisë

Periskopi.com Lajme

Anëtarja nga radhët e AKR-së, Myzejene Selmani, në një postim për Ditën e Pavarësisë kishte falënderuar edhe gratë e dhunuara.

Ajo ka falënderuar ndër të tjerash luftëtarët e UÇK-së, ish-Presidentin Rugova, e po ashtu edhe gratë e dhunuara.

Përveç të tjerash, ajo ka bërë një mal me gabime drejtshkrimore në shkrimin e saj.

Më poshtë shihni postimin e plotë të saj, i cili po shpërndahet e po kritikohet në internet./Periskopi/

Raporti mbi strehën që iu ofron shteti grave të dhunuara nga burrat

Periskopi.com Lajme

Me 17 janar misioni i OSBE-së në Prishtinë publikoi raportin ‘Strehimoret për viktimat e dhunës në familje në Kosovë’ raport ky që në detaje flet për gjendjen momentale të strehimoreve për viktimat e dhunës në familje.

Sipas raportit, në Kosovë, në periudhën janar-shtator 2018, në Policinë e Kosovës janë raportuar 1,129 raste të dhunës në familje, që paraqet rritje prej 148 rasteve për të njëjtën periudhë të vitit 2017 [ose, dikund mbi 10%]. Për më tepër, raporti gjen se gjatë po të njejtës periudhë janë 7 raste të vdekjeve si pasojë e dhunës në familje, shkruan Periskopi.

Në Kosovë janë gjithsej tetë strehimore, shtatë  prej të cilave janë funksionale. Që nga janari deri në nëntor të vitit 2018, më shumë se 400 gra me fëmijë kanë gjetur strehim në një nga strehimoret e Kosovës.

Ani pse Kosova ka një numër të vogël të strehimoreve, edhe këto që janë funksionale përballen me një mori sfidash dhe problemesh. Problemet e strehimoreve variojnë që nga mos-pasja e një legjislacioni të veçantë i cili do të kishte rregulluar funksionimin e tyre e deri tek probleme me mungesë të energjisë. Problemi kyç i strehimoreve është sigurimi i fondeve/donacioneve që do të siguronin mbarëvajtjen e strehimoreve. Sipas raportit të publikuar nga OSBE, përgjegjësia më e madhe për financimin e strehimoreve bie mbi Ministrinë e Punës dhe Mirëqenjës Sociale, e cila deri tash ka siguruar rreth 50% të fondeve, ndërkaq pjesa tjetër e burimit të parave do të duhej të vinte nga niveli lokal, gjë që shumë shpesh edhe nuk ndodh.

Raporti konstaton se strehimorja që më së paku ka financa është ajo e Prishtinës, edhe pse kjo strehimore pranon të mbijetuara të dhunës në familje nga më shumë se gjashtë komuna përreth, asnjëra nga këto komuna nuk kontribuojnë financiarisht për strehimorën. Kjo strehimore, sërish është në prag të mbylljes pikërisht për shkak të buxhetit shumë të vogël si pasojë e së cilit nuk ka arritur ta paguajë borxhin prej 7,000 eurove në KEDS.

Problem tjetër shumë i rëndësishëm, siç raporton Periskopi, me të cilin përballen të mbijetuarat e dhunës në familje është edhe fakti që fëmijëve djem mbi 12 vjet nuk iu lejohet çasja në strehimore.

Në Kosovë po ashtu nuk ka strehimore për viktima të dhunës në familje burra, ani pse ka raste të burrave të moshuar që përballen me dhunë në familje të ushtruar nga fëmijët apo anëtarët e tjerë të familjes./Periskopi

Rrëfimet e të dhunuarve gjatë luftës, vendosen në sallën e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Në ditë ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikt, në Kosovë është shënuar me aktivitete të shumta.

Ndër to edhe lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im” përmes së cilës synohet përkrahja për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë.

Pjesë e shënimit të kësaj dite është bërë edhe Kuvendi i Kosovës.

Deputetja e VV-së Saranda Bogujeci ua ka shpërndarë të gjithë deputetëve nga një zarf me rrëfimet e grave të dhunuara gjatë luftës.

Derisa, me propozimin e koleges së saj nga PDK-ja, Ganimete Musliu, rrëfimet e grave të dhunuara i kanë vendosur në murin e sallës plenare të Kuvendit në mënyrë që, siç tha ajo, të jenë pjesë e tyre.

 

​Marsh në mbështetje të të dhunuarave gjatë luftës

Periskopi.com Lajme

Në Ditën ndërkombëtare për eliminimin e dhunës seksuale në konflikte, nesër në Prishtinë bëhet lasnimi i kampanjës “Bëhu zëri im”.

Lansimi i kampanjës “Bëhu zëri im”, nis me marshin qytetar nga Sheshi “Skënderbeu” dhe vazhdon deri te Sheshi “Zahir Pajaziti”.

Kjo kampanjë është përkrahje për të mbijetuarat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë dhe organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës.

Lansimi kampanjës organizohet nga Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) në bashkëpunim me Medica Gjakova (MGJ), ku merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës.

Jahjaga kërkon drejtësi për viktimat e dhunës seksuale

Atifete Jahjaga, ish-presidentja e Kosovës edhe një herë ka kërkuar drejtësi për viktimat e dhunës seksuale.

Periskopi.com Lajme

Jahjaga këto komente i ka bërë në kuadër të Forumit Global për Paqe, Rising 2016.

“Pa e vënë drejtësinë dhe pa u siguruar paqe viktimave të dhunës seksuale gjatë luftës në vendin tonë dhe në mbarë botën, shoqëritë tona nuk do të jenë në gjendje ta gëzojnë në tërësi lirinë e tyre”.

Madje Jahjaga ka treguar se e ka pas për nderë të rri ulur karshi ish-ministres dhe ish-zonjës së parë të Somaliland-it, Dr. Edna Adan Ismail me të cilën kanë diskutuar mbi sfidat në ndalimin e dhunës seksuale gjatë konflikteve.

Jahjaga: Mentaliteti patriarkal në Kosovë vonoi çështjen e grave të dhunuara

Sot në Qendrën Informative dhe Kulturore e BE-së në Prishtinë, ish Presidentja Atifete Jahjaga foli mbi rëndësinë e ngritjes së zërit të të mbijetuarave të dhunës në Kosovë, përmes mekanizmave ligjor dhe vetëdijesimit.

Periskopi.com Lajme

“Më 12 qershor 2015, ne Ditën e Çlirimit, fusha e gjelbër në stadiumin e Prishtinës ishte e mbuluar me 5000 fustane, diçka që gjithmonë do të mbetet në kujtesën time”, tha ish- presidentja Jahjaga, duke e kujtuar ditën e njohjes së viktimave të dhunës seksuale të luftës përmes një instalacioni artistik nga artistja Alketa Xhafa-Mripa.

Në këtë ngjarje, ish- presidentja Jahjaga kujtoi punën e Këshillit Kombëtar për të mbijetuarat e dhunës seksuale, i themeluar gjatë presidencës së saj, në vitin 2014.

“Përveç dhimbjes që ndjeva, e tërë ngjarja, më dha shpresë, sepse isha dëshmitare e një akti të madh të solidaritetit, i cili nuk erdhi vetëm nga Kosova, por po ashtu nga jashtë, si përgjigje e thirrjes së artistes Alketa Xhafa Mripa për të dhuruar një fustan, në përkrahje të viktimave të dhunës seksuale të luftës.” vazhdoi ajo.

Ish- presidentja Jahjaga shpjegoi në detaje, pse ajo ndjeu nevojën që të punoi në përkrahje të grupeve të margjinalizuara, përgjatë karrierës së saj. “Unë i përkas një gjenerate, kur të gjithë përjetuam se si bota e ndërtuar nga prindërit tanë, u shkatërrua brenda natës dhe ne jetuam pjesën më të madhe të rinisë sonë në frikë. Kjo është arsyeja pse unë vendosa t’i bashkëngjitëm Policisë së Kosovës, pas përfundimit të studimeve të mia në drejtësi. Gjatë kohës sime në Policinë e Kosovës, për herë të parë dëgjova, se çfarë me të vërtetë u ndodhi grave në Kosovë, gjatë luftës”, tha Jahjaga.

E pyetur nga moderatori Dardan Velija, udhëheqës i EUICC-së, pse mori aq shumë kohë për njerëzit, të fillojnë të flasin për këtë temë, presidentja u thirr në mentalitetin e shoqërisë kosovare.

“Mentaliteti patriarkal pati një ndikim të madh, se pse ato gra u fshehën dhe u ndjenë të turpëruara të flasin rreth asaj çfarë përjetuan”, tha ajo.

Përfaqësuese të organizatave të grave në Kosovë dhe të komunitetit të biznesit, u bënë pjesë e diskutimeve, duke ndarë ide të reja se si të gjithë ne mund të kontribuojmë dhe mbështesim rehabilitimin e viktimave. “Fuqizimi ekonomik i viktimave është çelësi i rehabilitimit të tyre dhe të gjithë duhet të jemi të përkushtuar në këtë aspekt”, u përgjigj Jahjaga.

Pas ndarjes së disa historive prekëse që ajo dëgjoi nga viktimat e dhunës, ish presidentja i siguroi të pranishmit, që ajo kurrë nuk do të harrojë premtimin e saj që të jetë zëri i atyre grave dhe se ajo do të vazhdojë dedikimin ndaj kësaj çështjeje prekëse.

Dokumentari “Mendoj për ty”, i cili përshkruan instalacionin artistik të artistes Alketa Xhafa-Mripa dhe producentes Anna Di Lellio, nxori në pah solidaritetin e njerëzve në Kosovë dhe botë. Siç e theksoi producentja Di Lellio në dokumentar, “gjersa është akt i mirë që të famshmit dhuruan fustanet tek instalacioni, është edhe me inspiruese që njerëzit e zakonshëm anë e mbanë Kosovës kontribuan në këtë kauzë”.

Kjo ligjëratë ishte pjesë e fushatës dy-mujore të EUICC-së për lirinë e shprehjes./ Zëri