Këto janë disa nga gratë më të fuqishme të futbollit elitar, trashëguese të klubeve të ndryshme angleze

Periskopi.com Sporti

Mbase për shumë kë futbolli është vetëm për meshkuj dhe se femrat nuk kanë interesim për sportin më të populluar në botë, por ky supozim bie – pasi ka gra e femra të cilat janë fubolldashëse.  Ka shumë femra që janë futbolliste, gazetare sporti e disa të tjera si tregtare.

Kështu Periskopi sjell disa nga gratë më të fuqishme në futbollin global ku disa prej tyre kanë në menaxhim klube të mëdha.

Amanda Stavely është një tregtare e shkëlqyer dhe është bashkëpunëtore e Sheikh Mansour, që e ndihmoi atë ta merrte Manchester Cityn në vitin 2008.

Por Stavely nuk është gruaja e vetme në futbollin elitar – Karren Brady është një tjetër grua, e cila ka qenë në qendër të vëmendjes për gati tri dekada – falë kolonave të saj në gazeta dhe shërbimin e saj në bordet e Birmingham City dhe më pas West Ham United.

Ajo u emërua nga David Sullivan si drejtoreshë Birmingham në moshën 23 vjeç, në vitin 1993.

Marina Granovskaia, ruso – kanadezja është togere e besuar e pronarit të Chelseat, Roman Abramovich – dhe ka fjalën e fundit sa I përket transferimeve në Stamford Bridge.

Chelsea director Marina Granovskaia has a big influence at the club

Ajo u emërua zyrtarisht përfaqësuesja e Abramovich në 2010, më vonë u bashkua në bordin e klubit, dhe negocioi një marrëveshje masivisht fitimprurëse të sponsorizimit të bluzave të reja 15-vjeçare me kompaninë  NIKE.

Katharina Liebherr, trashëgoi klubin Southampton në vitin 2009 pasi i vdiç babai dhe ka akoma një pjesë prej 20 përqind në klub pasi ia shiti atë Gao Jisheng.

Rebecca Capelhorn, është drejtoresha e operacioneve të futbollit në klubin e Tottenhamit, e cila u bashkua me klubin në vitin 2015. /Periskopi.com/