Tag: Greneell

Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja e linjës hekurudhore mes Kosovës e Serbisë
14 February 2020, 7:44
Lajme
Sot pritet të nënshkruhet marrëveshja për rihapjen e linjës hekurudhore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
Kështu kanë konfirmuar zyrtarë nga Munihu.
”Sot në orën 09:30 bëhet nënshkrimi i marrëveshjes për Transportin Hekurudhor”, ka thënë ky burim i lartë për Klan Kosovën.
Ky zhvillim vie pas negociatave të mëparshme të autoriteteve kosovare e serbe për infrastrukturë, si dhe pas takimit me Presidentit Thaçi me të dërguarin special të presidentit Donald Trump për dialogun Kosovë-Serbi Richard Grenell, që pati sonte në Munih, një ditë para Konferencës për Siguri.