Shtëpia e Bardhë konfirmon: Trump shqyrton blerjen e Grenlandës

Periskopi.com Lajme

Këshilltari ekonomik i Shtëpisë së Bardhë Larry Kadlow konfirmoi sot se presidenti Donald Trump “dëshiron të marrë në konsideratë” blerjen e Grenlandës, megjithëse ishulli, i cili është pjesë e Mbretërisë së Danimarkës, është raportuar se nuk është në shitje.

Kudlow tha për Fox News Sunday se ai nuk dëshiron të parashikojë se çfarë mund të ndodhë, por tha se Grenlanda, e vendosur midis Atlantikut dhe Oqeanit Arktik, është një vend strategjik me “shumë minerale të vlefshme”.

Pasi gazeta ‘Wall Street Journal’ kohët e fundit njoftoi se Trump ishte i interesuar të blinte Grenlandën nga Mbretëria e Danimarkës, shefja e diplomacisë së Grenlandës tha se ky ishull nuk është në shitje.

Ndryshe, Grenlanda mbulon një sipërfaqe prej 2 milionë e 166 mijë e 86 kilometra katrorë, pjesa më e madhe e së cilës është e mbuluar nga akulli i përhershëm, transmeton KosovaPress.

Me një popullsi prej 56,480 banorësh në vitin 2013, është territori më pak i dendur për nga popullsia në botë. Një e treta e popullsisë jeton në kryeqytetin Nuuk. Shumica e popullsisë përbëhet nga Inuit, paraardhësit e të cilëve u zhvendosën në shekullin 13 nga tokat e brendshme të Kanadasë.

Temperaturat ekstreme, rrezikohet edhe shkrirja e akullit në Grenlandë

Periskopi.com Lajme

Vala e të nxehtit që ka përfshirë disa pjesë të Evropës, duket se do të bartet në Grenlandë, duke rrezikuar shkrirjen e shtresës së dytë më të madhe të akullit në botë, kanë thënë Kombet e Bashkuara të premten.

Ajri i nxehtë që është bartur nga Afrika Veriore ka rritur temperaturat evropiane më 25 korrik për 2, 3 apo 4 gradë Celsius, ka thënë zëdhënësja e Organizatës Botërore për Meteorologji, duke e përshkruar këtë fenomen si “absolutisht të pabesueshëm”.

Nullis ka thënë në një takim të OKB-së në Gjenevë se “sipas parashikuesve, lëvizjet atmosferike tani do ta bartin nxehtësinë drejt Grenlandës” çka mund të rezultojë me shkrirje të shtresës së akullit nën rekordin fillestar më 2012.

“Ende nuk e dimë sigurt nëse do të tejkalohet rekordi i vitit 2012, mirëpo është afër”, ka thënë ajo.

Shtresa e akullit në Grenlandë është pjesë kyçe e sistemit global klimatik andaj shkrirja e saj do të rezultonte me rritje të nivelit të detit dhe ndryshime tjera klimatike.

Akulli në Grenlandë është shkrirë me shpejtësi të madhe në javët e fundit, ka thënë Nullis, duke përmendur të dhënat nga një shkencëtar për klimën.

“Vetëm në muajin korrik, janë humbur 160 miliardë tonë të akullit për shkak të shkrirjes. Kjo është e barabarë më 64 milionë pishina olimpike”, ka shtuar ajo.

Parisi ka regjistruar temperaturën më të lartë ndonjëherë më 25 korrik, 42.6 gradë Celsius, derisa alarmi i kuq i nivelit më të lartë është lëshuar në veri të Francës.

Belgjika, Gjermania, Luksemburgu dhe Holanda po ashtu kanë regjistruar rekord të temperaturave, 41.8 gradë Celsius, 41.5 respektivisht 40.7 gradë Celsius.

Ndërkohë Britania ka shënuar temperaturën më të lartë për muajin korrik, 38.1 gradë Celsius.