Formacionet zyrtare: Greqi – Kosovë, shumë ndryshime në formacion

Periskopi.com Sporti

Përfaqësuesja e Kosovës dhe ajo e Greqisë kanë publikuar tashmë formacionet zyrtare për ndeshjen e radhës në Ligën e Kombeve.

Dardanët janë mysafir të helenëve në ndeshjen e katërt të vlefshme për Grupin 3 në Ligën C të Ligës së Kombeve, takim që zhvillohet nga ora 20:45 në stadiumin “Spyros Louis” të Athinës.

Djelmoshat e përzgjedhësit Bernard Challandes vijnë në këtë udhëtim nga një barazim dhe dy humbje, ndërsa synojnë të dalin me rezultat pozitiv nga ky udhëtim.

Në anën tjetër, vendasit kanë një barazim dhe dy fitore, ndërsa duan fitoren e tretë me radhë për të mbajtur pozitën e parë në grup.

Challandes ka vendosur të bëjë disa ndryshime nga formacioni i fundit ndaj Sllovenisë, shkaku edhe i mungesave të shumta, ndërsa ka ndryshuar edhe modulin në 3-5-2.

Mërgim Vojvoda kthehet nga minuta e parë, ndërsa titullarë është edhe Florian Loshaj dhe Lirim Kastrati.

Kapiten i ekipit në këtë ndeshje kapiten do të jetë Herolind Shala.

Kosova: Muric; Vojvoda, Dresevic, Aliti; Hadergjonaj, Shala, Loshaj, Celina, Paqarada; Kololli, Kastrati;

Greqia: Pas pak..

A janë në rrezik Dardanët: Kjo ishte fitorja e Shqipërisë ndaj Greqisë, që nxiti dhunë të grekëve ndaj qytetarëve shqiptarë

Periskopi.com Sporti

Sonte Përfaqësuesja e Kosovës do të jetë mysafire në Greqi, kundër së cilës do të luaj ndeshjen e vlefshme për garën e Ligës së Kombeve.

Përballjet sportive dhe jo vetëm, pothuajse gjithmonë kanë ditur të marrin ngjyrime përtej sportive, duke prodhuar edhe tensione me përmasa fatale, shkruan Periskopi.

Periskopi jua sjell në kujtesë një nga takimet më të tensionuara por edhe më të lavdishme për shqiptarët në kuadër të ballafaqimeve shqiptaro – greke.

Në shtator të vitit 2004, në stadiumin ‘Qemal Stafa’, Shqipëria kishte hapur kampanjën e saj kualifikuese për Kupën Botërore 2006, ku për mysafir kishte pasur kampionin evropian të vitit 2004, përfaqësuesen e Greqisë.
Në këtë takim skuadra kuqezi realizoi fitore me rezultat 2:1 ndaj Greqisë dhe, që nga ajo kohë data 4.9.2004 kujtohet nga shqiptarët si një datë historike.

Golat për kuqezinjtë në këtë sfidë u shënuan nga Edvin Murati dhe Adrian Alija, të cilat mund t’i shihni më poshtë.
Duke pasur parasyshë se kjo fitore e Shqipërisë tejkalonte nivelet sportive, atëherë pothuajse i gjithë kombi shqiptarë u përfshi në festë. Në çdo qytet jehonin këngët me motive patriotike; vetura të mbuluara me simbole kombëtare shiheshin kudo.

Fitorja e shqiptarëve me gjasë i trondti grekët, të cilët mllefin e humbjes në sport e shfryen duke i dhunuar qytetarët shqiptar që jetonin në Greqi.

 

Trajneri i Greqisë para ndeshjes me Kosovën: Me Moldavinë e kishim më vështirë, ndeshja e nesërme do të jetë më e lehtë

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Greqisë, John van ‘t Schip ka folur për media para takimit kundër Kosovës.

Tekniku holandez fillimisht tregoi se si qëndron gjendja e lojtarëve të skuadrës së tij.

“Të gjithë lojtarët janë në rregull dhe të gatshëm, ndoshta ka pak lodhje por kjo është normale. Kemi fituar ndeshjet pa u lodhur shumë dhe lojtarët janë të mësuar të luajnë dy ndeshje në javë, prandaj nuk do ketë probleme”, – u shpreh Schip, raporton Gazeta Olle.

Në vazhdim ai u pyet nga gazetarët edhe për mënyrën si do të luajnë kundër Kosovës, dhe a do jetë më e vështirë se ndeshja e kaluar kundër Moldavisë.

“Kosova janë një skuadër që luan futboll me topin ndërsa Moldavia vetëm mbroheshin. Kosova mbajnë mirë topin dhe ne duhet të përgatitemi për këtë gjë, duhet të mbrohemi mirë kundër tyre. Në anën ofanzive do jetë shumë më lehtë pasi kundër Moldavëve nuk kishim hapësira të mëdha shënimi sepse të gjithë luanin në mbrojtje, Kosova luan futboll të hapur dhe është më e lehtë të depërtosh në mbrojtjen e tyre”-ishin fjalët e trajnerit.

Në fund, ai u përkujdes që të jepte edhe një mesazh për tifozët.

“Duam që të fitojmë ndeshjen duke luajtur futboll të bukur”- përfundoi Schip.

Ndeshja, Greqi – Kosovë luhet nesër me fillim nga ora 20:45.