U vjen radha edhe mbrojtësve të Chelseat të shënojnë kundër skuadrës së panjohur

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka shënuar edhe golin e katërt në ndeshjen e EFL Cup që është duke e zhvilluar në “Stamford Bridge” kundër skuadrës nga Liga e Katërt angleze, Grimsby.

Pas një krosimi në zonë nga krahu i majtë, mbrojtësi Kurt Zouma u gjend më së miri duke zgjatur këmbën për të shënuar për 4-1 në minutën e 56-të.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Pedro shënon golin e tretë për Chelsean kundër Grimsbyt

Periskopi.com Sporti

Pedro ka shënuar edhe golin e tretë për Chelsean kundër Grimsbyt, në ndeshjen që po zhvillohet në kuadër të rundit të tretë në EFL Cup.

Spanjolli shënoi në minutën e 43-të për t’i dhënë epërsinë prej 3-1 skuadrës së tij.

Shikoni golin në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Chelsea sapo ka pësuar një gol qesharak nga skuadra amatore angleze

Periskopi.com Sporti

Grimsby ka ngushtuar epërsinë e Chelseat në 2-1 me një gol tejet interesant dhe qesharak për “Të Kaltërit”.

Me portierin që degazhoi në zonën e londinezëve, mbrojtja vendëse mbeti e hutuar totalisht derisa topi përfundoi në këmbët e Green, i cili shënoi nga afërsia me lehtësi.

Shikoni golin më poshtë. /Periskopi.com/

Për shtatë minuta Chelsea shënon dy herë kundër amatorëve nga Liga e Katërt angleze

Periskopi.com Sporti

Chelsea ka kaluar në epërsi si nikoqir i Grimsbyt, në ndeshjen e vlefshme për rundin e tretë të EFL Cup.

Fillimisht, Ross Barkley shënoi një gol të bukur pas një depërtimi të lehtë në zonë, me Pedron që asistoi – minuta e pestë.

Shikoni golin në videon e mëposhtme.

Vetë dy minuta më vonë, “Të Kaltërit” realizuan edhe goli e dytë përmes Michy Batshuayit. /Periskopi.com/