Grupi i Limës mblidhet urgjentisht për Venezuelën

Periskopi.com Lajme

Kanadaja do të presë më 4 shkurt në Otava një takim urgjent i Grupit të Limës për krizën në Venezuelë, njoftoi sot për median ministrja e Punëve të Jashtme, Chrystia Freeland.

”Shumica e anëtarëve të Grupit të Limës i përbërë nga Kanadaja dhe dhjetëra shtete të Amerikës Latine i kërkuan presidentit venezuelian, Nicolas Maduro të heqë dorë nga pushteti dhe takimi i së hënës së ardhshme synon të diskutojë masat që ne duhet të marrim për të mbështetur popullin venezuelian”, njoftoi shefja e diplomacisë kanadeze./Periskopi