Nicolas Pepe zgjohet nga ‘vdekja’ dhe ia siguron një fitore sensacionale Arsenalit në Evropë

Periskopi.com Sporti

I shumë kritikuari dhe i urryeri në Premier League, Nicolas Pepe me dy gola spektakolarë ia ka siguruar një fitore 3-2 Arsenalit kundër skuadrës portugeze, Guimaraes, në kuadër të Europa Leagues.

Fillimisht mysafirët në “Emirates” siguruan një epërsi befasuese në minutën e nëntë me anë të Edëards, para se Martinelli të barazonte në minutën e 32-të, raporton Periskopi.

Mirëpo, mysafirët përsëri kaluan në epërsi vetëm pesë minuta më vonë, kësaj radhe me anë të Duartes.

E nga ai moment spektakli ishte i garantuar për Pepen.

Ai barazoi shifrat në minutën e 80-të në 2-2 me një gol brilant nga gjuajtja e lirë, derisa në kohën shtesë u shpall heroi i natës për Arsenalin duke realizuar për 3-2, kësaj radhe me një gol edhe më të bukur nga gjuajtja e lirë.

Pas kësaj fitoreje, “Topçinjtë” janë liderë të padiskutueshëm në Grupin F me nëntë pikë. /Periskopi.com/

Nicolas Pepe ‘ringjallet’ në Europa League, shënon një supergol nga gjuajtja e lirë

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i shumë kritikuar i Arsenalit, Nicolas Pepe ka shënuar golin e barazimit në 2-2 kundër Guimaraes në “Emirates”.

Ai realizoi gol brilant nga gjuajtja e lirë duke qëlluar qoshen e djathtë të portierit kundërshtar.

Shikoni golin e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/

Çfarë po ndodh me Arsenalin? Skuadra e panjohur po e sakaton

Periskopi.com Sporti

Arsenali barazoi rezultatin por Guimaraes ka shënuar përsëri për 2-1 në minutën e 37-të.

Pas një topi të kthyer nga shtylla Duarte ka ngulitur topin në rrjetën e “Topçinjëve”.

Vërtet një paraqitje e dobët nga londinezët, të cilët nuk po kanë përgjigje për portugezët shumë të motivuar për lojë. /Periskopi.com/

Arsenali barazon kundër të panjohurve nga Portugalia, Martinelli shënon

Periskopi.com Sporti

Arsenali ka barazuar rezultatin si nikoqir i skuadrës portugeze, Guimaraes.

Martinelli ka barazuar duke shënuar me kokë në minutën e 32-të, pas asistimit nga Kieran Tierney.

Shikoni golin e tij në videon e mëposhtme. /Periskopi.com/