Wenger kujton momentet e tij më të mira në Arsenal

Periskopi.com Sporti

Arsene Wenger ka rikthyer momentet e tij 22 vjeçare të kaluara në krye të Arsenalit.

68-vjeçari i cili është një prej menaxherëve më të dekoruar tek Gunners, ditëve të fundit ka dhënë dorëheqje nga ekipi i Emirates Stadium, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Që prej menaxhimit të skuadrave si PSG dhe Sevilla, bosi i ri i Arsenalit Unai Emery zyrtarisht do të debutojë kundër kampionëve të Premier Ligës së Anglisë, Manchester City më 12 gusht.

Wenger është kthyer në kohën kur drejtonte ekipin londinez duke përmendur nënshkrimet e Kolo Toure, Thierry Henry dhe Sol Campbell.

“Ata ishin në kulmin e tyre më të lartë. Ata ishin të pamposhtur. Futbollit i luajtur nga ata ishte i pabesueshëm”, u shpreh Wenger./Periskopi/

Ish mesfushori i Manchester Utd thumbon Xhakën: Ai është një lojtar i rremë

Periskopi.com Sporti

Ish mbrojtësi i Manchester United Phil Neville ka dhënë një deklaratë të ashpër në drejtim të mesfushorit të Arsenalit, Granit Xhaka, duke e quajtur atë si lojtar “falsifikator”.

25-vjeçari Xhaka ka pasur dy sezone frustruese për Arsenalin pas transferimit nga Borussia Monchengladbach në vitin 2016.

Mesfushori i lindur në Basel ka qenë çelësi kyç në progresin e Zvicrës në 1/8 final, pas fitores 2-1 ndaj Serbisë, e cila ishte vendimtare në kualifikimin e fazës eliminatore, raportoi “Squawka”, transmeton Periskopi.

Megjithatë, Xhaka me shokët e tij kanë humbur 1-0 nga Suedia – e vlefshme e fazës së çerekfinaleve.

“Ai i lejon lojtarët që të kalojnë lehtësisht kur ai është një mesfushor qendror. Ai është i rremë”, tha Neville.

Mesfushori zviceran nuk ka pasur një ndikim të rëndësishëm në mesfushën e Gunners.

25-vjeçari do të shpresojë që emërimi i Unai Emery në krye të Arsenalit do të nxisë një shtysë të re për të shkëlqyer në sezonin e ardhshëm./Periskopi/