Kuçi: Jahja Koka e zhvati mirë AKR’në dhe Behgjet Pacollin, tash shkoi te Albini

Periskopi.com Lajme

Lëvizja Vetëvendosje ka bërë të ditur se sot në subkejtin e tyre është antarësaur Jahja Koka nga Gjakova. Ndërsa lidhur me kalimin e tij në VV ka reaguar analisti dhe politologu, Gurakuç Kuçi, i cili ka akuzuar Jahja Kokën për zhvatje në kohën sa ishte në partinë e Behgjet Pacollit, shkruan Periskopi.

Gurakuçi ka thënë se Koka ka zhvatur AKR’në duke e hapur një institut në kuadër të kësaj partie.

“Instituti Zhvillimor i Kosovës (IZHK) e ka pas emrin, instituti i cili ke hapë në kuadër të Aleancës Kosova e Re (AKR) ku Behgjet Pacolli i patë dhënë para të majme Jahja Kokës për këtë projekt”, ka shkruar ai në profilin e tij në FB.

Tutje, Kuçi ka shkruar edhe për Albin Kurtin duke i thënë se është duke bërë numra e lloma.

“Albini tu bo veç numra e lloma, dikur të njëjtit po i kthehen llom po e bëjnë”, ka shkruar Kuçi.

Shkrimi i plot i tij:

Instituti Zhvillimor i Kosovës (IZHK) e ka pas emrin, instituti i cili ke hapë në kuadër të Aleancës Kosova e Re (AKR) ku Behgjet Pacolli i patë dhënë para të majme Jahja Kokës për këtë projekt. Në atë kohë unë isha zyrtar për media në këtë subjekt dhe kisha veç 350 euro pagë bruto e ofronim projekte 100 herë më të mira se ky Kokaj i cili përveç që e zhvati mirë AKR-në me institut, e shtyri Behgjetin me ia financu edhe një qendër për astronomi. Mirëpo, ky njeri veç partisë e Behgjetit nuk i patë shërbye. Por, Behgjetit si krejt politikanët në Kosovë, afër vetës e duanë vetëm sojin e vet, pra i duanë zhvatësit, hajnat e monstrumët të cilët për para e pushtet janë të gatshëm të bëjnë çdo gjë pa fije turpi. Në këtë rregull tashmë nuk po bënë përjashtim as Albin Kurti, i cili krejt llomin po e mbledh si edhe shumë të tjerë para këtij. Kokaj mund të jetë shumë i mirë në profesionin e tij për çka nuk e gjykoj, mirëpo për atë pjesë që e njoh nga AKR-ja, veç gërditë mi qon si një mendjemadh dhe mospërfillës i madh.
Albini tu bo veç numra e lloma, dikur të njëjtit po i kthehen llom po e bëjnë. PDK-në e gjitha partitë e forta e do që mund ta humbin edhe pragun, nuk i bënë me dështu se ka ndonjë vetëdije qytetare në Kosovë, por veç humbja e votave me lloma, dallaveraxhi, monstruma e kurva.