Nesër vihet gurthemeli për ndërtimin e shtatores së Adem Demaçit

Periskopi.com Lajme

Nesër bëhen një vit nga vdekja e veprimtarit, shkrimtarit dhe politikanit të shquar, Adem Demaçi.

Për nder të tij nesër do të vihet gurthemeli për ndërtimin e shtatorës së veprimtarit të shquar, shkruan Indeksonline.

Shtatorja e Demaçit do të vendoset në parkun që mban emrin e tij tek “Rrethi i Flamurit”.

Pjesë e kësaj ceremonie do të jetë edhe kryeministri në dorëheqje, Ramush Haradinaj.

Po ashtu ai do të bëjë homazhe tek varri i tij në Velani.

Gjatë ditës së sotme, presidenti Thaçi bëri homazhe tek varri i Demaçit.