Flasin familjarët e 57-vjeçarit nga Istogu, tregojnë se kush e kishte hapur gropën ku ra viktima

Periskopi.com Lajme

Familjarët e 57-vjecarit, që u mbyt në pus në Istog, thonë që gropa ku ra viktima ishte hapur nga një gurëthyes.

Gjatë ditës u raportuar se mbrëmë në fshatin Vrellë të Istogut, një personi me emrin, Rrustem Maraj ka rënë në një pus të thellë rreth 6 metra.

Familjarët e vikimës kanë treguar se pusi ku ka rënë 57 vjecari ishte hapur nga një gurëthyes.

Pavarësisht përpjekjeve nga Policia dhe zjarrëfikësit për ta shpëtuar atë, personi është nxjerrë nga pusi pa shenja jete.

Mjekësia ligjore pritet se shpejti të hetojë rastin ndërsa prokuroria po vazhdon me procedura të mëtutjeshme./express/