E vështirë të harrojmë momentin kur trajneri e mëson se është shkarkuar nga Brightoni në transmetim direkt

Periskopi.com Sporti

Nuk është asnjëherë mirë kur një trajner humb punën.

Futbolli është një industri si asnjë tjetër ku, pas disa rezultateve jo të kënaqshme, mijëra persona kërkojnë shkarkimin, transmeton Periskopi.

Fatkeqësisht, kështu funksionon futbolli.

Shkarkimet, megjithatë, duket të jenë private dhe të brendshme.

p1e8nat1dc7fv1v6t7jnpeggujh.jpg

Mirëpo, kjo nuk ndodhi në vitin 2013 kur Gus Poyet zbuloi se është shkarkuar nga Brightoni, derisa ishte në një transmetim direkt si analist për “BBC”.

Jo, vërtetë, kjo ndodhi.

Pasi Poyet udhëhoqi skuadrën drejt vendit të katërt në Championship – para se të humbte në gjysmëfinale nga Crystal Palace – ai u pezullua nga klubi. Qartazi kjo nuk ishte mënyra e duhur për ta trajtuar një trajner që e kishte promovuar skuadrën nga Liga e Tretë vetëm dy vite më parë.

Dhe derisa Poyet po analizonte gjatë një ndeshje të Kupës së Konfederatave mes Spanjës dhe Nigerisë, Poyet e zbuloi fatin e tij gjatë pjesës së parë.

Ai pastaj kaloi 15 minutat e pushimit duke diskutuar atë që kishte mësuar. /Periskopi.com/