Zvicra ka nevojë për mijëra mësues shtesë

Periskopi.com Lajme

Kur të fillojë viti i ri shkollor, nga mesi i gushtit, në shumë shkolla në Zvicër do të ketë një numër të madh vendesh pune të paplotësuara.

Para së gjithash në nivelin parashkollor gjegjësisht në kopshtet e fëmijëve si dhe në shkollimin fillor po bëhet gjithnjë më e vështirë të gjendet numër i mjaftueshëm i personelit mësimor, shkruan srf.ch.

Kështu, në Kantonin e Bernës janë aktualisht më shumë se 50 vende të lira pune në arsim ndërsa në atë të Cyrihut bëhet fjalë për 350 vende, transmeton albinfo.ch

Për të plotësuar këtë mungesë, në vitin e ri shkollor do të duhet të punësohen jo vetëm studentët e shkollave të larta pedagogjike por madje edhe mësuesit tashmë të pensionuar.

Trendi, sipas Beat Zemp, kryetar i Federatës Zvicerane të Mësuesve, është i qartë, transmeton albinfo.ch.

“Unë druaj se gjendja në këtë drejtim në pesë vitet e ardhshme do të bëhet vërtet shumë dramatike”. Sipas tij, në vitin 2027 në gjithë Zvicrën do të ketë 14 për qind më tepër nxënës se që ka sot.

Për faktin se numri i nxënësve po rritet në vazhdimësi, Zvicra për vitet në vijim do të ketë nevojë edhe për mijëra mësimdhënës të tjerë.

10 aplikacionet Android më të shkarkuara në muajin gusht

Periskopi.com Tech & Auto

10 aplikacionet Android më të shkarkuar apër muajin Gusht kishin një statistikë të kombinuar prej 360 milion shkarkimesh.

Sipas Priori Data në krye të listës ishte WhatsApp me 72 milion.

Në të vërtetë aplikacionet e zhvilluara nga Facebook zënë gjashtë prej 10 aplikacioneve më popullore si: WhatsApp, Messenger, Instagram, Facebook, Facebook Lite dhe Messenger Lite.

Së bashku aplikacionet e Facebook kishin 239 milion shkarkime.

Vlen të përmendet vendi i tretë me 37.08 milion shkarkime Helix Jump dhe Tik Tok aplikacioni i ri që u ngrit nga rrënojat e musical.ly me 33.44 milion shkarkime.

 

Gushti shënon frekuentim rekord në vendkalimin kufitar maqedono-shqiptar

Periskopi.com Lajme

Në kufirin maqedono-shqiptar në Dibër, është shënuar rekord i numrit të kalimeve të njerëzve dhe të automjeteve.

Sipas policisë kufitare në ditët e zakonshme kalojnë dymijë e pesëqind udhëtarë, ndërsa gjatë vikendit kalojnë afërsisht katërmijë, gjë rezulton në shifra rekorde, përcjell Klan Kosova.

Kjo si shkak i infrastrukturës së përmirësuar, dhe përveç banorëve lokalë këtë pikëkalim e përdorin edhe mërgimtarët që vijnë me makinat e tyre të bartura me traget, deri në portin e Durrësit.

Frekuentimi i shtruar është shtuar edhe në pikëkalimin kufitar lokal në Xhepishtë-Trebishtë, ku mesatarisht në ditë kalojnë nga pesëdhjetë njerëz.

Sipas Zhurnal. mk, me ndërtimin e autostradës së “Arbërit”, pikëkalimi në Bllatë do të rritet edhe për disa here, pasi që shkurtohet edhe distanca e udhëtimit mes Dibrës dhe Tiranës, përcjell Klan Kosova.

Nga 180 km sa është distanca, do të bëhet në 72km.

Liberalizimi i vizave për Kosovën në agjendën e Komitetit LIBE më 29 gusht

Periskopi.com Lajme

Komiteti parlamentar për të drejtat civile, drejtësi dhe punë të brendshme të Parlamentit Evropian më 29 gusht e ka në agjendë liberalizimin e vizave për Kosovën, ka bërë të ditur raportuesi i Parlamentit Evropian për Kosovën, Igor Sholtes, në një bisedë telefonike me ministren e Integrimeve, Dhurata Hoxha.

Sipas një njoftimi të lëshuar nga Ministria e Integrimeve Evropiane, në bisedë Sholtes e ka shprehur optimizmin e vet që Kosova do të marrë dritën e gjelbër për të ecur tutje, duke ofruar mbështetjen e plotë për të përshpejtuar vendimmarrjen për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës.

Në anën tjetër, ministrja Hoxha e ka informuar deputetin Sholtes se Kosova është duke vazhduar reformat dhe zbatimin e MSA-së dhe kërkoi që procesi i vendimmarrjes sa i përket liberalizimit të vizave të përshpejtohet. Sipas kumtesës së Ministrisë që ajo drejton, Hoxha ka theksuar se qytetarët e Kosovës e kanë të qartë se janë në prag të liberalizimit të vizave dhe po presin me padurim lëvizjen e lirë.

Ajo e ka njoftuar raportuesin për Kosovën për fushatën e vetëdijesimit për liberalizimin e vizave, të cilën e ka filluar Ministria e Integrimit Evropian, me theks të veçantë informimin e qytetarëve sa i përket asaj se çka nënkupton liberalizimi i vizave, si dhe sanksionet që mund të pasojnë në rast të keqpërdorimit…

 

Ja çfarë do ndodhë me motin 15-ditëshin e dytë të Gushtit

Periskopi.com Lajme

Për një pjesë të pushuesve, të cilët kanë bërë plane për të bërë plazh gjatë gjysmës së dytë të gushtit, janë me fat pasi temperaturat janë në favorin e tyre.

Meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius. Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, temperaturat do të vijojnë të mbeten të larta, deri në 38 gradë celsius.

Në javët e fundit të gushtit, pritet një fuqizim i të nxehtit afrikan.

Gushti nuk i ul çmimet e perimeve – Më shtrenjtë se vitin e kaluar

Periskopi.com Lajme

Përkundër faktit se jemi në muajin gusht, gjatë të cilit ka prodhim më të madh të perimeve, konsumatorët po ankohen për çmimet.

Ata tregojnë se çmimet e perimeve janë më të larta sesa në vitin e kaluar, raporton KTV.

Për këtë arsye zgjedhin tregjet më të lira, pasi në markete po i gjejnë me një shumë edhe më të lartë.

Në Organizatën “Konsumatori” thonë se problemi kryesor qëndron tek importi.

Praktikat e deritanishme të dhënies së subvencione sipas tij, kanë qenë të përqendruara vetëm në sasi dhe jo në cilësi, mendësi e cila duhet të ndryshohet nga Ministria e Bujqësisë.

Por, askush nga Ministria e Tregtisë, nuk ka qenë i gatshëm të japë një përgjigje gjatë së shtunës.

Gjatë vitit 2017, janë importuar rreth 70 milionë kilogramë perime, ndërsa në shtatë-mujorin e parë të këtij viti, rreth 45 milionë kilogramë.

Importi më i madh nga perimet bëhet për: domate, lakër, qepë, tranguj të zakonshëm, fasule, speca e bizele.

Për sasinë e prodhimit vendor, Ministria e Bujqësisë nuk kanë publikuar të dhëna statististikore.

Parashikimi i motit për gjysmën e dytë të gushtit

Periskopi.com Lajme

Gushti nisi i nxehtë në Shqipëri, me temperatura të pazakonta deri në 38 gradë celcius, por meteorologët thonë se nga dita e enjte ka nisur një rënie e lehtë, me jo më shumë se 1 gradë celcius.

“Për sa i përket situatës termike mbetemi në vlerat e larta edhe për ditën e sotme, por edhe të shtunën. Ka patur një rënie të lehtë në verilindje dhe jugperëndim por rënia është thuajse e pandjeshme. Rënien e temperaturave do ta ndjejmë kryesisht gjatë orëve të para të mëngjesit duke filluar nga mëngjesi i së shtunës e në vijim”., u shpreh sinoptikania Tania Pore.

Pavarësisht shirave të lehtë lokalë, Meteoalb ka një lajm të mirë për ata që presin të pushojnë pas 15 gushtit. E sigurt është se: Askujt nuk do t’i prishen pushimet!

“Shirat do të jenë të përkohshëm në zonat e izoluara dhe më të mundshme janë në ekstremin verior dhe në zonat verilindore të Shqipërisë. Për sa i përket pjesës tjetër të gushtit, pritet në fakt javën tjetër një rënie e lehtë e temperaturave. Nuk presim maksimum mbi 38 gradë Celsius. Në dhjetëditëshin e fundit të gushtit presim një fuqizim të të nxehtit afrikan në të gjithë kontinentin Europian, rrjedhimisht edhe në juglindje ku bën pjesë edhe teritori shqiptar”, thotë sinoptikania./tch