Vdes nga koronavirusi futbollisti 25 vjeçar

Periskopi.com Sporti

Një lajm i hidhur vjen nga Bolivia, ku shënohet rasti i parë që një futbollist profesionist humb jetën për shkak të Koronavirus. Deibert Roman Guzman ishte 25 vjec e luante si mbrojtës në Universitario de Beni, klub i katëgorisë së dytë boliviane. Një tragjedi që ka tronditur futbollin në vend, edhe për faktin se është shuar e gjithë familja: në harkun e pak ditëve me djaloshin janë ndarë nga jeta për shkak të Covid-19 edhe i ati drejtues e xhaxhai trajner.

 The Bolivian Football Federation led the tributes to Guzman after he became the first player to die from the virus in the country

Sipas asaj që bëjnë të ditur mediat lokale, infeksioni në mushkëri në të tre rastet është përkeqësuar kaq me shpejtësi sa e bëri të kotë cdo tentativë. Deibert kërkonte të kthehej në vëmendjen e futbollit që ka rëndësi, pas përfaqësimeve të mira të bëra në moshë të re me fanellën e Kombëtares U15, U16 e U17 të Bolivisë.