A është kjo skema më gjeniale nga goditja e lirë që keni parë ndonjëherë?

Periskopi.com Sporti

Futbolli po bëhet gjithmonë e më pragmatist, por edhe inteligjent, për mënyrën se si kërkohet goli dhe fitorja. Mund të prodhosh lojë në 90 minuta, por të mos e zhbllokosh dot rezultatin, e të ankohesh për mungesë fati pastaj. Mund të ndodhë edhe e kundërta, që të të mungojnë shanset optimale për finalizim, port a gjesh rrugëdaljen përmes një episodi, që e kë praktikuar në stërvitje.

Kryesisht, kjo gjë vjen përmes goditjeve standarte, qoftë ato të lira, qoftë ato nga këndi. Është ende e freskët lëvizja mashtruese e Alexandre Arnold tek ekzekutimi i këndores, në rastin e golit të katërt e të kualifikimit të “Reds”, që i la milionerët e Barcelonës si birila, të ngrirë, në gjysmëfinalen e kthimit të Ligës së Kampionëve (4-0). Një “imitim” të tillë inteligjent, por në godtjen e dënimit, janë munduar ta bëjnë edhe në kombëtaren e Haitit, në ndeshjen kundër Bermuda.

Shikoni si koordinohen dy lojtarë, para goditjes së topit, si e trullosën mbrojtjen kundërshtare dhe si u shënua goli. Secili mund të ketë mbresat e veta nga ky ekzekutim, por diçka duket e vërtetë: është për të qeshur dhe për të qarë… Aq më tepër që vjen nga kombëtarja e Haitit në “Gold Cup” të CONCACAF , jo një kampionat e vend me futboll elitar. /Perskopi.com/

Me 500 milionë dollarë donacione, Kryqi i Kuq ka ndërtuar veç 6 shtëpi në Haiti – Kishte premtuar 130 mijë

Periskopi.com Lajme

Kryqi i Kuq kishte premtuar se pas tërmetit shkatërrues të vitit 2010, do të ndihmonte njerëzit në Haitin në ndërtimin e qindra mijëra shtëpive për ata që kishin mbetur rrugëve – raporton Periskopi.

Premtimi i tyre për ndërtimin e qindra mijëra shtëpive për të pastrehët në Haiti ka dështuar masivisht. Në fakt, me qindra miliona dollarë që ishin mbledhur, ata kishin arritur të ndërtojnë vetëm gjashtë shtëpi në Haiti, raportohet në media ndërkombëtare.

Kryqi i Kuq kishte planifikuar ndërtimin e 130 mijë shtëpive për të pastrehët që kishin shpëtuar të gjallë.

Shumë njerëz kishin mbetur pa asgjë, pas tërmetit shkatërrues që ndodhi më 2010.

Donacionet ishin dhuruar nga njerëz nga e gjithë bota, të cilët kishin ofruar ndihmë për të pastrehët atje.

Pas raportimeve për ndërtimin e vetëm gjashtë prej shtëpive, donatorë të shumtë kishin kërkuar që të ndalet ndërtimi i shtëpive nga Kryqi i Kuq, pasi dyshonin se ata do ta bënin atë.

Edhe pas tetë viteve, ende shumë rajone në Haiti kanë mbetur të shkatërruar nga tërmet.

Shumë prej banorëve atje detyroheshin të jetonin në kasollet që kishin ndërtuar nga mbetjet që kishte lënë tërmeti shkatërrues atje.

Shumë prej njerëzve atje nuk kishin as qasje në ujë të pijshëm, derisa të tjerët gëzoheshin edhe kur e siguronin atë, qoftë edhe të ndotur.

Fajin kryesor për dështimin në ndërtimin e shtëpive të premtuara nga 500 milionë eurot që ishin mbledhur, mbetet te Kryqi i Kuqi.

Pavarësisht qëndrimeve arsyetuese nga Kryqi i Kuq, besimi në ta tashmë ka humbur./PERISKOPI

 

 

 

Tërmet i fuqishëm në Haiti, së paku 11 të vdekur

Periskopi.com Lajme

Të paktën 11 persona kanë vdekur pas një tërmeti të magnitudës 5.9 që goditi Haitin, njoftojnë mediat lokale.

Duke cituar zëdhënësin e qeverisë Eddy Jackson Alexis, gazeta Le Nouvelliste tha se qindra njerëz mbetën të plagosur nga ky tërmet, gjë që shkaktoi panik dhe u ndje në të gjithë vendin, transmeton rtv21.tv.

Shtatë persona u vranë në pjesën më veriore të vendit të Nord-Ouest, katër të tjerë u vranë në qytetin Gros Morne dhe rreth 100 persona u dërguan në spital në qytetin Port-de-Paix.

Herën e fundit Haiti u godit nga një tërmet në vitin 2010, ku la më shumë se 300 mijë njerëz të vdekur.

Stuhia e kategorisë 4, shkatërroi Haitin dhe la shumë të vdekur

Periskopi.com Video

Zhvillohet një fluturim përmes Qendrës së Uraganit “Mathew”

Periskopi.com Video