Deputeti i VV’së: Kurti nuk e ka fuqinë dhe aftësinë ta prishë Kosovën me SHBA’në

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, ka thënë se thënë se Qeveria e drejtuar nga Albin Kurti është akuzuar për antiamerikanizëm nga partitë opozitare për t’ia ndalë hovin e punës.

“Në momentin që partitë opozitare nuk kanë gjetur diçka substanciale për ta kritikuar Qeverinë Kurti dhe fshesën antikorrupsionit, ka ndodh një lloj mobilizimi të klubit të stërvjetëruar politik për ta ndalë hovin e Qeverisë Kurti. Në ndihmë u ka dalë koncepti i antimaeirkanzimit”, është shprehur Çeku.

“Nuk besoj që në Kosovë ka njeri që e ka fuqinë ose aftësinë t’ia prish marrëdhëniet Kosovës me SHBA-në. Është absurde të besohet se dikush ka asi aftësie që ta prishë Kosovën me Amerikën. As Kurti as dikush tjetër. Kjo i bie sikur ta lavdërojë Kurtin duke i dhënë gjithë këtë atribut të tillë”.

Ai ka theksuar në Info Magazine se raportet Kosovë-SHBa janë të betonuara.

Deputeti i VV’së del kundër bashkëpartiakes: Do të përballem me të gjithë që mendojnë ashtu

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hajrulla Çeku, i ka reaguar bashkëpartiakes së tij, Donika Gashit, e cila u shpreh e irrituar me faktin se gratë po kërkojnë hapjen e çerdheve.

Çeku ka thënë se qasja e Gashit është gabim dhe shkakton shtypje, diskriminim e dhunë, shkruan Gazeta Sinjali.

“Është gabim t’ua tregosh grave vendin, duke bërë me gisht nga shtëpia. Njëra ndër shkaqet kryesore pse jemi vend me demokraci e ekonomi të pazhvilluar është pikërisht kufizimi i hapësirës së veprimit për gratë. E brenda asaj hapësire rëndom ka shtypje, diskriminim dhe dhunë”.

“Sikurse shembujt e tjerë nëpër botë, edhe shteti ynë do të arrijë nivele prosperiteti kur gratë dhe burrat bashkë, me barazi e solidaritet mes tyre do të merren me të gjitha punët. Nga kuzhina te ndarja e drejtësisë, nga rritja e fëmijëve te qeverisja, të bërit biznes, gazetaria dhe sferat e tjera” ka shkruar Çeku.

Ai ka thënë se do të përballet me këdo që mendon se gratë s’mund të merren me të gjitha punët.

“Unë gjithmonë kam besuar në këtë standard. Prandaj, si dje e sot, edhe në të ardhmen do të angazhohem për barazi mes grave e burrave. Dhe për asnjë moment nuk do të hezitoj të përballem me të gjithë që mendojnë ndryshe, kushdo e kudo qofshin ata ose ato”, ka shkruar ai.

Anëtarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Donika Gashi, ka thënë se nënat në këtë kohë pandemie po bëhen neveritëse duke kërkuar hapjen e çerdheve.

Ish-artistes që në vitin 2018 hyri në politikë duke u anëtarësuar në LVV, po i pengon fakti që disa gra duan t’i kthehen shpejt jetës normale, e kësisoj edhe punës/profesionit.

Ndaj deklaratave Donika Gashit nuk është distancuar ende Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i LVV-së, Albin Kurti, e kishte cilësuar vlerë dhe vlerësim për partinë e tij, faktin e anëtarësimit të Donika Gashit në vitin 2018.

“Sot na u bashkua në Lëvizjen tonë, Donika Gashi, poete dhe qytetare prishtinase. Anëtarësimi i Donikës është vlerë dhe vlerësim për VETËVENDOSJE!-n. Na presin shumë punë bashkë, sidomos për rininë dhe artin e kulturën në vendin tonë”, kishte thënë Kurti.

Çeku: Egërsia e transicionit politik kufizoi zhvillimin e turizmit

Periskopi.com Lajme

Transicioni i ngadalshëm dhe i vështirë politik e ekonomik në Kosovë, sipas Hajrulla Çekut, ka qenë faktor kufizues për mundësitë e zhvillimit të turizmit, sidomos të trashëgimisë kulturore.

Në një intervistë për “Koha Ditore”, ish-zëvendësministri i Turizmit të Shqipërisë, tani pjesë e Development Solutions, ka thënë se shoqëria është sfiduar nga forca agresive e biznesit, që synim të vetëm kishte akomodimin e nevojave të qytetarëve për banim dhe zhvillim të aktivitetit afarist.

Sipas tij, në këta 20 vjet është ndërtuar pa asnjë konsideratë ndaj vlerave historike dhe në veçanti ndaj trashëgimisë ndërtimore.

E në këtë degradim, Çeku ka thënë se kanë kontribuar jo vetëm bizneset, por edhe projektet e investimeve publike, që ndonëse synim kanë pasur rehabilitimin e infrastrukturës fizike dhe publike, kanë dëmtuar të vjetrën deri në pikën e shlyerjes së mbamendjes kolektive të qytetarëve të Kosovës.

Gjatë intervistës ka thënë se suksesi në turizëm nuk vjen vetëm si rezultat i të qenit i pasur me burime e atraksione, por mbi të gjitha si pasojë e identifikimit dhe studimit të tyre. Çeku para se të emërohej zv.ministër ka qenë drejtor i organizatës joqeveritare “Ec ma ndryshe”.

KD: Përllogaritjet për turizmin nuk bëhen vetëm në disa periudha të caktuara të vitit. Por, nga një pikëpamje “tradicionale”, vëmendja për të rritet gjatë sezonit të verës, kur fluksi i qytetarëve drejt vendeve bregdetare është i madh. Nga ky këndvështrim, si e vlerësoni kulturën e të bërit turizëm nga qytetarët e Kosovës?

Çeku: Çfarëdo analize mbi aktivitetin turistik, e në këtë rast mbi kulturën e të bërit turizëm nga qytetarët e Kosovës, kërkon të dhëna të besueshme statistikore, grumbullimi dhe përpunimi i të cilave është përgjegjësi e autoriteteve kompetente shtetërore.

Një nga vështirësitë strukturore të sektorit të turizmit në Kosovë është mungesa e të dhënave që pasqyrojnë lëvizjet e shtetasve të huaj në drejtim të Kosovës dhe të kosovarëve në shtetet e tjera për qëllime pushimi.

Natyrisht, si të vetme, as këto të dhëna nuk janë të mjaftueshme për të analizuar trendët dhe mundësitë, dhe domosdoshmërisht ato duhet të komplementohen me të dhëna mbi nivelin e shpenzimeve, kontributin në ekonomi dhe të ngjashme.

E vetmja mundësi për të krijuar një pasqyrë të përgjithësuar mbi lëvizjet e qytetarëve të Kosovës në drejtim të shteteve të tjera për qëllime turizmi aktualisht janë të dhënat e operatorëve që ofrojnë paketa turistike për vendet e tjera, dhe të dhënat e shteteve destinacione për qytetarët e Kosovës. Megjithatë, edhe këto metoda kanë kufizimet e tyre pasi një pjesë e konsiderueshme e qytetarëve të Kosovës bëjnë udhëtime për qëllime turistike pa ndërmjetësimin e një operatori.