I kritikuar dhe nën presion të madh, Vedat Muriqi shkarkon agjentin e tij

Periskopi.com Sporti

Agjenti turk, Haluk Canatar ka ndërprerë bashkëpunimin me yllin kosovar, Vedat Muriqin, raporton Periskopi.

Lajmin për Periskopin e ka vërtetuar vet Haluk Canatar, i cili tregoi se edhe pse nuk është më agjent i Muriqit ata kanë ende raporte të mira me njëri – tjetrin.

“Vedat Muriqi është një futbollist dhe një person shumë i mirë. Ndonjëherë ndryshimet janë të mira në futboll”, tha Haluk.

Sulmuesi kosovar u transferua me shumë bujë tek Napoli, por pa arritur dot të ambientohet me lojën e Lazios.

Reprezentuesi i Kosovës nuk ka shënuar ende asnjë gol dhe nuk ka asistuar gjë që ka marrë kritika të mëdha në Itali. /Periskopi

Muriqi rikthehet te Fenerbahce në janar? Flet agjenti i tij, Haluk Canatar

Periskopi.com Sporti

Në rrjet është duke qarkulluar lajmi për një rikthim të mundshëm të yllit të Kosovës, Vedat Murqit tek skuadra turke, Fenerbahce, shkruan Periskopi.

Megjithatë, këto lajme nuk janë të vërteta. Këtë e ka vërtetuar agjenti turk i Vedat Muriqit, Haluk Canatar, i cili në një prononcim për Periskopin, ka treguar së këto lajme janë të rreme.

“Nuk është e vërtetë”, ishte përgjigja e shkurt e Canatar, i cili nuk dha më shumë detaje.

Mungesa e golit ka bërë që Muriqi mos të sigurojë pozitën e titullarit te Lazio, madje edhe për ata minuta sa po aktivizohet ai nuk po arrin të gjej veten dhe mbase kjo ka bërë të qarkullojnë lajme nga mediet turke se Vedat Muriqi mund të huazohet nga janari për te ish-klubi i tij, Fenerbahce. /Periskopi

Muriqi te Galatasary?- flet menaxheri i tij

Periskopi.com Sporti

Kohëve të fundit është raportuar për një transferim të mundshëm të Vedat Muriqit tek skuadra turke, Galatasaray.

 

E për këtë gjë është deklaruar edhe menaxheri i futbollistit kosovar, Haluk Canatar.

 

Cantar mohoi këto raportime duke thënë se janë të pavërteta.

 

“Pretendimet për Galatasaray nuk janë të vërteta”, tha Canatar

Agjenti i Vedat Muriqit jep lajmin e madh për Periskopin: Veç sa s’është kthyer nga ‘sakatllëku’

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi prizrenas, Vedat Muriqi ishte paraqitur vetëm nëntë minuta në ndeshjen ndaj Zenitit, e cila u zhvillua në kuadër të Ligës së Kampionëve, duke i mjaftuar që të pësojë lëndim, shkruan Periskopi.

Muriqi po i mungon fushave të gjelbra tash e 10 ditë, dhe për të mësuar më shumë rreth gjendjes së tij Periskopi ka kontaktuar me agjentin e tij turk, Haluk Canatar.

“Hafif bir sakatlık var iyileşmek üzere çok yakında dönecek”.

“Ka një dëmtim të lehtë dhe do të kthehet së shpejti”, tha Canatar duke refuzuar të jap më shumë detaje.

Vlenë të theksohet se, 27-vjeçari ka luajtur në tetë ndeshje këtë edicion për Lazion, katër në kampionat dhe katër të tjera në Ligën e Kampionëve.

Por përkundër 293 mintuave që ka pasur në dispozicion në të gjitha garat, prizrenasi ende nuk e ka shijuar golin e parë me fanellën e skuadrës italiane. /Periskopi

Më në fund thyhet heshtja: Agjenti i Muriqit i konfirmon për Periskopin ofertat, e gjithë Evropa pas tij

Periskopi.com Sporti

Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës dhe – aktualisht anëtari i skuadrës turke – Fenerbahces, Vedat Muriqi, është shënjestër e shumë klubeve nga top ligat e Evropës.

Sipas medieve lokale, ajo që i ka hapur rrugë shitjes së Muriqit, është kriza financiare që ka kapluar klubin turk nga pandemia Covid 19, ku sipas të njëjtave burime mediale, karriera e sulmuesit kosovar do të vazhdojë në njërën nga top ligat evropiane, shkruan Periskopi.

Për të mësuar mbi të vërtetat e këtyre spekulimeve rreth të ardhmes së ish-sulmuesit të Lirisë së Prizrenit, i cili ka qenë i lidhur me klube si Lazio, Tottenham e West Brom, Redaksia e Periskopit ka kontaktuar më agjentin e 26-vjeçarit, Haluk Canatar.

I pyetur se cilat nga klubet deri më tash kanë shprehur interesim për transferimin e Vedat Muriqit, Canatar u shpreh:

“Interesimi dhe vlerësimet pozitive për Vedatin nga klubet në ligat prestigjioze të Evropës janë mjaft të natyrshme. Deri më tani, ka pasur klube që donin informacione paraprake në lidhje me Vedatin nga vende të ndryshme të Evropës.”

Duke mos pranuar të flas me emra specifik, Canatar konfirmoi për Redaksinë se ka interesim për klientin e tij nga kampionate si ai i Spanjës, Italisë dhe Anglisë.

“Pa i dhënë emrat e klubeve që janë të interesuara për Vedatin dhe që kanë kontaktuar me mua, mund t’ju them se ekzistojnë vetëm klube nga Italia, Spanja dhe Anglia,” u shpreh ai mëtutje për Periskopin.

Muriqi ka një kontratë me Fenerin deri në vitin 2023, mirëpo ai ka të drejtë ta marrë inciativën për t’u transferuar në një klub tjetër, këtë e ka vërtetuar edhe agjenti i tij.

“Muriqi dhe Fenerbahçe ka një kontratë që vazhdon deri në vitin 2023, kështu që unë do të doja të deklaroja që Vedat ka të drejtë të përdorë iniciativën për transferimin në një klub tjetër”, shtoi Canatar.

Sidoqoftë, ai potencoi se aktualisht kosovari është i lumtur në Turqi, dhe nuk e ka ndërmend të bëjë presion për largim.

“Dua të theksoj veçanërisht që Vedat është shumë i lumtur me klubin e Fenerbahçes për momentin dhe nuk bën përpjekje për t’u transferuar në një klub tjetër,” përfundoi agjenti.

Kujtojmë se këtë sezon, Muriqi ka bërë 25 paraqitje për Fenerbahcen në Super Ligë, ku ka kontribuar me 13 gola dhe pesë asistime, derisa në Kupën e Turqisë ai e ka gjetur rrugën e golit dy herë në tri paraqitje, duke  asistuar një herë për bashkëlojtarët. /Periskopi.com