Trump e konfirmon vdekjen e djalit të Osama bin Laden

Periskopi.com Lajme

Presidenti Trump konfirmoi vdekjen e Hamza bin Laden, djalit të Osama bin Laden, i cili ishte anëtar i profilit të lartë i Al-Qaeda.

Trump tha në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë se Bin Laden u vra në një operacion kundër terrorizmit pranë kufirit Afganistan-Pakistan, megjithëse nuk dha një datë të saktë për vdekjen.

“Humbja e Hamza bin Laden jo vetëm që e privon Al-Qeada-n nga aftësi të rëndësishme drejtuese dhe lidhje simbolike me babanë e tij, por minon edhe aktivitete të rëndësishme operative të grupit. Hamza bin Ladin ishte përgjegjës për planifikimin dhe trajtimin e grupeve të ndryshme terroriste” thuhet në deklaratë.

Raportimet për vdekjen e të birit të Osama bin Laden kishin filluar në verën e këtij viti.

Deklarata e fundit publike e tij ishte në vitin 2018.

Vdes Hamza – djali i Osama bin Ladenit

Periskopi.com Lajme

Hamza bin Laden, djali dhe trashëgimtari i liderit të Al – Kaidës, Osama bin Laden, ka vdekur, sipas raportit të inteligjencës të siguruar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës – raporton Periskopi.

Ky lajm u bë i ditur mëngjesin e sotëm, ndërkohë që zyrtarët nuk kanë dhënë detaje më shumë, apo nëse SHBA ka pasur ndonjë rol në rastin e vdekjes së tij.

Vazhdon….