Handikos Archives - Periskopi

Handikos pajisë me tabletë 12 fëmijë me aftësi të kufizuara

Periskopi.com Lajme

HANDIKOS ka arritur që shpërndarjen e tabletëve ta bëjë  në katër komuna target, atë të Prishtinës, Mitrovicës, Ferizajt dhe  Gjakovës, me shpresën që në mundësitë e tjera të mbështeten  edhe fëmijë të tjerë me pajisje të tilla.

Ky intervenim është realizuar në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset ndaj fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë” në partneritet me Save the Children, zyra në Kosovë dhe SIDA-n suedeze.

Grupi Avokues i Fëmijëve  “Hëna” është grup jo formal i themeluar nga HANDIKOS dhe i mbështetur nga Save the Children që nga viti 2017, me mision garantimin e të drejtave të fëmijëve me aftësi të kufizuara në Kosovë.

 

 

Capital T vazhdon t’u dalë krah atyre që kanë nevojë, kësaj radhe e gëzon Handikos-in

Periskopi.com Showbiz

Reperi i njohur, Trim Ademi – Capital T befasoi sot të vegjlit dhe të rriturit, të gjithë anëtarët e  HANDIKOS-it.

Ai vizitoi Qendrën e Resurseve të HANDIKOS-it në Prishtinë, me rastin e shënimit të 3 Dhjetorit- Ditës ndërkombëtare të Personave me Aftësi të Kufizuara.

Capital T realizoi fotografi dhe dëgjoi hallet dhe kërkesat e tyra, ndërsa bleu edhe një pikturë nga ekspozita ‘Stick Up for WoW’ – Women on Wall” dhe ftoi edhe të tjerët që të ndihmojnë anëtarët e HANDIKOS-it duke blerë pikturat e tyre.

Ai këtë e bëri të ditur përmes një shkrimi në Instagram, ku ka publikuar edhe disa fotografi nga kjo vizitë.

“Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre. Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë. Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for ËoË’, – Ëomen on Ëall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre. Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty 🙏🏻♥️”, shkruan Capital T në Instagram. /PERISKOPI

 

View this post on Instagram

 

Kisha nderin dhe kënaqësinë që sot të jem bashkë me personat me aftësi të kufizuara, në shënimin e 3 Dhjetorit – Ditës Ndërkombëtare të tyre. Me fëmijët dhe të rriturit realizuam fotografi dhe dëgjova hallet dhe kërkesat e tyre, për çka ka nevojë të bëhet shumëçka për ta në Kosovë. Përshtypje më la ekspozita ‘Stick Up for WoW’, – Women on Wall, ku pashë piktura të mrekullueshme, të punuara nga duart e tyre. Me këtë rast, unë e bleva një pikturë shumë të bukur, dhe ju ftoj edhe juve që të shkoni në HANDIKOS dhe t’i ndihmoni ata duke blerë pikturat e tyre. Kjo është më e pakta që mund të bëjmë për këtë pjesë të shoqërisë sonë. Gjithashtu në IGTV e keni fjalimin tim aty 🙏🏻♥️

A post shared by Capital T (@truekapo) on

Personat me nevoja të veçanta më të diskriminuarit në Kosovë

Periskopi.com Lajme

Personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.

Kështu ka thënë në një intervistë për drejtori qendror i HANDIKOS, Afrim Maliqi, sipas të cilit tha se institucionet qeveritare nuk japin përkrahje afatgjate për HANDIKOS, përkrahin vetëm ndonjë projekt dhe kur përfundon projekti përfundon edhe shërbimi.

“HANDIKOS punon në dy drejtime kryesore, drejtimi i parë është ofrimi i shërbimeve për qytetarët me aftësi të kufizuara si për fëmijë, si për të rritur, kurse drejtimi i dytë është avokimi, lobimi, krijimi i ligjeve apo politikave që kanë të bëjnë me jetërat e personave me aftësi të kufizuara. Kur flasim për shërbimet, ne jemi organizatë që bazohemi 100 përqind vetëm në projekte dhe i ofrojmë ato shërbime të cilat nuk i ofron shteti dhe mundohemi që t’i dalim në mbështetje si fëmijëve, si të rriturve me shërbime të ndryshme duke filluar nga qëndrimi ditor i fëmijëve, po ashtu edhe të rriturve, rehabilitimi fizikal, rehabilitimi psiko-social, mbështetja psikologjike e tyre, parapërgatitja për arsim, mandej ngritja e kapaciteteve të personave të rritur për punësim për çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me përfshirjen e tyre në shoqëri. Në veçanti ofrojmë edhe pajisje ndihmëse për personat me aftësi të kufizuar, e që dikun gati 200 apo mbi 200 pajisje vetëm karroca i shpërndajmë gjatë tërë vitit, të gjitha këto janë të bazuara në projekte me mbështetje të disa donatorëve e që shumë pak me thanë është e mbështetur nga institucionet e tona, respektivisht edhe ajo mbështetje është e bazuar në projekte dhe dihet se kur përfundojnë projekti përfundon edhe shërbimi”, tha Maliqi

Maliqi tha se personat me nevoja të veçanta janë më të varfëritë dhe më të diskriminuarit në Kosovë, e krejt kjo për shkak të mos funksionimit të ligjeve.

“Ligji për qasje apo infrastrukturën e personave me aftësi të kufizuar që nuk zbatohet fare, ligji për punësime për personat me aftësi të kufizuar ende nuk ka filluar të zbatohet, përfshirja e fëmijëve në edukim është jashtëzakonisht e vogël dhe është me thanë brengë tepër e madhe si për neve, si për institucionet e tona dhe personat me aftësi të kufizuara, mund të them lirishtë se janë grupi më i varfër në vendin tonë, njëkohësisht edhe janë të diskriminim këtë e mbështesin edhe nga ligji i mbrojtjes nga diskriminimi i cili thekson se nëse një person me aftësi të kufizuara nuk mundë të marrë shërbime për shkak të qasjes, atëherë konsiderohet diskriminim”, shtoi Maliqi.

Kontribut të jashtëzakonshëm në përkrahjen e realizimit të programit të HANDIKOS kanë ofruar partneret ndërkombëtar si “Handicap International”, “OXFAM”, Agjencioni Finlandez FIDIDA, Qeveria e Finlandës, dhe Ambasada e Finlandës, Organizata Italiane  “Onlus Ëamba-Athena”, “Onlus Roberto Bazzoni”, “Save The Children”, UNICEF, Agjensioni Evropian per ndërtime dhe rindërtim, etj. Ndërsa nga viti 2004, HANDIKOS në mënyrë modeste e kanë përkrahur edhe disa komuna të Kosovës dhe donatorë lokal.

Shoqata e paraplegjikëve dhe paralizës së fëmijëve të Kosovës është themeluar në vitin 1983, me iniciativën e Halit  Ferizit, kryetar i atëhershëm i shoqatës dhe më vonë lider i lëvizjes së aftësisë së kufizuar në Kosovë, së bashku me një grup të qytetarëve me aftësi të kufizuara.

Objektivë kryesore e kësaj shoqate është përmirësimi i të drejtave dhe i standardeve të jetesës së personave me aftësi të kufizuar në Kosovë përmes veprimit në fushën e mbrojtjes shëndetësore, sociale dhe të punësimit.

Ndryshe, nesër më 3 dhjetor shënohet dita e HANDIKOS, ku do të shfaqën shumë aktivitete nga personat me aftësi të veçanta.

HANDIKOS nis 13 karroca për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri

Periskopi.com Lajme

Shoqata Handikos sot kanë dërguar 13 karroca për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri.

Këtë e bënë të ditur nga Handikos me anë të një postimi në rrjetin social Facebook.

“Në shenjë solidarizimi me të prekurit nga tërmeti në Shqipëri, HANDIKOS sot ka nisur për atje 13 karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse”.

“Kjo ndihmë po ofrohet në bashkëpunim me #HelptheLifeAsocciation”, shkruajnë në Facebook nga kjo faqe.

156 persona u pajisën me karroca brenda 10 muajve nga HANDIKOS

Periskopi.com Lajme

Qendra e Resurseve për Personat me Aftësi të Kufizuara në Prishtinë në vazhdimësi ofron karroca dhe pajisje të tjera ndihmëse, jo vetëm për anëtarët, por edhe për personat e tjerë në nevojë nga e gjithë Kosova.

Gjatë periudhës janar-tetor të vitit 2019, HANDIKOS ka pajisur me karroca 156 persona në total.

126 prej tyre ishin karroca të reja, 25 të përdorura dhe 5 karroca speciale.

85 femrave dhe 71 meshkujve u janë përshtatur karrocat në hapësirat e HANDIKOS-it, si dhe janë trajnuar për përdorimin e tyre.

HANDIKOS, poashtu gjatë kësaj periudhe ka ofruar 23 paterica CRU/CRUS , 17 shëtitore, 4 krevetë ortopedikë, një palë rrota të jashtme dhe një jastek.

Në qendrën e HANDIKOS-it, që nga viti 2005 funksionon punishtja ku montohen dhe përshtaten karrocat sipas kërkesave dhe nevojës.

Rreth 30 fëmijë, prindër dhe mësimdhënës pjesë e takimit ‘’Follow Up Meeting’’

Periskopi.com Lajme

Në kuadër të fletënotimit komunitar, rreth tridhjetë (30) fëmijë, prindër dhe mësimdhënës morën pjesë në takimin e përbashkët ‘’Follow Up Meeting’’ në Gjakovë.

Ata ndjekën performancën për të identifikuar mënyra shtesë se si përmirësohet performanca e ofrimit të shërbimit bazuar në planin e veprimit, të dalë nga vetë komuniteti dhe ofruesit e shërbimit (Stafi i ShFMU “Zekeria Rexha”).

Jemi të lumtur që fletënotimi komunitar po tregon rezultate, ku edhe njëherë prindërit, fëmijët dhe mësimdhënësit shprehën gatishmërinë për bashkëpunim në zgjidhjen e sfidave të përbashkëta.

Procesi i fletënotimit komunitar realizohet në kuadër të projektit “Promovimi i parandalimit të dhunës në të gjitha mjediset për fëmijët me aftësi të kufizuara në Kosovë” i cili implementohet nga HANDIKOS në partneritet me Save the Children, si dhe mbështetet nga SIDA Sweden.

Haradinaj takon pjesëtarë të ‘Handikos’: Punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara

Periskopi.com Lajme

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj, ka mbajtur sot takim me pjesëtarët e organizatës “Handikos”, të cilëve mes tjerash u ka premtuar të drejta të barabarta dhe mjedis të përshtatshëm.

Këtë e bëri të ditur vet ai me anë të një postimi në Facebook, ku shkruan:

“Në takim me pjesëtarët e “Handikos”, sot kam shpalosur zotimet tona për gjithpërfshirje, punësim dhe drejtësi shoqërore për të gjithë personat me aftësi të kufizuara në vend”.

“I lumtur që vizioni ynë zbatues ka rezultuar me veprime konkrete siç është vendimi për pensionin për rreth 2.500 qytetarë kosovarë me paraplegji dhe tetraplegji, si dhe miratimin e Rregullores për lehtësira doganore dhe tatimore për punëdhënësit që punësojnë persona me aftësi të kufizuar dhe për personat me aftësi të kufizuar që ushtrojnë veprimtari të pavarur”.

“Me vullnetin dhe punën e të gjithë neve do të sigurojmë që çdo fëmijë dhe i rritur me aftësi të kufizuar të gëzojë të drejta të barabarta duke krijuar një mjedis të përshtatshëm për të gjithë”.

“Po sot, bashkë me anëtarët e Hendikosit kujtuam një nga aktivistet e hershme të kësaj organizate, të ndjerën Sabrije Zeqaj”,ka shkruar Haradinaj.

Nga imazhet e postuara në këtë rrjet social shihet edhe momenti kur kryeministri në detyrë edhe e shërben me kafe me dorën e tij njërin prej personave me aftësi të kufizuara, i cili ishte i ulur afër tij.