Haradinaj nuk hatrohet që Dardan Molliqaj e kishte akuzuar për haraç

Periskopi.com Lajme

Deputeti i AAK-së, Daut Haradinaj, ka thënë se nuk i ka mbetur hatri nga deklaratat e Dardan Molliqajt nga PSD i cili sa ka qenë në Vetëvendosje ka akuzuar AAK-në dhe ish kryeministrin Ramush Haradinaj për haraç.

Haradinaj në Debat Plus në RTV Dukagjini thotë se  këtë term ua kanë mveshur tjerët me qëllim që ta dëmtojnë AAK-në dhe familjen e tij.

Haradinaj nuk e ka mohuar se në AAK ka pas këso dukuri të kqija, por krejt kjo është bërë në mungesë të tij dhe Ramush Haradinajt./PERISKOPI/

Debat Plus – Koalicioni D! – 22.08.2019

Koalicioni D!Daut Haradinaj – AAKDardan Molliqaj – PSD Ilir Mirena – Periskopi Arben Ahmeti – RTV Dukagjini Parim Olluri – Gazeta Insajderi

Posted by RTV Dukagjini on Thursday, 22 August 2019

Blakaj: Në Prishtinë ka haraç, pengohen investimet e diasporës

Periskopi.com Lajme

Kosova edhe më tej mbetet vend i pa përshtatshëm për investimet e diasporës shqiptare, ngase përveç që nuk ka klimë të favorshme të të bërit biznes, mungon edhe siguria për investime.

Përfaqësues të bizneseve në diasporë deklarojnë se në komunën e Prishtinës tash e pesë vjet është duke u penguar një projekt 300 milionë euro.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj pohon se nuk ka siguri për investime të huaja e as për ato nga diaspora, sepse element kryesor për ikjen e investitorëve nga diaspora është haraçi.

Blakaj thotë se Kosova duhet t’i mbrojë investitorët dhe t’i eliminojë këto burokraci sa më parë që të bëhet vend i favorshëm për investimet e diasporës, por që ka edhe shumë kompani nga rrjeti i bizneseve të cilat janë themel kryesor i ekonomisë në Kosovë.

“Krejt këto qëndrojnë, përderisa ne nuk kemi një vërshim të investitorëve. Këto janë detyra të qeverisë tonë dhe të qeverisë së Shqipërisë që të hulumton pse nuk vijnë investitorët ose pse vijë e kthehen? Sigurisht që kemi shumë raste të keqpërdorimit të investitorëve, dëshpërimi i tyre, kërkesa e favoreve të ndryshme. Kemi njerëz që kanë projekte 200-300 milionë euro, që kanë leje të ndërtimit, edhe ndërrohet një qeveri komunale ose një çështje tjetër dhe qe pesë vjet s’mundet me vazhduar projektin, e shumë burokraci të tjera që popullit tonë nuk i duhen. Duhet të eliminohen këto sa më parë, të bëhemi vend i favorshëm. Mos ta harrojmë s’e ne nuk jemi mesi I botës këtu, nuk jemi konsumatorët më të rëndësishëm të botës, megjithatë për diasporën tonë jemi vendi më i rëndësishëm dhe dëshirojmë me mish e me shpirt ta zhvillojmë”, deklaron Blakaj.

Kryetari i Rrjetit të Bizneseve Shqiptare në Evropë, Yll Blakaj përmend se një projekt 300 milionë euro nga diaspora po pengohet të realizohet qe pesë vjet në komunën e Prishtinës.

Blakaj thotë se në ditët në vijim, do tregojë për cilin projekt bëhet fjalë.

“Vet fakti, qe pesë vite, unë e di një shembull, që 300 milionë euro është projekti për investime në komunën e Prishtinës, i cili qëndron nëpër tavolina. Me dy kryeministra ose me pesë ministra unë deri tash e kam biseduar për këtë problem, dhe nuk dëgjohet sikur ne vesh të shurdhër. Kjo lenë të kuptohet se njerëz të caktuar nuk janë të interesuar për këto vërshime me investime, nuk e di pse! Në Austri ku jetoj, në qoftë se flasim për 300 milionë euro investime do të formohet një Grup ose një Task forcë vetëm për atë projekt dhe do të zgjidhet problemi brenda një muaj”, pohon Blakaj.

Ai thotë se investimi i kapitalit në prona të patundshme tregon qartë se diaspora kosovare ka mjete dhe është e gatshme për tregun kosovar, por Kosova nuk është e gatshme t’i thithë krejt këto energji të diasporës apo mundësitë bizneseve shqiptare që veprojnë gjithandej nëpër Evropë.

“Sigurisht që nuk jemi të gatshme për një vërshim të tillë(për investime), por megjithatë në si Rrjet po fillojmë të gjejmë mënyra më të volitshme të depërtojmë jo vetëm në patundshmëri dhe remitenca, por ta ndërrojmë destinimin…Shqipëri dhe Kosovë, ligje ekzistuese kemi të mira, perfektë. Sistemi tatimor është i mirë, megjithatë aty mbetet gjithçka. Ne s’kemi gjykata ekonomike ende. Nëse ne të dy e lidhim një kontratë, duhet me u paraparë që mundet mos me shkuar mire, por që duhet me e zgjedhur edhe kontestin. E dyta, është sistemi i energjisë elektrike, nuk është shumë qëndrueshëm. Pra, një sistem të qartë për thithjen e investimeve, na mungon edhe në Shqipëria dhe në Kosovë”, deklaron Blakaj.

Kryetari i rrjetit të bizneseve thotë se secili biznesmen nga diaspora ëndërr e ka tregun e Kosovës dhe të Shqipërisë, jo për përfitime personale, por për përfitime kombëtare.

Tre mijë biznese shqiptare janë anëtare të Rrjetit të Biznesit Shqiptare, ndërsa supozohet që janë mbi 30 mijë biznese shqiptare që kanë vërshuar tregun e Evropës.

Një muaj paraburgim për të dyshuarin se i kërkoi haraç teologut nga Gjilani

Periskopi.com Lajme

Gjykata Themlore në Gjilan, ka shqiptuar masën e dënimit -një muaj paraburgim, për të dyshuarin që kërkoi 35 mijë euro ose kokën e studiuesit të shkencave Islame, Mustafa Bajrami.

Ditë më parë Bajrami ka njoftuar përmes Facebook-ut se ka marrë një kërcënim të rëndë. Siç tha ai, iu kërkuan 35 mijë euro ose koka.

“Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë të njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar”, shkroi Bajrami.

Sot, zyrtarë nga Gjykata e Gjilanit konfirmuan se ndaj të dyshuarit u shqiptua masa e dënimit prej një muaji paraburgim.

“Është caktuar masa e paraburgimit prej 1 muaji për të pandehurin në fjalë”, konfirmoi gjykata.

Sidoqoftë, Bajrami kishte deklaruar se sdo të japë asnjë cent nga kërcënimi që i është bërë. Për këtë ai kërkoi edhe ndihëm e shtetit.

Lidhur me njoftimin e Bajramit, Periskopi ka kuptuar nga burime të veta brenda Policisë së Kosovës se rasti ka natyrë familjare dhe jo biznesore.

Bëhet fjalë për ndarjen e dy të rinjve, konkretisht për ndarjen e djalit të Bajramit me vajzën e një familjeje që jeton në Gjermani.

“Ata janë personazhet kryesore të rastit. Krejt kjo ka ndodhur për shkak të prishjes së një martese. Pra një problem familjar që ka ndodhur në Gjermani, pastaj si rrjedhojë zënkat janë bartur edhe në Kosovë. Personi që është ndarë është djali i të kërcënuarit”, kanë thënë burime të portalit brenda Policisë.

Rasti përngjan më shumë mosmarrëveshje që rregullohen përmes zakone kanunore, kur të dëmtuarit e një shkëputjeje martesore kërkojnë dëmshpërblim nga personi që kërkon divorcin.

 

“35 mijë euro ose koka” – teologu kosovar bën publik haraçin që po i kërkohet

Periskopi.com Lajme

Teologu nga Gjilani, Mustafa Bajrami, gjatë të mërkurës ka marrë një kërcënim të rëndë.

Bajrami përmes një postimi në rrjetin social Facebook shkruan se një person i ka kërkuar atij haraç, duke e kërcënuar me jetë.

Lexoni të plotë postimin e tij në Facebook:

“LAJMËRIM PUBLIK!

HARAÇI ME GJAK VAZHDON NË KOSOVË!

(Viktima e fundit jam unë dhe familja ime e dhashtë Zoti të jemi të fundit)

Ose 35000 euro, ose koka. Ky ishte ultimatumi i deridjeshëm. Pas ndërhyrjes së një fytyre shumë e njohur publike në Kosovë (jo fytyrë politike), çmimi ka ra, por, sipas ndërmjetësuesit, gjithqysh diçka duhet paguar.

I them botnisht zotëriut dhe zotërinjve të involvuar. Nuk ka forcë në këtë botë që mund të më detyrojë të bëjë diçka jashtë vullnetit tim. Siç i kam quar selam mbrëmë edhe sot nga këtu i them; Pushka top iu bëftë se unë nuk frikohem. Kurrë dhe në asnjë mënyrë asnjë cent s’ka për ta marrë.

Dinjitetin tonë familjarë kemi për ta ruajtur, për aq sa dimi dhe për aq sa mundemi. Presim ndihmën e shtetit tonë..!”.

Viti i pestë që diaspora paguan “haraç” në emër të kartonit të gjelbër

Periskopi.com Lajme

Sivjet kemi hyrë në vitin e 18-të, kur Kosova vet-administrohet, ndërsa as gjatë kësaj vere diaspora kosovare nuk do të ketë mundësinë të udhëtojë me automjete për pushime në Kosovë pa pasur nevojë të ndalojë në kufi për ti dhënë “haraçin” kompanive të sigurimit.

Të rreshtuar në radhë të gjata para çdo vendkalimi kufitar, për çdo verë, mërgimtarët detyrohen t’i mbushin me euro të majme arkat e sigurimeve kosovare

Këto mjete mblidhen në emër të “Kartonit të Gjelbër”, të cilin shteti i Kosovës, pa përjashtim, qoftë edhe atyre që sjellin dëshmi se sigurimi i shtetit prej nga vijnë i mbulon dëmet edhe në territorin e Kosovës, nuk ia njeh asnjë mërgimtari që dëshiron të futet me makinë në territorin e Kosovës.

Në këtë pikë strikt janë edhe policët kufitar, nuk bëjnë asnjë lëshim, qoftë ai vetëm transit apo për disa orë. “Sigurimin kufitar duhet ta paguajnë të gjithë”, thonë ata. Mirëpo kjo masë e ky rigorozitet i pushtetit, nuk vlen për shtetasit e Serbisë që operojnë në veriun e Kosovës. Madje ne jemi dëshmitar të lëvizjeve të përditshme të makinave me targa të vjetra të Serbisë, të cilat nuk i detyrohen asnjë ligji të Kosovës në këtë rajon.

Është vërtetë se Kosova nuk është anëtare e “Byrosë së Sigurimit Ndërkombëtar” që njihet si Council of Bureaux (CoB) dhe që qytetarët kosovarë nuk mund të qarkullojnë jashtë shtetit me automjete pa paguar fillimisht taksën e Kartonit të Gjelbër, përcjell Telegrafi.

Hilmi Gashi jeton në Zvicër dhe çdo vit vjen në Kosovë në pushime. Kësaj radhe ai ka vendosur që të kryejë pushimet në Himarë e pastaj të kthehet përmes kufirit në Morinë në Kosovë.

Por aty thotë se priti gjatë dhe u detyra serish të paguajë sigurimin në mungesë të kartonit të gjelbër, e të cilin e quaj “haraç vjetor”.

“Sot ne kufirin e Kosovës në Morinë: Rendet e gjata të pritjes para sporteleve të agjencive të sigurimeve për të paguar „haraçin“ vjetor”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook duke postuar një fotografi ku shihet tollovia e mërgimtarëve që presin për të paguar në sportel sigurimin në kufi.

Unë nuk kam prit shumë sot, sepse jam kthye prej pushimeve prej Himarës. Sigurimin e kam be me 10.7. Por sot Kur erdha ne kufi kish tollovi si ne rruge ashtu edhe para sporteleve, vapa shumë e madhe dhe  Njerëzit e lodhur prej rrugës, prapëseprapë u treguan shumë të durueshëm. Haraç“ sepse nuk është i nevojshëm, po të rregullohej çështja me ane të kartonit të gjelbër. Ne Evrope vetëm Kosova nuk e njeh këtë Karton”, ka thënë Gashi.

Gashi po ashtu tha se sipas informacioneve që ka, ky sigurim nuk shihet si siguri, sepse nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në makinat e mërgimtareve, pra BKS kërkon pagesë për polica kufitare, por nuk u ndihmon të siguruarve t‘i realizojnë të drejtat e tyre në raste të dëmit.

“Dhe se treti: ky sigurim shihet si haraç, sepse nuk ka transparence se ku dhe si investohen këto të hyra marramendëse”.

Byroja Kosovare e Sigurimeve, sipas tij është institut i licencuar nga Banka Kombëtare dhe duhet t‘i jap dikujt llogari për këto miliona euro të realizuara për një vit.

Zgjidhja me e mirë sipas tij, do të ishte anëtarësimi ne Zyrën e Kartonit të Gjelbër.

Sigurimi Kufitar i Kosovës mbulon vetëm dëmet minimale

Sigurimi kufitar mbulon vetëm dëmet minimale që automjeti me targa të huaja do të ia shkaktonte palës tjetër në rast aksidenti. Kurse për dëmet tuaja, pavarësisht llojit të sigurimit, qoftë ai edhe kasko, duhet bërë llogari tjetër, atë me sigurimin e shtetit nga ku vjen.

Dhe në qoftë se nuk e ke të sqaruar këtë më parë, lindin telashet.

Jo çdo klientë është i vetëdijshëm se dëmtimi i makinës në Kosovë, qoftë ai edhe me sigurim kasko nga shteti prej ku vjen, nuk nënkupton kompensim automatik të dëmit. Së paku jo për një numër të madh kompanish të sigurimeve zvicerane.

Pasi që pjesa më e madhe e tyre nuk mbulojnë territorin e Kosovës me arsyetimin se ky vend nuk është anëtar i Byrosë së Sigurimeve Ndërkombëtare.

Mërgimtari që detyrohet të paguaj në kufi: Ky është haraç vjetor

Periskopi.com Lajme

Hilmi Gashi jeton në Zvicër dhe çdo vit vjen në Kosovë në pushime. Kësaj radhe ai ka vendosur që të kryejë pushimet në Himarë e pastaj të kthehet përmes kufirit në Morinë në Kosovë.

Por aty thotë se priti gjatë dhe u detyra serish të paguajë sigurimin në mungesë të kartonit të gjelbër, e të cilin e quaj “haraç vjetor”.

“Sot ne kufirin e Kosovës në Morinë: Rendet e gjata të pritjes para sporteleve të agjencive të sigurimeve për të paguar „haraçin“ vjetor|”, ka shkruar ai në profilin e tij në Facebook duke postuar një fotografi ku shihet tollovia e mërgimtarëve që presin për të paguar në sportel sigurimin në kufi.

Unë nuk kam prit shumë sot, sepse jam kthye prej pushimeve prej Himarës. Sigurimin e kam be me 10.7. Por sot Kur erdha ne kufi kish tollovi si ne rruge ashtu edhe para sporteleve, vapa shumë e madhe dhe  Njerëzit e lodhur prej rrugës, prapëseprapë u treguan shumë të durueshëm. Haraç“ sepse nuk është i nevojshëm, po të rregullohej çështja me ane të kartonit të gjelbër. Ne Evrope vetëm Kosova nuk e njeh këtë Karton”, kaq thënë Gashi përmes një përgjigje me shkrim.

Gashi po ashtu tha se sipas informacioneve që ka, ky sigurim nuk shihet si siguri, sepse nuk i mbulon dëmet e shkaktuara në makinat e mërgimtareve, pra BKS kërkon pagesë për polica kufitare, por nuk u ndihmon të siguruarve t‘i realizojnë të drejtat e tyre në raste të dëmit.

“Dhe se treti: ky sigurim shihet si haraç, sepse nuk ka transparence se ku dhe si investohen këto të hyra marramendëse”.

Byroja Kosovare e Sigurimeve, sipas tij është institut i licencuar nga Banka Kombëtare dhe duhet t‘i jap dikujt llogari për këto miliona Euro të realizuara per një vit.

Zgjidhja me e mirë sipas tij, do të ishte anëtarësimi ne Zyrën e Kartonit të gjelbërit.