Haxhiu e rreptë ndaj LDK’së: Harrojeni se pranojmë gjithçka veç për Qeveri

Periskopi.com Lajme

Anëtarja e VV-së, Albulena Haxhiu tha në T7 se ata nuk do të pranojnë gjithçka vetëm për të qeverisur me vendin, dhe nuk i përjashtojnë zgjedhjet e jashtëzakonshme, përcjellë Periskopi.

Ajo tha se pas deklaratave të Lumir Abdixhikut, shumë qytetar janë shqetësuar dhe për këtë ajo tha se ata nuk e përjashtojnë bërjen e zgjedhjeve edhe një herë.

“Asnjëherë nuk i përjashtojmë zgjedhjet e jashtëzakonshme. Nuk pranojmë gjithçka, veç për me qeverisë vendin. Ne kemi pas mundësi me qeveris, secila parti ka pas interes me përfshi Lëvizjen Vetëvendosje në qeverisje. Le ta hjekun prej mendjes se pranojmë gjithçka vec për Qeveri”, tha Haxhiu. /Periskopi