Mbrojtësi i Manchester Unitedit, Harry Maguire ka thënë se frikësohej për jetën e tij kur policia greke e arrestoi javën e kaluar, pasi mendoi se po kidnapohej.
Anglezi ka thënë për ”BBC Sport” se policët e veshur në rroba civile nuk e identifikuan veten dhe ndalën minibusin e grupit të tij në Mikonos të Greqisë, e hodhën jashtë automjetit dhe e goditën në këmbë duke i thënë se karriera e tij kishte marrë fund, transmeton Periskopi.
27-vjecari tha se ai u mundua të ikte i prangosur sepse nuk kishte ide kush ishin personat.
Të martën, Maguire u dënua me 21 muaj burg të pezulluar.
Ai u gjet fajtor për shkaktim të lëndimeve trupore, tentativë për ryshfet, dhunë kundër punonjësve publik dhe ofendime pas arrestimit në Mikonos.
Maguire i emocionuar filloi të përlotet në intervistën për ”BBC” kur foli për verdiktin e gjykatës, teksa tha se ”nuk mund ta besonte”.
”Nuk ndjehem se duhet t’i kërkoj falje ndokujt,” u shpreh ai.
”Qartazi situata e ka bërë të vështirë për një prej klubeve më të mëdha në botë, kështu që pendohem që i futa në këtë situatë fansat, por nuk bëra asgjë gabim.
”E gjeta veten në një situatë që ka mundur t’i ndodhte kujtdo.”
I pyetur sa keq ishte i lënduar, Maguire tha: ”Ata më goditën shumë në këmbë. Nuk ishte në mendjen time. Isha aq shumë në panikë. Frikë. I frikësuar për jetën time.”
Kujtojmë se gjithcka filloi kur disa ”gangsterë’ shqiptarë iu afruan motrës së Maguire, Daisyt në një lokal, dhe kur ajo e refuzoi njërin prej tyre, personi në fjalë e therri atë me thikë në krahëror, duke nxitur reagimin e mbrojtësit.
U raportua se Daisy gjithashtu ishte droguar me një substancë që tundon ndjenjat seksuale. /Periskopi.com/