Chelsea favorit për titull sezonin e ardhshëm? Pas Ziyech e Werner, bën ofertë për sensacionin tjetër të Bundesligës

Periskopi.com Sporti

Timo Werner tashmë ka arritur marrëveshje në parim për t’iu bashkuar Chelseat nga RB Leipzigu.

Por “Të Kaltërit” nuk dëshirojnë të ndalen me kaq, pasi janë të interesuar edhe në transferimin e Karl Havertz nga Bayer Leverkuseni në verë, transmeton Periskopi.

Leverkuseni ende nuk ka marrë ofertë formale për 20-vjecarin, por besohet se Real Madridi dhe Bayern Munichu kanë zhvilluar bisedime me klubin.

Roman Abramovich është i gatshëm t’i japë mbështetjen e duhur Frank Lampardit në afatin kalimtar të verës, derisa ka mbetur vetëm zyrtarizimi i Werner.

Mbrojtësi i majtë i Leicesterit, Ben Chilwell mbetet objektivi kryesor i Chelseat këtë verë, me Hakim Ziyechin që tashmë i është bashkuar zyrtarisht skuadrës nga “Stamford Bridge”.

Harvetz ka shënuar 15 gola dhe tetë asistime në 38 ndeshje në të gjitha garat deri tani këtë sezon për Leverkusenin. /Periskopi.com/