Paparacit kapin momentin kur Rihana e Jamel grinden ashpër në plazh (Foto)

Periskopi.com Showbiz

U raportua gjatë muajit të kaluar se Rihanna dhe i dashuri i saj milioner, Hassan Jameel janë ndarë.

Por ditën e djeshme ata u panë së bashku në Puerto Vallarta në Meksikë.

Në imazhet e kapura nga paparacit, duket se çifti nuk i ka rregulluar edhe mirë marrëdhëniet e tyre pasi që ata shfaqen duke u grindur.

Rihanna tërë kohën bënte me dorë nga ai, kurse Jameel shihet më i relaksuar në krahasim me të dashurën e tij.