Latifi në Polac: Këtu e ka origjinën Hasan Prishtina, njeriu që kurrë nuk u korruptua e nuk u ble

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga PDK-ja, Blerim Latifi ka vizituar Polacin, vendlindjen e Hasan Prishtinës, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se ky është vendi ku ka prejardhjen Hasan Prishtina, politikani që kurrë askush nuk mundi ta blejë.

“Polaci është një vend domethënës për mesazhin e luftës kundër korrupsionit, me vetë faktin se këtu e ka origjinën Hasan Prishtina, politikani të cilin kurrë askush nuk mundi ta blejë, ta korruptoj e ta devijoj nga qëllimet kombëtare!”, shkruan Latifi. /Periskopi