Avdullah Hasani jep dorëheqje

Periskopi.com Lajme

Shefi i Task Forcës Kundër Narkotikëve te të rinjtë dhe siguri në Shkolla, Avdullah Hasani ka njoftuar se ka dhënë dorëheqje nga pozita të cilën e ushtronte tash e 1 vit, derisa nuk ka dhënë detaje rreth kësaj dorëheqje.

Hasani deklaroi se angazhimi i tij do të jetë vetëm professional në vazhdim.

Postimi i plotë i Hasanit në Facebook:

Të dashur miq,
Kam dhënë DORËHEQJE nga pozita e Shefit të Task Forcës Kundër Narkotik tek të Rinjtë dhe Siguri në Shkolla.
Ju falënderoj që më qëndruat pranë, më kritikuat, më këshilluat e nëpërmjet këtyre më ndihmuat.
Angazhimi im tani e tutje do të jetë vetëm profesional.
Suksese Republikës sonë!
Respekt,
AH

Enver Hasani: Serbët e duan Asociacionin e Komunave si kategori kushtetuese

Periskopi.com Lajme

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese të Kosovës dhe njëherit profesor i së drejtës ndërkombëtare, Enver Hasani thotë se në rast se realizohet kërkesa e palës serbe që Asociacioni i Komunave me shumicë serbe të themelohet me Ligj të veçantë, atëherë duhet bërë ndryshime kushtetuese që do ta bënin ASK-në kategori kushtetuese.

Dhe në këtë formë serbëve të Kosovës, që kontrollohen dhe ndikohen nga Beogradi, do t’u jepet fuqia e plotë mbi ASK-në për të marrë vendime brenda Kosovës pa e pyetur Qeverinë qendrore të Kosovës.

Në një intervistë ekskluzive për KosovaPress, Hasani që dikur akuzohej nga opozita kosovare si dora e Hashim Thaçit në Gjykatën kryesore në vend, atë kushtetues, flet për Thaçin si udhëgheqës i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë, duke e quajtur të padenjë. Po ashtu flet për dëmin që po i kanoset Kosovës dhe mungesën e legjitimitetit dhe mandatit kushtetues të presidentit Thaçi për të përfaqësuar Kosovën në dialogun që po lehtësohet dhe mbahet në Bruksel.