Tag: Hashi Shala

Nisma emëroi Haxhi Shalën shef të deputetëve, AKR-së i mbetet hatri dhe shqyrton ndarjen
Nisma Socialdemokrate ka emëruar shef të Grupit Parlamentar të koalicionit Nisma-AKR, haxhi Shalën.
Por partisë Behgjet Pacollit duket se i ka mbetur hatri për këtë vendim, të cilin thotë se Nisma e mori njëanshëm.
Madje këshilltari i Behgjet Pacolli , Jetlir Zyberaj ka thënë se AKR-ja do të shqyrtojë bashkëpunimin me Nismën e Fatmir Limajt, përcjell Periskopi.
Zyberaj ka shkruar në rrjetin e ti social ‘Facebook’, se Nisma nuk është konsultuar AKR-në për këtë vendim.
“Aleanca Kosova e Re nuk është konsultuar fare në këtë drejtim. Bashkëpunimi yne me partinë Nisma Socialdemokrate do të shqyrtohet”, ka shkruar Zyberaj.
Sot është mbajtur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit, ku Haxhi Shala ka përfaqësuar grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate.
Ai ka bërë të ditur se sot në detyrën e re ka marrë pjesë në mbledhjen e parë të kryesisë./Periskopi/