“Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar edhe dy herë – kanë biseduar gjatë”

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi dhe kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti janë takuar edhe dy herë të tjera, përveç takimit zyrtar në Presidencë për konsultimet për formimin e Qeverisë.

Kështu ka thënë opinionisti Baton Haxhiu në Info Magazine.

“Hashim Thaçi dhe Albin Kurti janë takuar dy herë. Dhe kanë biseduar gjatë”, është shprehur Haxhiu.