Presidenti ka 10 ditë afat që të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme

Periskopi.com Lajme

Republika e Kosovës pritet që shumë shpejtë të mbajë zgjedhjet e jashtëzakonshme.

Pas dorëheqjes së Ramush Haradinajt nga posti i kryeministrit, tani gjithçka është në duart e presidentit të vendit, Hashim Thaçi.

Kësisoj, Thaçi ka afat dhjetë ditë që të caktojë datën e zgjedhjeve të jashtëzakonshme.

Nga 30 deri në 45 ditë më së largu pritet të mbahen zgjedhjet në Kosovë.

Pra, më së largu është shtatori muaji kur mbahen zgjedhjet në vend.

Ndryshe, Haradinaj largimin nga ekzekutivi  e bëri pas ftesës që Gjykata Speciale ia bëri për ta intervistuar si i dyshuar i luftës.

 

Thaçi: Shqiptarët janë të lidhur emocionalisht me Amerikën, ky përvjetor është ndër më të veçantit për ne

Periskopi.com Lajme

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, uroi për përvjetorin e 243-të të pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Thaçi shkroi se çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që të jemi të lirë dhe të pavarur.

“Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë”, shkroi Thaçi.

Shkrimi i plotë i Thaçit:

Sot është ditëlindja e 243-të e Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Çdo 4 Korrik, Kosova dhe shqiptarët emocionalisht janë bashkë me Amerikën, vend dhe popull ky që kontribuoi shumë që ne të jemi të lirë dhe të pavarur. Ky përvjetor është ndër më të veçantit për Republikën e Kosovës, meqë përurojmë objektin e ri të Ambasadës së SHBA-së në Prishtinë, e cila është përjetësim i angazhimit amerikan në vendin tonë. Edhe pas shumë shekujsh, SHBA-ja mbetet udhërrëfyes i paqes dhe demokracisë në botë! HTH

Haradinaj: Vuçiq, Thaçi dhe Rama e diskutuan planin për ndarjen e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj ka thënë se ideja për korrigjimin e kufijve është mbyllur në Berlin.

“Aleksandër Vuçiq, Hashim Thaçi dhe Edi Rama me ndërmjetësimin e Federica Mogherinit e kanë diskutuar planin për ndarjen e Kosovës”, tha Haradinaj në tryezën e organizuar KDI.

“Mogherini nuk ka më kohë me udhëheq dialogun. Kam Simpati për të, por kush flet për kufijtë e Kosovës me ndonjë shtet tjetër është armik i vendit që unë e udhëheqë”, u shpreh Kryeministri, njofton Klan Kosova.

Përshëndetja e Thaçit me Merkel dhe Macron në Berlin

Periskopi.com Video

Pamje nga mbjellja e pemës nga Presidenti Thaçi

Periskopi.com Video

Kosnett i bën thirrje Kuvendit t’i votojë propozimet e Thaçit

Periskopi.com Lajme

Thaçi ka propozuar amandamente për Ligjin e OJQ-ve

Ambasadori i SHBA-së në Prishtinë Philip Kosnett, i ka bërë sot thirrje Kuvendit të Kosovës të votojë në favor të amendamenteve të propozuara nga presidenti Hashim Thaçi për Ligjin e OJQ-ve.

Ai në një postim në Twitter shkruan se një gjë e tillë nuk ka të bëjë me politikën, por me sigurimin e transparencës dhe parandalimit të keqpërdorimit të fondeve të donatorëve.

“I bëj thirrje Kuvendit së Kosovës që të votojnë në favor të propozimeve të Presidentit Thaçi për Ligjin e OJQ-ve. Kjo nuk ka të bëjë me politikën – ka të bëjë me sigurimin e transparencës dhe parandalimit të keqpërdorimit të fondeve të donatorëve.”, ka shkruar Kosnett në Twitter.

Ndryshe, presidenti Thaçi e ka kthyer në rishqyrtim ligjin për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, të miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës më 7 nëntor të vitit të kaluar. Kthimin në rishqyrtim të Ligjit Nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, presidenti Thaçi e ka bërë për shkak se disa nene të Ligjit për Lirinë e Asociimit në OJQ nuk janë në pajtim me Nenin 44 (1) të Kushtetutës dhe me praktikat më të mira ndërkombëtare për lirinë e asociimit.

Bazuar në këtë ligj të ri për organizatat joqeveritare, akti i themelimit të tyre duhet të vërtetohet edhe te noteri dhe për personat juridikë nuk është paraparë që akti themelues të nënshkruhet edhe nga përfaqësuesi i autorizuar i personit juridik.

Sipas Zyrës së Presidentit, praktikat e mira të regjistrimit të OJQ-së promovojnë procedura të thjeshta, të shpejta dhe pa pagesë, jo procedura të vështira. Po ashtu, në nenin 16 (2) të Ligjit nr. 06/L-043 për Lirinë e Asociimit në Organizata Joqeveritare, parashihet që shoqata duhet të themelohet nga të paktën shtatë persona, duke kufizuar kështu edhe lirinë e asociimit dhe duke rënë në kundërshtim edhe me vlerat dhe frymën e Kushtetutës, sepse shoqatat nënkuptojnë një grup vullnetar të personave me interesa, qëllime ose aktivitete të përbashkëta.

Praktikat e mira kërkojnë që për themelimin e shoqatës duhet të jenë të paktën 2 themelues, kurse deri më tash ato janë themeluar nga tre e më shumë persona dhe në vend që të avancohet kjo praktikë e mirë, me këtë nen krijohen vështirësi edhe për themelimin e shoqatave, për shkak të rritjes së numrit minimal të themeluesve.

Thaçi flet për shtëpinë e re dhe zbulon detaje nga darka me liderët

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, javë më parë i ftoi për një darkë në shtëpinë e tij të re, në periferi të Prishtinës, udhëheqësit e koalicionit qeverisës të vendit, dhe kryeministrin e Shqipërisë, transmeton Gazeta Metro.

Shtëpia e Thaçit, në Çagllavicë, është bërë objekt diskutimesh dhe akuzash në Kosovë.

Por sa ka kushtuar shtëpia e Presidentit të Kosovës?

Presidenti ka dhënë një përgjigje për Report Tv, në Shqipëri, por s’është se ka treguar shumë.

“Realisht, pas 20 viteve të angazhimeve të pasluftës, duhej që ta kisha një adresë, kështu që gjithçka është e raportuar në Agjencinë e Antikorrupsionit”, ka thënë  ai.

Presidenti ka thënë se gjithçka është transparente dhe se mund të verifikohet.

“Gjithçka është transparente dhe mund të verifikohet”, ka shtuar Thaçi.

Tutje ai ka thënë se është angazhim për familjen e tij me burimet e familjes së tij.

“Është një angazhim modest për familjen nga burimet e mia familjare”, është shprehur Thaçi.

Ai ka folur edhe për ndejën në shtëpinë e tij.

“Ishim dakordësuar edhe me kryeministrin e Kosovës, me kryeparlamentarin Veseli dhe me z. Limaj dhe z. Pacolli, kemi biseduar edhe me z. Rama dhe jemi dakordësuar që të takohemi në një ambient privat, kështu që unë kam qenë si mikpritës i nderuar”, ka thënë Thaçi.

Presidenti ka shtuar për mbrëmjen se ka qenë një ndejë e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe nw njw frymw të tolerancës.

“Ka qenë një ndenje e dinjitetshme, mirëkuptuese dhe në një frymë shumë tolerante, në diskutimin e të gjitha çështjeve që kanë qenë të arsyeshme në rrafshin edhe privat, edhe personal, por edhe politik e institucional”, ka shtuar Thaçi.

Në darkë thotë ai se është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv.

“Është diskutuar vetëm në rrafshin pozitiv për të gjitha çështjet dhe në asnjë rrethanë as ballafaques dhe as negativ për askënd”, ka treguar ai.

Thaçi është pyetur se si u tejkaluan tensionet mes tij e Haradinajt, apo mes Haradinajt e Ramës, në këtë ndenjë.

“Unë nuk kam parë ndonjë tension apo ndonjë ballafaqim mes kryeministrit të Kosovës dhe kryeministrit të Shqipërisë, madje mund të them se ka pasur një kimi që u ka funksionuar shkëlqyeshëm në atë takim, në atë bisedë sepse unë kam qenë si nikoqir shumë i heshtur dhe mendoj se hapat që janë ndërmarrë prej të dyja qeverive në takimet e fundit, janë hapa konkrete të një bashkëpunimi që po jep frytet e veta konkrete”, ka deklaruar Thaçi.

Thaçi: Pas gjenocidit serb në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike

Periskopi.com Lajme

Presidenti Hashim Thaçi ka kujtuar masakrën e Reçakut në 20 vjetorin e saj.

“Para 20 vjetësh, Reçaku hyri në historinë e Kosovës si simbol i sakrificës dhe martirizimit për lirinë që e gëzojmë sot. 15 janari i vitit 1999 ishte një ditë shumë e rëndë për Reçakun dhe tërë Kosovën, por ishte edhe një kthesë e madhe në ndërkombëtarizimin e luftës së drejtë të popullit tonë. Pas gjenocidit të ushtruar nga forcat serbe në Reçak, u zgjua tërë bota demokratike dhe vuri në lëvizje gjithë diplomacinë ndërkombëtare”, ka shkruar Thaçi

Ai ka shtuar se për krimet që forcat policore dhe ushtarake serbe i kanë kryer në Kosovë, një ditë do të japin përgjegjësi.

“Por, sot e përgjithmonë, ne i kujtojmë dhe nderojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë e luftës sonë çlirimtare. Martirët dhe dëshmorët e Reçakut janë themeli i lirisë dhe pavarësisë së Kosovës”, ka përfunduar Thaçi.

 

Trump, Merkel dhe liderë të tjerë botërorë i shkruajnë Thaçit: Urime Viti i Ri

Periskopi.com Lajme

Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Presidenti i Gjermanisë, Frank – Ëalter Steinmeier, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, ai i Sllovenisë, Borut Pahor, i Këshillit Evropian, Donald Tusk, si dhe Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, janë vetëm disa nga figurat më të fuqishme botërore që e kanë uruar popullin e Kosovës për vitin 2019-të.

Urimet prej tyre i janë dërguar Presidentit të Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi.

Zyra për Media e Presidencës, e cila këtë vit nuk kishte lëshuar asnjë komunikatë rreth urimeve që i kanë ardhur presidentit Thaçi nga liderët botërorë, ka konfirmuar që Thaçi ka pranuar urime të shumta për popullin e Kosovës në këtë vit të ri.

“Për një vit të lumtur dhe të suksesshëm, presidenti Thaçi ka pranuar urime nga Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, Presidenti i Gjermanisë, Frank – Ëalter Steinmeier, Kancelarja e Gjermanisë, Angela Merkel, Presidentja e Kroacisë, Kolinda Grabar-Kitarović, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor. Presidenti ka pranuar urime për popullin e Kosovës edhe nga Presidenti i Këshillit Evropian, Donald Tusk, Sekretari Gjeneral i NATO-s, Jens Stoltenberg, Kryeministri i Japonisë, Shinzō Abe, ish-kryeministri britanik, Tony Blair. Po ashtu, ka pranuar urime për vitin 2019 edhe nga Familja Mbretërore e Danimarkës, nga Emiri i Shtetit të Kuvajtit, Sabah Al-Ahmed Al-Jabar Al-Sabah, si dhe nga kryeministra, kryediplomatë dhe përfaqësues të shteteve të ndryshme të botës”, thuhet në përgjigjen e Zyrës për Komunikim me Publikun të Presidencës.

Gëzohet ambasadori rus në OKB: Në tavolinën e Vuçiqit ishte ‘Serbia’, në atë të Thaçit vetëm ‘Thaçi’

Periskopi.com Lajme

Ambasadori i Rusisë në Serbi, Aleksandar Çepurin, ka thënë se në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën ishte shkruar “Serbia” në tavolinën para presidentit serb, Alkesandar Vuçiq, ndërsa, presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi kishte një tabelë para vetëm me emrin e tij.

Çepurin shkroi në Twitter se ky ishte prezantimi i duhur i folësit.

Mbrëmë në Këshillin e Sigurimit të OKB-së është zhvilluar debati në mes të kreut të shtetit kosovar, Hashim Thaçi dhe atij serb, Aleksandar Vuçiq rreth krjimit të Ushtrisë së Kosovës.

Atje, numri një i Kosovës tha se vendimi për Ushtrinë ishte i natyrshëm dhe se në Kosovë nuk ka ndodhur asgjë e jashtëzakonshme.

Kujtojmë se të premten Kosova miratoi pakon e ligjeve që e transformojnë FSK-në në Ushtri, njofton Klan Kosova.

Nënkryetarja e Parlamentit të Serbisë: Thaçi e Vuçiq po ‘ngulfasin’ popujt e tyre

Periskopi.com Lajme

Gordana Čomić, nënkryetarja e Parlamentit të Serbisë që vjen nga Partia Demokratike e Serbisë, ka kritikuar presidentin e Kosovës Hashim Thaçi dhe atë të Serbisë, Aleksandar Vuçiq se po krijojnë ide të ndryshme për të dy shtetet tek populli i tyre, por në të njejtën kohë nuk po i lënë të flasin.

Čomić e cila është duke marrë pjesë në panelin për dialogun mes Kosovës dhe Serbisë në kuadër të Forumit të Sigurisë që po mbahet në kryeqytetin e Serbisë, ka kritikuar dy liderët që kanë marrë në dorë bisedimet dhe dialogun se po bëjnë vetëm një performancë dhe asgjë më shumë. Dhe kjo sipas saj po bëhet me një qëllim; që mos ta lënë popullin e tyre të flas.

“Politikanët tanë, sidomos dy kryesorët, po shtiren kinse po dialogojnë. Por ata nuk po dialogojnë por vetëm po i shtrëngojnë duart mes vete. Ata me qëllim duan ta lënë veten si kryeprotagonist dhe popujt të mos flasin, në fakt të mos u lihet zë. Mendoj se shoqëritë tona janë gati, të dyja, që të flasin e të pajtohen. Por ky zë nuk po dëgjohet dhe kjo mendoj se po bëhet me qëllim”, ka thënë Čomić, raporton Insajderi.

Sipas saj është e pritshme që dy shoqëri, ajo serbe e mendon Kosovën si zemër të Serbisë dhe ajo kosovare i sheh disa qytete brenda tyre si jo të tyre, pasi që kështu u është thënë.

“Çfarëdo që këto dy shoqëri kanë pasur për të thënë nuk u është lejuar. Edhe atëherë kur është u lejuar, zëri i tyre nuk është dëgjuar aq shumë. Tash e çdo ditë ky zë po shtypet”, ka thënë Čomić.

Presidenti Thaçi nga Armenia: Kosova nga vëzhguese në anëtare e asocuar në Frankofoni

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka njoftuar për lajmin e mirë për Republikën e Kosovës,  anëtarësimin e asocuar në Organizatën Ndërkombëtare të Frankofonisë .

Presidenti Thaçi po qëndron në Armeni me ekipin kosovar, ndërsa pas pranimit ka shprehur falënderim ndaj shteteve anëtare për përkrahjen e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme.

Ky është postimi i plotë:

“Lajmi i mirë i radhës për Kosovën vjen nga Armenia. Nga vëzhguese, Kosova u bë anëtare e asociuar e Organizatës Ndërkombëtare të Frankofonisë. U jemi mirënjohës shteteve anëtare për afirmimin e Kosovës në familjen frankofone dhe për mbështetjen e vazhdueshme të tyre. HTH”/Periskopi/.

Kur nisën të ftohen serizoisht raportet Thaçi – Haradinaj për shkak të kufijve. Dëgjoni këto deklara

Periskopi.com Video

Thaçi udhëton për në Gjenevë, merr pjesë në takimin e liderëve në Forumin Ekonomik Botëror

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ka udhëtuar për në Gjenevë të Zvicrës, ku do të marrë pjesë në takimin dyditor të liderëve me temë “Dialogu strategjik për Ballkanin Perëndimor”.

Sipas kumtesës për media dërguar nga Zyra e Presidentit, në këtë forum, pjesëmarrësit do të diskutojnë gjerësisht rreth modaliteteve për nxitjen e bashkëpunimit ndërmjet politikë bërësve në dobi të një Ballkani të qëndrueshëm. Duke identifikuar sfida dhe objektiva të përbashkëta, pjesëmarrësit do të diskutojnë edhe sesi bashkësia ndërkombëtare përmes bashkëpunimit publiko-privat mund të mbështesë rritjen dhe stabilitetin në rajon.

Në mesin e liderëve të tjerë pjesëmarrës janë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Kryeministri i Kroacisë, Andrej Pllenkoviq, Presidenti i Sllovenisë, Borut Pahor, Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, Ministrja e Mbrojtjes së Gjermanisë, Ursula von der Leyen, Ministri i Jashtëm i Turqisë, Mevlüt Çavuşoğlu, Ministrja për Presidencën Bullgare të Këshillit të Bashkimit Evropian 2018, Lilyana Pavlova, Zëvendëssekretarja e Shtetit dhe Zëvendësdrejtoresha Politike në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme të Zvicrës, Krystyna Marty, njëherësh ish-Ambasadore e Zvicrës në Kosovë, Ministri i Punëve të Jashtme dhe Çështjeve Evropiane të Sllovakisë, Miroslav Lajčák, Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, etj.

Gjithashtu, në cilësinë e nikoqirëve do të jenë Klaus Schëab, themelues dhe drejtor ekzekutiv pranë Forumit Ekonomik Botëror, ish-Ministri i Jashtëm i Norvegjisë, Børge Brende, president dhe anëtar i bordit drejtues në Forumin Ekonomik Botëror, si dhe Martina Larkin, Drejtoreshë e Departamentit për Strategji Rajonale, Evropë dhe Azi, si dhe anëtare e komitetit ekzekutiv të Forumit Ekonomik Botëror.

Ky takim i liderëve në Gjenevë vjen pas dialogut aktual mbi të ardhmen e rajonit të Ballkanit Perëndimor.

Thaçi: I am very proud që e kam udhëheq UÇK-në

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, ka thënë se ndjehet shumë krenar që ka udhëhequr me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, kur është pyetur se a frikësohet nga Gjykata Speciale.

“Unë tash e tri dekada ballafaqohem me Serbinë. I am very proud (jam shumë krenar) që e kam udhëheq UÇK-në”, ka thënë ai në një konferencë për media.

“Politika duhet ta bëj punën e saj dhe të mos ndërnyjë në drejtësi – në anën tjetër vlerat e UÇK-së nuk mund t’i cenojë askush”.

Thaçi ka thënë se nëse klasa politike kosovare nuk është unike sa i përket temës së liberalizimit të vizave, atëherë ky liberalizim mund të shtyhet deri më 2020.

Ai e dha këtë deklaratë në një konferencë për media pas kthimit të tij nga Nju Jorku ku ndodhej në kuadër të punimeve të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së, ku edhe ishte takuar me zyrtarët më të lartë të SHBA-së, atyre evropianë dhe të OKB-së.

“Thërras të gjithë politikanët dhe partitë politike në vend që të kemi një kontinuitet dhe qëndrim që përgjegjshëm dhe të disiplinuar që me një zë të flasim për domosdoshmërinë e liberalizimit të vizave në një afat sa më të shkurtër kohor prej disa muajsh”, ka thënë ai.

“Nëse ndodh e kundërta rrezikojmë që i gjithë procesi të shtyhet deri në vitin 2020”.
“Nëse ne jemi unik, kjo e arritur rezulton e përmbyllur në muajt e ardhshëm”.
Thaçi riktheksoi se opinionet e ndryshme sa i përket progresit të vendit rrezikon që ta shtyjë liberalizimin e vizave deri në vitin 2020, dhe se kjo është në duart e vetë kosovarëve.

“Nëse kemi opinione dhe zëra të ndryshëm dhe dallime sa i përket progresit, për interesa publikë ditorë atëherë liberalizimi rrezikohet deri në vitin 2020”.

“Vendimi për liberalizim të vizave është në duart tona”.

“Askush prej nesh nuk ka të drejtë të rrezikojë liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës”.

Ai poashtu, ka folur edhe për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

Thaçi ka thënë se në Asambleja e përgjithshme e Interpolit që do të mbahet në Dubai ka rëndësi të madhe për Kosovën.

“Anëtarësimi i Kosovës në Interpol do të rrisë përgjegjësinë edhe më tepër të vendit tonë në luftën kundër terrorizmit, migrimit ilegal dhe të gjitha gjërat tjera negative. Andaj i ftoj edhe njëherë të gjithë përfaqësuesit e shteteve që ta mbështesin Kosovën për anëtarësim në Interpol”, tha presidenti Thaçi.

Anëtarësimi i Kosovës në Interpol sipas tij do të jetë në interes të të gjitha shteteve anëtare të Interpolit.

Ai tha se gjatë qëndrimit në Nju Jork  ka zhvilluar shumë takim me diplomatë të huaj dhe se ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Interpol.

“Është një synim që do duhej të na bashkonte te gjithë neve, është interes  shtetëror i Kosovës, është interes strategjik i shtetit tonë”, tha ai.

 

Thaçi – Haradinajt: Thonit se do luftojmë edhe për kufirin me Malin e Zi, por e votuat

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar deklaratat e kryeministrit të Kosovës, Ramush Haradinaj i cili ka thënë se ndryshimi i kufijve nënkupton luftë.

Thaçi ka thënë se të gjithë bartësit e institucioneve të Kosovës, janë për dialog me Serbinë. Ka thënë se koha e luftës ka përfunduar në vitin 1999, shkruan Periskopi.

Madje Thaçi thotë se ‘thonin se do të luftonin edhe për kufirin me Malin e Zi por e votuan demarkacionin në mënyrë mjaft emocionale.

Kështu u pergjigj Thaçi në pyetjen e gazetarit: Si i komentoni deklaratat e Haradinajt se kufiri ndryshohet vetëm me luftë:

“Kushdo që përmend luftërat e di që ajo punë është kryer ajo punë në vitin 1999. Dojshin me luftu edhe për kufirin me Malin e Zi por më pas e votuan në mënyrë emocionale. Askush në Kosovë, nuk dëshiron kthim prapa, edhe zoti Haradinaj e Veseli janë mbështetës të dialogut dhe mbështetës të rrugës së Kosovës drejt NATO’s dhe OKB’së”, ka thënë Thaçi, shkruan Periskopi.

Thaçi ka thënë se pajtohet me ‘zërat që kërkojnë njohjen e Kosovës nga Serbia, menjëherë’, por lë të kuptohet se kjo është e pamundur pa dialog.

“Së bashku me partnerët tanë arritëm në këtë fazë këtu ku jemi, jemi njohur nga 115 shtete të botës dhe jemi anëtarësuar në shumë e shumë organizata ndërkombëtare. Të gjithë jemi të vetëdijshëm se stabiliteti i plotë dhe afatgjatë i Kosovës është pashmangshëm i lidhur me anëtarësimin e Kosovës si shtet në OKB, NATO, BE dhe të gjitha institucionet tjera ndërkombëtare. Kosova do të jetë shtet funksional duke qenë anëtare e NATO’s, duke qenë në OKB. Duhet të jemi të vetëdijshëm se këto qëllime nuk do t’i arrijmë pa ndërtuar një perspektivë të fqinjësisë të mirë, duke marrë parasysh edhe fqinjësinë e mirë me Serbinë dhe që do nënkuptonte arritjen e marrëveshjes ligjërisht të obligueshme. Ka tendenca që Serbia duhet ta njohë Kosovën, menjëherë, pajtohem, por dua të potencoj në formë të drejtpërdrejtë dhe mënyrën më të sinqertë të mundshme se sot një gjë të tillë Serbia nuk po e bën.  Dikush mendon se Rusia do ta tërheq veton nga Këshilli i Sigurimit për Kosovën, as kjo nuk po ndodh dhe nuk po shoh as edhe ndonjë përpjekje që dikush mund ta bindë Rusinë për një gjë të tillë”, ka thënë ai, transmeton Periskopi.

Thaçi ka thënë se janë të paqëndrueshëm zërat që thonë se marrëveshja  mes Kosovës dhe Serbisë do të sjellë destabilizim.

Po përhapin shqetësim apo frikë për gjoja destabilizim të rajonit apo ndarje etnike në Kosovë, e ritheksoj për cdo marrëveshje Kosovë – Serbi, do ta ruajmë mënyrën e jetesës së multi etnicitetit.  Nuk ka asnjë panik, frikë, shqetësim tek vendet e rajonit në rast se Kosova arrin të bëjë marrëveshje me Serbinë për njohjen reciproke. Zërat që thonë se arritja e marrëveshjes destabilizon rajonin, janë të paqëndrueshem, në asnjë rrethanë nuk do të meren parasysh”, ka thënë ai./Periskopi/

Thaçi do të takohet me presidentin Trump, diskutojnë edhe për korrigjimin e kufijve

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, në fillim të javës së ardhshme do të takohet me Presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Nga burime diplomatike mësohet se Thaçi dhe Trump do të flasin për iniciativën e përkrahur nga SHBA-ja për korrigjimin e kufijve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Një gjë e tillë ishte krejtësisht e pritur pas deklaratave të dhëna ditë më parë nga këshilltari për siguri i presidentit Trump, John Bolton.

Në një konferencë me gazetarë në Kiev të Ukrainës, Bolton kishte thënë se politika amerikane është që, nëse të dyja palët mund të punojnë me njëra-tjetrën për të arritur një marrëveshje, SHBA-ja nuk përjashton korrigjimet territoriale.

Presidenti Thaçi dhe presidenti amerikan, Donald Trump, mësohet se do të bisedojnë edhe për marrëdhëniet bilaterale dhe zhvillimet në Ballkanin Perëndimor, me theks të veçantë për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë për arritjen e marrëveshjes paqësore.

 

Abdixhiku: Thaçi është në panik

Periskopi.com Lajme

Deputeti Lumir Abdixhiku thotë se vërsulja e Thaçit ndaj opozitës, tregon se ai është në panik.

Kështu shkruan Abdixhiku në Facebook:

Nervozizmi i Hashim Thaçit e vërsulja e tij ndaj opozitës është veçse shenjë e panikut. Panik që buron nga mobilizimi i opozitës, shoqërisë kosovare e secilit kontribuues tjetër të Republikës.

Kosova nuk rrezikohet nga veprimet e opozitës për mbrojtje territoriale. As nga uniteti i gjërë shqiptar. Ajo rrezikohet nga pazaret për ndarje të Kosovës me Aleksandrin e Beogradit. Rrezikohet nga një lider që nën hijen Speciales është i gatshëm të falë territor. Rrezikohet nga një President që krahason shtetin e vet të pavarur me krahina në Abkhazi e Oseti; që në thellësinë e paditurisë zhvlerëson 114 njohje shtetërore, mendimin vulë të GJND-së, e secilën përpjekje tjetër 30 vjeçare për shtet e sovranitet.

Kosova rrezikohet nga kërkesat naive ndaj ndërkombëtarëve “na lini vet se problemet i zgjidhim ne me Serbinë e Aleksandrin” – sepse “ui ar not problematik gajs”. Qëkur shqiptarët qenkan më mirë vet në përballje me agjendat e Serbisë së Madhe e qëkur Serbia s’qenka problematike?! Këso qëndrime, këso plane, këso deklarime naive i kanë zënë në befasi edhe aleatët më të mëdhenj të Kosovës – nga Gjermania në Britani, nga Britania në SHBA.

Javën që vjen, rezoluta parlamentare e opozitës, e mbështetur tashmë edhe nga partitë të pozitës, e deligjitimon përfundimisht përfaqësimin e tij anti-republikan. Kjo rezolutë e fundosë mirë e fort – para Kosovës e komunitetit ndërkombëtar bashkë – projektin e ndarjes. Shqiptarët, në shumicë absolute, si rrallëherë më parë kalojnë vijat partiake e flasin me një zë. Zë që dërgon projektet e Hashimit e Aleksandrit në harresë historike. Zë që thotë mirë e qartë se ndarje nuk ka!

 

Intervista e plotë e Rugovës më 1994  të cilën po e citon Thaçi

Periskopi.com Lajme

Pos presidentit aktual Hashim Thaçi, i cili në vazhdimësi po deklaron se duhet të ketë korrigjim të kufijve me Serbinë, 23 vjet më parë, në janar të vitit 1994, edhe ish-presidenti, tashmë i nderë Ibrahim Rugova, kishte folur për opsionin e shkëmbimit të territoreve me Serbinë.

“Ndarje të Kosovës-JO, këmbim territoresh-PO”, ky ishte titulli i intervistës së botuar në Gazetën “Zëri”, e cila ishte realizuar me ish-kryetarin Rugova atë kohë

Në këtë intervistë Rugova ndër të tjera flet edhe për mundësinë e shkëmbimit të territoreve me Serbinë, me ç’rast e sheh të arsyeshëm opsionin e ndërrimit të Leposaviqit dhe disa qyteteve në veri (të banuara me serbë), me Luginën e Preshevës.

“Edhe në mund të bëjmë kësi lloj pazari. Aq më tepër kur kemi legjitimitetin historik, etnik, juridik dhe politik mbi Kosovën. Nuk duhet harruar se Kosova ka qenë njësi konstituive e Federatës Jugosllave. Megjithatë, po e përsëri se për ne është e papranueshme ndarja e Kosovës. Mund të bëjmë vetëm këmbim territoresh, ashtu që për Leposaviqin dhe disa territore në veri të Kosovës të banuara me shumicë serbe, të fitojmë Preshevën dhe viset e tjera në Serbinë Jugore, të banuara me shumicë shqiptare”, ishte shprehur Rugova gjatë intervistës për “Zërin”.

Në vazhdim mund ta gjeni të plotë intervistën, e cila ishte realizuar para 23 vjetësh.

Thaçi: Ja edhe deklarata e Rugovës lidhur me ‘pazaret’ e shkëmbimit të territoreve me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi sërish ka shkruar për intervistën e presidentit të ndjerë, Ibrahim Rugova, i cili më 1994 ishte shprehur pro shkëmbimit të territoreve.

Ai nuk është habitur fare me reagimin e disa ish-bashkëpunëtorëve të Rugovës, të cilët janë munduar ta mohojnë këtë.

“E pritshme! Me përjashtime të vogla, disa prej atyre që e promovojnë veten si bashkëpunëtorë të Presidentit Ibrahim Rugova, po vërtetohet që atëherë, as nuk i kanë dëgjuar, as nuk i kanë kuptuar qëndrimet dhe deklaratat e tij. Së paku, le ta bëjnë një gjë të tillë sot”, ka shkruar ne profilin e tij ne Facebook.

Thaçi po ashtu ka postuar një pjesë të intervistës të Rugovës, duke nënvizuar fjalët ku Rugova shprehet kundër ndarjes, por thotë se mund të ketë ndonjë pazar për shkëmbim te territoreve.