Bitiset Nisma: Vjosa Osmani e shpall të shuar në Kuvend Nismën Socialdemokrate

Periskopi.com Lajme

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, sapo e ka shpallur të zhdukur dhe joekzistent grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate pas vendimit të deputetit Haxhi Shala që të kalojë në grupin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK). 

Deputeti Shala kishte qenë në mes të një situate kontroverse në muajin e kaluar kur i duhej të votonte Qeverinë Hoti. Shala kishte thënë se është bindur për votën e tij vetëm nga Ramush Haradinaj dhe presidenti Thaçi.

Dhe, duket se marrëdhënia e mirë me Haradinajn dhe e keqe me ish kreun e tij të partisë, Fatmir Limajn, ka bërë që ky deputet të ndërrojë anë, shkruan Periskopi.

Ai ka braktisur grupin parlamentar të Nismës Socialdemokrate duke kaluar në AAK, gjë që e ka shuar efektivisht këtë grup parlamentar.

Tashmë, shumë të drejta do t’i merren Nismës Socialdemokrate në Kuvend dhe këtë e komunikoi vetë kryetarja e Kuvendit Vjosa Osmani.

 

Shala: Gabim i madh nëse Kurti s’e pranon vendimin e Kushtetueses

Periskopi.com Lajme

Shefi i grupit parlamentar nga Nisma Socialdemokrate, Haxhi Shala, ka thënë se do të ishte gabim i madh nëse Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk e pranon vendimin e Gjykatës Kushtetuese që pritet të shpallet në ditët në vijim.

Në edicionin Special në Klan Kosova, ai ka thënë se deklaratat e Presidentit Hashim Thaçi dhe Kryeministrit në detyrë Albin Kurti para shpalljes së vendimit të Kushtetueses mund të perceptohen si presion, por sipas tij, gjyqtarët e këtij organi nuk do të duhet të bien pre e këtij presioni.

“Mendoj se nuk u nevojiten institucioneve as deklaratat e Presidentit Thaçi dhe as të Kryeministrit në detyrë Kurti sepse të gjitha këto mund të nënkuptohen si një lloj presioni ndaj Gjykatës Kushtetuese”.

Në emër të Nismës, Shala ka theksuar se ky subjekt politik do ta respektojë çdo vendim të Kushtetueses. Sipas tij, “në qoftë se ka palë që nuk i respektojmë ato, atëherë çfarë shteti jemi”.

“Ky është organi më i lartë shtetëror dhe duhet ta respektojmë, por ne duhet të presim sepse nëse komentojmë atëherë do të shihet si presion. Partitë politike duhet ta pranojnë çdo vendim të Kushtetueses”.

“Unë besoj se edhe VV do ta pranojë çdo vendim të Kushtetueses, por të gjitha këto deklarime janë një lloj presioni”.

“Nëse [VV] nuk e pranon, besoj se bën një gabim të madh Kurti në politikë”.

“Gjyqtarët [e Kushtetueses]] nuk do të duhej të ndikohen nga deklaratat e Kurtit ose Thaçit. Mendoj se edhe kjo thirrje e Kushtetueses për mos-presion është gabim sepse perceptohet si një lloj frike”.

“Ata nuk guxojnë të bien pre e deklaratave të politikanëve. Unë besoj 100 për-qind në vendimin e tyre sepse aty janë 9 gjyqtarë dhe do ta marrin një vendim në përputhje me Kushtetutën”.

Shala i Nismës: Virusi shpresa po largohet sot nga Kosova

Periskopi.com Lajme

Haxhi Shala i Nismës, ka thënë se Kosova po përballet me ‘virusin korona’ dhe ‘virusin shpresa’ derisa thotë se ky i fundit po largohet sot nga Kosova.

“Virusi shpresa po largohet sot, andaj krizën të cilën e keni shkarkuar qeveria e shpresës ne si Nismë dhe Kuvendi i Kosovës sot do t’i jap epilogun e vet dhe nga sot Nisma e mbështet dhe është pro mocionit të ngritur nga LDK”, ka thënë Shala./Periskopi.

Deputeti i NISMA-s: Duket se rrugët e Albin Kurtit me Amerikën janë ndarë

Periskopi.com Lajme

Deputeti i NISMA-s, Haxhi Shala ka thënë se Albin Kurti ende pa ardhur në qeveri u ka premtuar amerikanëve largimin e taksës.

Shala,  në RTV Dukagjini thotë se amerikanët kanë respektuar qëndrimet e Haradinajt për taksën, derisa ishte kryeministër.

“Siç duket Kurti është zotuar para amerikanëve se do ta largojë taksën pasi të formohet qeveria e re. Kjo nuk ndodhi, dhe amerikanët nuk i duan njerëzit me dy fytyra”.

Deputeti i NISMA-s thotë se rrugët e Kurtit me Amerikën duket se janë ndarë, përcjell Telegrafi.

“Edhe në takimin e Mynihut Kurti nuk pati asnjë takim me amerikanët derisa partnerët e tij nga LDK dhe Presidenti po ashtu patën mjaft takime me zyrtarë të SHBA”.

Shala thotë se taksa do ta rrëzojë Qeverinë Kurti pasi sipas tij LDK nuk është e interesuar të qëndrojë në një qeveri që ka raporte të acaruara me SHBA-të.

Anëtari i Komisionit për Integrime Evropiane thotë se revanshi I Qeverisë Kurti ndaj ambasadorëve me qëllim të emëroj njerëzit e saj do ta pengojnë liberalizimin e vizave.

“Largimi i njerëzve nga puna dhe i ambasadorëve janë elemente që merren parasysh nga ndërkombëtare. Kjo parti nuk po e zhvillojnë shtetin por po tentojnë ta kapin”, tha Shala.

 

Shala-Kurtit: Pse po strukesh kur po flitet për Specialen, je ai që ke thënë se s’do t’i dorëzosh ushtarët e UÇK-së

Periskopi.com Lajme

Shefi i Grupit Parlamentar të Nismës Socialdemokrate Haxhi Shala ka kritikuar ashpër lidhjen e koalicionit në mes LV-së dhe LDK-së duke i kujtuar mandatarit për kryeministër qëndrimet kontradiktore karshi çështjeve politike në vend, si dhe partnerit të tij qeverisës, LDK-së.

Nëse për asgjë tjetër, patjetër që kjo qeveri do të mbahet mend për shpejtësi të marrëveshjes për programe e stërzgjatje për ndarje të pozitave.

‘Më shumë se bashkëpunimin e keni synuar dominimin dhe kjo do të manifestohet me probleme gjatë qeverisjes”, tha Haxhi Shala i Nismës Socialdemokrate.

Si u bë normale  që dy monarkë siç e quanin njëri-tjetrin sot të bëhen bashkë”, tha Shala.

Shala i ka rikujtuar Kurtit edhe deklaratat kundër Gjykatës Speciale.

“Pse po strukesh kur po flitet për këtë temë, a je ai që ke thënë se ushtarët e UCK-së, nuk do të dorëzohen në këtë gjykatë./Periskopi/

Shala për LDK-VV: Koalicioni i ‘shpresës’ që po vrapon pas pozitave

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala thotë se dy partitë që po synojnë formimin e institucioneve, janë duke vrapuar pas pozitave të individëve, e jo për të mirën e Kosovës. Sipas tij, kjo marrëveshje nuk do të arrihet.

Ai për KP thotë se Lëvizja Vetëvendosje e Lidhja Demokratike e Kosovës,  që dolën të parat në zgjedhjet e 6 tetorit, janë duke u vonuar në formimin e institucioneve.

“Siç po shihen deri më tani këto dy parti jo vetëm me elektoratin, tërë Kosovën e kanë gënjyer me premtimet e veta, sepse po vjen një qeverisje e “shpresës”. Ku po shihet se nga qeverisja e “shpresës” nuk ka asgjë tjetër veç se të dyja partitë janë duke vrapuar pas pozicioneve për individë dhe ka mbetur këtu ku ka mbet Kosova. Duhet që sa më shpejt të dy partitë t’i thërrasin ndërgjegjes dhe të krijojnë institucionet”, thotë ai.

Sipas tij, Kosovën e presin zhvillime me shumë vështirësi, si anëtarësimi në organizata ndërkombëtare, e po ashtu edhe zhvillime në vend, kështu që të dyja partitë, LVV e LDK janë duke u vonuar në formimin e institucioneve të vendit, pavarësisht se kanë marrë besimin e qytetarëve.

Ai thotë se kjo marrëveshje nuk do të arrihet.

“Unë mendoj që nuk do të ketë marrëveshje brenda këtyre dy partive, sepse dy partitë nuk janë duke i besuar njëra-tjetrës dhe janë vetëm duke e shtyer sot për nesër. Por edhe Kurti nuk është i gatshëm që të merr këtë qeverisje në këtë situatë të vendit”, shton ai.

Në zgjedhjet e 6 tetorit, koalicioni Nisma Socialdemokrate-Aleanca Kosova e Re, ani pse me vështirësi ka siguruar gjashtë ulëse në Kuvendin e Kosovës.

Shala i Nismës: Nuk ia vlen të jemi pjesë e Qeverisë së Albin Kurtit

Periskopi.com Lajme

Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu këmbëngul se partia e Fatmir Limajt nuk do të jetë pjesë e qeverisjes Kurti, derisa thotë se për ta ende vlen rezultati i KQZ-së ku Nisma është nën prag. Ndërkohë, anëtari i kryesisë së Nismës, Haxhi Shala, thotë se në këtë parti nuk e kanë diskutuar fare këtë çështje.

“Asnjëherë në organet e VV-së nuk është trajtuar çështja e përfshirjes apo jo të Nismës. Unë besoj që edhe ky subjekt politik ka marrë mesazh të qartë nga qytetarët të cilët e ndëshkuan për shkak të keqqeverisjes në koalicionin PAN. Për bindjen time natyrisht kjo i takon organeve të VV-së, por një subjekt i tillë nuk do të duhej të përfshihej në qeverisjen e ardhshme. Nuk mund të paragjykoj situatën, nga QNR ne marrim informacione se Nisma zbret me vota. Në qoftë se i ka pasur 23 vota mbi prag, tashmë është diku 14”, thotë ajo.

Nga radhët e Nismës, anëtari i kryesisë, Haxhi Shala thotë se këtë çështje ende nuk e kanë diskutuar në parti, por sipas tij nuk ia vlen që të jenë pjesë e ekzekutivit në krye me Albin Kurtin.

“Ende nuk e kemi diskutuar në parti, por nuk ia vlen që të jemi pjesë e qeverisë së Albin Kurtit”, thotë Shala. /Periskopi/

Me gojëhapur mbetet Nisma nga vendim i Gjykatës Supreme për votat e diasporës: E shkelën ligjin

Periskopi.com Lajme

Gjykata Supreme ka miratuar si të bazuar ankesën e Lëvizjes Vetëvendosje që të ndryshohet vendimi i Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa me të cilin ndalohej numërimi i 4639 zarfe me vota të ardhura nga jashtë Kosovës.

Ndaj këtij vendimi ka reaguar Nisma Socialdemokrate.

Hashi Shala i kësaj partie në një prononcim për Perisksopin tha se se veprimi i Gjykatës Supreme  nuk do koment.

Ai tha se Gjykata Supreme ka shkelur ligjin me këtë vendim.

“Nuk do koment ky veprim sepse ligji thotë 24 orë para ditës së zgjdhjeve duhet të vijnë të gjitha fletvotimet me postë. Gjithçka që vjen mas 24 orëve është e jashtë ligjshme, jo vetëm për 24 orë por kanë me ardhë me ditë vonesë. Mendoj që edhe Gjykata Supreme e ka shkel ligjin në momentin që ka pranuar këto vota sit ë rregullta”, tha Shala në një prononcim për Periskopin

KQZ po ashtu ka reaguar ndaj këtij vendimi duke thënë se do ta zbatojnë aktgjykimin e  gjykatës për numërimin e votave të ardhura nga diaspora, por që sot nuk do të filloj numërimi i tyre e për shkak se do të bëhet vlersimi e tyre fillimisht.

Ndërkaq ditë më parë  PZAP kishte vendosur që këto vota të mos lejoheshin për numërim për shkak se kishin arritur me vonesë në Kosovë./Periskopi

Haxhi Shala për Periskopin: Pa asnjë dyshim, NISMA do të jetë pjesë e Kuvendit

Periskopi.com Lajme

Nisma vazhdon të mbetet në ethe, duke pritur përfundimin e numërimit të votave nga KQZ, ku këto vota do të jenë vendimtare nëse Nisma do të jetë në Kuvend.

Deri më tani  nga numërimi i votave të mërgatës koalicioni Nisma-AKR ka arritur t’i marrë 891 vota.

Ish-deputeti i Nismës, Haxhi Shala në një prononcim për Periskopin tha se partia e tij e ka kaluar pragun.

Ai tha se nuk e di saktë sa është për qindja, por që tashmë sipas tij ajo është e ditur se Nisma do të jetë në Kuvend, përcjell Periskopi.

“Ne kemi deklaruar qysh  në fillim se Nisma e ka kalu pragun, dhe se do të jetë pjesë e legjislaturës së 7 të Kuvendit të Kosovës. Kështu që pa dyshi edhe hiç pa heztim po them Nisma do të jetë pjesë e Kuvendit. Nuk e di saktësisht sa është përqindja sepse është Sekretari i Partisë merret me këtë, por kjo tashmë është e ditur”, është shprehur Shala për Periskopin.

KQZ po ashtu sot ka marrë vendim që të rinumërohen edhe 530 vendvotime, për shkak të parregullësive të cilat janë evidentuar në këto vendvotime./Periskopi

Shala: Një pjesë e policëve të veriut i raportojnë Serbisë

Periskopi.com Lajme

Haxhi Shala nga koalicioni Nisma-AKR ka vlerësuar se një pjesë e policëve në pjesën veriore të Kosovës nuk janë në krye të detyrës së tyre.

Shala në Zona Zgjedhore të Klan Kosovës madje tha se disa prej tyre i raportojnë dikujt tjetër, jo vetëm institucioneve kosovare.

“Mund të themi që në veri të Kosovës janë institucionet e sigurisë së brendshme,  policia dhe AKI-ja vepron në atë pjese. Nuk mund të themi se nuk ekzistojnë institucionet e sigurisë në atë pjese apo ajo pjese është e lirë dhe bëjnë çfarë të duan”.

“Nëse flasim se sa i kryejnë detyrat, mund të them se nuk jemi të kënaqur, as unë as qytetarët që jetojnë në atë pjesë”.

“Rekrutimin e atyre policëve e kemi bërë nga një organizatë që ka qenë më herët e instaluar në veri, e quanim Rojet e Urës. Ata ende janë të ndikuar nga mekanizmat ose nga Serbia dhe mund të themi që ata policë janë me uniformë të Kosovës por raportimin, ndoshta e bëjnë formalisht tek institucionet tona por janë në shërbim të Serbisë. Është  Është e rëndë por është diçka e vërtetë”.

Ai tha se një pjesë e policëve të veriut bashkëpunon me kondrabanduesit e asaj pjese, për çka sipas tij tregojnë edhe arrestimer e realizuara së fundmi.

 

 

 

Shala: Nisma do ta ketë prioritet çështjen e veteranëve të rremë, por nuk i përzihemi drejtësisë

Periskopi.com Lajme

Haxhi Shala i Nismës Social Demokrate ka thënë se përgjegjësinë për çështjen e veteranëve ka pasë Qeveria e atëhershme, transmeton Periskopi.

Ai thotë se atëherë ka pasë marrëveshje politike ndërmjet liderëve  për t’i bërë këto lista.

‘’Do ta kemi prioritet cështjen e veteranëve të rrme,  por do ta lëmë tek drejësia. Sepse nëse përzihemi, do të ishte e kotë’’, tha Shala./PERISKOPI/

 

 

 

Shala: Avni Arifi ndoshta shkoi në Berlin të flasë për biznes me Gjuriqin

Periskopi.com Lajme

Përplasjet mes zyrtarëve të partive në pushtet, Nismës Socialdemokrate dhe Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, po vazhdojnë.

Të enjten, deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Nismës, Haxhi Shala, ka sulmuar ish-këshilltarin e kryeministrit Ramush Haradinaj, Avni Arifi.

Shala ka zgjedhur fjalë të rënda për Arifin, tani ambasador i Kosovës në Emiratet e Bashkuara Arabe, teksa ka folur për takimin e raportuar në Berlin, mes Arifit dhe shefit të të ashtuquajturës Zyrë për Kosovën në Qeverinë e Serbisë, Marko Gjuriq.

“Nuk e di a kanë shkuar përfaqësuesit e AAK’së në Gjermani të bisedojnë për Kosovën, apo për biznes, me përfaqësuesit e Serbisë”, është shprehur Shala në DPD.

“Por, nëse qëndron se kanë biseduar për Kosovën, Avni Arifi duhet të shkarkohet”, ka deklaruar deputeti i Nismës.

 

Shala: Nitajt iu drejtova në cilësinë e analistit, të mos përdoren fjalët e çarshive

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala ka folur sërish për përplasjen virtuale që pati me deputetin e AAK’së, Muharrem Nitajn, pasi i tha që të mos përdor fjalë të çarshive, transmeton Periskopi.

Shala tha se Nitajt më shumë i ishte drejtuar në cilësinë e analistit se ne atë të deputetit të Kuvendit të Kosovës.

‘Ai ka përdor fjalë të qarshive. Ia kam kthy me fjalorin që e ka thënë ai. Por jo rrenc e shpifës. Jemi në politikë dhe nuk mund të udhëheqemi me fjalë të çarshive. Duhet të jemi rë matur me partnerët e koalicionit. Duhet të kemi kujdes sepse fjala jonë ka peshë dhe reagime. Në këtë debatr  e kam pa si analist e jo si politikan. Ka qenë reagim i momentit. Nu guxojmë të flasim fjalë të qarshive’’, tha Shala në Frontal.

Shala e ka mohuar se ekziston një krizë në mes të dy partive AAK-së dhe NISMA-s.

“Nuk ka krizë mes dy partive. Asnjëherë nuk ka pasur deri me tani. Vetëm nuk me kanë pëlqyer fjalët e Muharrem Nitajt”, deklaroi ai.

Postimi i plotë i Nitajt:

Përgjigje kolegeve nga Nisma (po te isha ne vendin tuaj kisha kerku falje)

I pashe disa reagime te kolegeve te Nisma-s, ne mesin e te cileve edhe te kolegut Haxhi Shala. Me vjen keq qe e paskan keqkuptuar prej fillimit e deri ne fund!

Nuk eshte mire qe fjalet te nxirren nga konteksti por mendimi i shperfaqur duhet te thuhet e te lexohet i plote dhe brenda logjikes.

Une nuk jam bere zedhenes i askujt por konstatimit se ka perplasje e mospajtime midis AAK-se e Nismas-s ne Qeveri dhe Nisma mund te votoi per rrezimin e qeverise, jam pergjigjur:

Ne nuk dijme cfare ka ne mendje as Limaj e as Veseli, por e dijme qe ne raportet zyrtare nuk ka mospajtime dhe se koalicioni eshte funksional.

Pikerisht ne sensin e cilesimit si thashetheme, kam thene se ka lloj lloj storiesh duke e permendur edhe llafin se Carshi po flet se Limaj do te kthehet ne PDK. (Dmth deri ketu shkohet)

Une keshtu e kam thene, dhe kjo s’ka te beje asgje me denigrimin e askujt. Me vjen keq qe perfundimet i keni nxjerre nga titujt e jo nga permbajtja!

Une po te isha ne vendin tuaj do te kerkoja falje!

Deputeti i Nismës Socialdemokrate, Haxhi Shala, e ka quajtur deputetin e AAK-së, Muharrem Nitaj, zëdhënës të shpifësve dhe mashtruesve.

Reagimi i deputetit Shala vjen pas deklaratës së deputetit të AAK-së se po flitet që kryetari i Nismës Socialdemokrate do të kthehet në PDK.

Shala, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “Nitaj sonte na tregoi se edhe në TV edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve”.

Postimi i plotë i Shalës:

Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë kombëtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë. H.SH.

 

 

 

Deputeti i Nismës i reagon Nitajt: Veç në Kosovë ndodh që një deputet të bëjë goditje të ulëta me fjalë të çarshive

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala ka reaguar ndaj deputetit të AAK-së, Muharrem Nitaj, i cili sonte ka thënë se “çarshia flet që Fatmir Limaj po kthehet në PDK”.

“Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë komëbtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj”, ka shkruar Shala në Facebook.

Postimi Shalës në Facebook:

Veç në Kosovë ndodh që një deputet në debat politik të një televizioni me frekuencë komëbtare shërbehet me fjalë të çarshive për të bërë goditje të ulëta, siç e tha Muharrem Nitaj. Ai sonte na tregoi se edhe në tv edhe në parlament, kur flet, si argument dhe bazë e fjalimeve të tij janë fjalët e çarshisë ose me thënë më shqip thashethemet, e bëhet zëdhënës i shpifësve e mashtruesve. Për keqardhje në çfarë niveli bie një deputet. Edhe një gjë Muharrem me i fol fjalët e çarshisë çka flitet për ju nuk ishi dal hiq ne tv po ne as nuk merremi e as nuk përdorim fjalët e çarshisë. Nuk jemi të tillë shyqyr që nuk jemi të tillë.

Shala: Ka përçarje në PDK, Kadri Veselit po ia bëjnë qejfin për kryeministër

Periskopi.com Lajme

Deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala, i ka komentuar deklarimet e nënkryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj, i cili tha sot se “vetëm Kadri Veselit, kur të bëhet kryeministër mund ta kthejë shpresën në këtë vend”.

Deputeti Shala ka thënë se “kurdo që PDK dëshiron zgjedhje, atëherë NISMA është më e gatshme se sa ata”.

Shala pati një shpjegim tjetër, për fjalët e Hoxhajt të bëra sot në Prizren.

Tha se e kupton faktin që një nënkryetar i partisë ta lavdërojë kryetarin, mirëpo sipas Shalës, kjo tregon që Kadri Veseli dhe Hashim Thaçi, janë në “luftë” njëri me tjetrin, dhe sipas deputetit të NISMA-s, kjo ka mund të jetë arsyeja pse është dashur të “fuqizohet Veseli brenda PDK-së”.

“Kurdo që ata dëshirojnë me shku në zgjedhje, na gati jemi. Madje, ma gati se ata. Por, unë deklaratën e Hoxhajt, më shumë po e shoh si tentim për ta fuqizuar Kadrinë (Veseli), për shkak se po duket që si ka punët mirë me Hashimin (Thaçin) dhe atij (Kadri Veselit), po i duhet një përkrahje më e madhe brenda PDK-së. Sidoqoftë, unë e kuptoj Enver Hoxhajn, se ai është nënkryetar i partisë dhe e ka detyrë me e lavdëru kryetarin”, ka thënë Shala për Gazetën Blic.

Deputeti i NISMA-s, ripsëriti që nëse PDK, është e gatshme që të shkohet në zgjedhje të jashtëzakonshme, atëherë sipas Shalës, kjo nuk paraqet problem aspak për partinë e Fatmir Limajt.

“Jo e them përsëri. Nëse PDK janë të gatshëm të shkojnë në zgjedhje, edhe ne jemi të gatshëm”, ka përfunduar deputeti i NISMA-s Socialdemokrate, Haxhi Shala.

Gjatë ditës së sotme, tubime përvec PDK-së, ka mbajtur edhe AAK-ja e Ramush Haradinajt.

Kryeministri i vendit ka mbajtur tubime me struktura të AAK-së, në Ferizaj dhe Kaçanik, teksa aty ka dhënë zotime për “rritje ekonomike në Kosovë”.

Për dallim nga Haradinaj, tubimi i PDK-së, në Prizren, ka qenë më thumbues karshi partive tjera të koalicionit.

Në këtë tubim, nënkryetari i PDK-së, Enver Hoxhaj, u shpreh se shpresa në Kosovë, mund ta kthehet vetëm nëse kryeministër bëhet Kadri Veseli.

“Në këtë drejtim, neve na duhet që si parti e shpresës, e besimit, e optimizmit, që ta rikthejmë besimin në shtet. Këtë punë mund ta bëjë vetëm PDK-ja, dhe këtë punë mund ta bëjë vetëm Kadri Veseli, kur të jetë kryeministër i Republikës së Kosovës”, tha Hoxhaj.

 

Shala: Në kushte të barabarta, edhe unë do të punësoja anëtar të Nismës

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Nismës, Haxhi Shala, ka thënë se në kushte të barabarta të aplikantëve për vende të punës do të favorizonte një anëtar të partisë së tij.

Ai ka arsyetuar këtë qëndrim në Interaktiv të KTV-së duke thënë se “ai vjen pas teje dhe të ka besuar e përderisa më ka besuar edhe unë ia besoj punën”.

“Në kushte të barabarta ndoshta mund të ketë përparësi. Në ato kushte që janë paraparë me ligj ndoshta mund të ketë përparësi, pse jo. Ai të ka besuar ty dhe vjen pas teje. Përderisa më ka besuar mua edhe unë ia besoj punën. Por gjithçka në kushte të barabarta, e jo ku nuk e meriton. Nëse është i barabartë pse të mos ketë përparësi”, ka deklaruar ai.

Ngjashëm me Shalën pati deklaruar edhe deputeti i AAK-së, Shkumbin Demaliaj, në të njëjtën studio. Ai pati thënë se po të ketë mundësi do të punësonte të gjithë anëtarët e partisë së tij.

Deputeti i pushtetit ofron dorëheqje pas formimit të Ushtrisë

Periskopi.com Lajme

“Nga sot, jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje. Misioni jem përfundon me bërjen e ushtrisë së Kosovë, ka thënë deputeti Haxhi Shala

Haxhi Shala nuk do ta harrojë kurrë datën 14 dhjetor.

Madje ai e konsideron vetën me shumë fat, që kjo datë e zuri atë si kryetar të Komisioni për Punë të Brendshme, Siguri e Mbikëqyrje të FSK-së.

Kjo pasi që atij i ra hise, që të prezantojë tri projektligjet, që Forcës së Sigurisë i dhanë mandat ushtarak.

Shala, tashmë është i gatshëm ta lë detyrën e deputetit.

“Nga sot, jam i gatshëm të jap edhe dorëheqje. Misioni jem përfundon me bërjen e ushtrisë së Kosovë, Haxhi Shala – Kryetar i Komisionit për Mbikëqyrje të FSK-së.

E shumë i emocionuar me atë se çfarë ndodhi në Kuvend, është edhe kryeministri Ramush Hardinaj.

Ish komandanti i UCK-së për Dukagjin, tha se Ushtria e Kosovës është e të gjitha komuniteteve që jetojnë në shtetin më të ri në Evropë.

“Kjo është ushtri e paqes, është ushtri e shqiptarve e serbve të kosovës e të gjithëve që jetojnë në Kosovë, është partnere”.

Por, pavarësisht kësaj Haradinaj zgjodhi të citojë një zyrtar të fuqishëm amerikan, për të treguar karakterin luftarak të FSK-së.

“Gjenerali Matis e ka një thanje për marinsat po ska edhe armik ma të keq…njëjtë është edhe për FSK”.

E para gazetarëve doli edhe lideri i Vetëvendosjes Albin Kurti.

Edhe ky u duk i gëzuar me transformimin e FSK-së, ndërsa tha se partia e tij kontribuoj shumë me amendamente në këto ligje.

Përmendi amendamentin ku përmendet sovraniteti i Kosovës dhe amendamentin tjetër, ku është hequr kufizimi prej 5 mijë ushtarësh për FSK-në.

“Kemi fitu ministrinë e mbrojtejs, është avancue forca e sigurisë së Kosovës, drejt ushtrisë së shteti. Është e domosdoshme këtë avancim formal e juridik, ta përcjellim edhe me përkushtim buxhetor, ta ngrimism edhe kapacitentin vetëmbrojtës”.

E pak fjalë tha edhe kreu i Kuvendit, Kadri Veseli.

Ky tha se ushtria e Kosovës, do të jetë partner i aleatëve ndërkombëtar.

“Kemi kriju ushtrin e partneritet me NATO i flënderojë Amerikën, ushtria e Kosovës do të jetë ushtria e partneriteti”.

Veseli, kërkojë angazhim nga të gjithë që Forca e Sigurisë së Kosovës të plotësojë mandatin e dhënë me këto tri ligje, të votuar në Kuvendin e Kosovës.

 

Shala: I gatshëm të jap dorëheqje nga posti i deputetit, sot përfundoi misioni im

Periskopi.com Lajme

Kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala ka thënë se nga ky moment është i gatshëm të japë dorëheqje nga posti i deputetit – raporton Periskopi.

Me formimin e Ushtrisë së Kosovës, ai tha se ka përfunduar misionin e tij.

“Falendëroj edhe kryetarin e partisë që ka insistuar që unë të jem në këtë komision”, tha ai.

Shala si kryetar Komisioni ka prezantuar projektligjet para deputetëve./PERISKOPI

 

 

 

​Shala uron ministrin e ardhshëm të Mbrojtjes, Rrustem Berishën

Periskopi.com Lajme

Në arsyetimet e amendamenteve për projektligjin e formimit të ushtrisë që i ka bërë kryetari i komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, ka thënë se të gjitha rekomandimet janë në pajtim me ligjet dhe Kushtetutën e Kosovës.

Ai  tutje, ka uruar dhe ministrin e ardhshëm të Mbrojtjes, Rrustem Mustafa.

“Ministër Berisha, urime, nga sot do të jesh ministër i Mbrojtjes, nuk do të jesh ministër i FSK-së…    Gjatë punës së grupeve punuese kanë dalë 45 amendamente për të cilat është dhënë opinioni nga komisionet e përhershme të Kuvendit të Kosovës, të gjitha janë në pajtim me kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi, ftoi të gjithë deputetët të votojnë për miratim këtë projektligj me amendamentet e rekomanduar”, ka thënë Shala.

Seanca plenare për formimin e ushtrisë ka filluar me një minutë heshtje në nderim të të gjithë të rënëve për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Kosova nuk bëhet ushtri më 28 nëntor: Kryetari i komisionit thotë se projektligji shkon në kuvend në dhjetor

Periskopi.com Uncategorized

Kryetari i Komisionit për Punë të Brendshme, Siguri dhe Mbikëqyrje të FSK-së, Haxhi Shala, ka thënë se ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri mund të procedohen për lexim të dytë deri kah mesi i dhjetorit.

Sipas tij, gjithçka ka ecur sipas hapave të paraparë. I gjithë procesi, ka thënë, se mund të zgjasë edhe 20 ditë.

Një gjë të tillë e ka konfirmuar edhe zëvendësministri i MFSK-së, Burim Ramadani. Në Puls të KTV-së ai ka thënë se Ushtrua e Kosovës do të ketë 5 mijë ushtarë dhe krejt armatimin e rëndë për mbrojtjen e vendit.

Ai ka thënë se FSK-ja dhe KFOR-i do të bashkëpunojnë edhe pas këtij transformimi, teksa sipas Skender Perteshit nga Qendra Kosovare për Studime të Sigurisë, KFOR-i i përgjigjet vetëm rezolutës 1244. Perteshi ka thënë se KFOR-i nuk i përgjigjet Kushtetutës së Kosovës.