Universiteti ‘Haxhi Zeka’ kopjoi më shumë se 50 për qind të misionit, andaj nuk u akreditua

Periskopi.com Lajme

Kopjimi është një ndër arsyet që nuk janë akredituar universitetet në qytetet e Kosovës. Kjo sipas raportit të ekspertëve të jashtëm të cilët analizuan punën në universitetet e Mitrovicës, Pejës dhe Prizrenit.

53 për qind e misionit të universitetit “Haxhi Zeka” në Pejë doli të jetë i kopjuar.

Rektori i këtij institucioni, Fadil Millaku, në Rubikon të KTV-së, ka thënë se kjo nuk është e vërtet.

“Ekspertja e jashtme kur ka ardhur në universitet, jemi ulë përball. Pyetja e saj ka qenë provokuese. Ka thënë se programi është 53 për qind i kopjuar. Nuk është e vërtet”, ka thënë Millaku.

Në anën tjetër, zëvendëskryetarja e KShC-së, Vjollca Krasniqi, ka thënë se universitetet duhet të kenë të qartë misionin dhe jo të njëjtë, sikur “Haxhi Zeka” sikur ai i Prishtinës.

“Për ta ndryshuar statusin duhet të bëjmë kërkesë në Ministri dhe duhet të shkojmë në Kuvend për ta ndërruar”, ka thënë rektori Millaku. Mirëpo, një gjë e tillë është mohuar nga Krasniqi.