‘Mos prisni paga si të boksierëve’: Reagon boksierja e njohur amerikane

Periskopi.com Sporti

Boksierja e njohur amerikane, Heather ‘The heat’ Hardy, ka kritikuar rëndë promovuesin britanik, Eddie Hearn, kjo pasi ky i fundit ka qenë abuziv duke folur rreth pagës për boksin e grave, transmeton Periskopi.

Hearn tha se, boksieret femra nuk mund të  presin paga të barabarta me ato të gjinisë tjetër, kur vlera tregtare nuk është e njejtë, duke marrë shembull  boksieren britaneze, Ramla Ali.

“Si guxon ai”, shkroi Hardy.

Kujtojmë se, Hardy është një nga boksierët femra me profilin më të lartë në Amerikë, pasi ka grumbulluar 22 fitore ndaj vetëm një humbjeje në karrierën e saj.