Arbër Zeneli si Ronaldinho, super gol nga gjuajtja e lirë

Periskopi.com Sporti

Ka përfunduar në barazim 1:1 ndeshja mes Heerenveen dhe Emmen në kuadër të kampionatit holandez.

Pas 45 minutash lojë, skuadra e Arbër Zenelit kaloi në avantazh prej një goli.

E pikërisht, golin e epërsisë e shënoi reprezentuesi kosovar, Arbër Zeneli.

Zeneli shënoi gol të bukur nga gjuajtja e lirë në minutën e 30-të të ndeshjes për t’ja dhënë epërsinë skuadrës së tij.

Zeneli e ka nisur mbarë këtë sezon në Holandë, duke kontribuar për skuadrën e tij me gola dhe asistime./Periskopi/