Trajneri i Bundesligës mungon nesër në ndeshjen e skuadrës për një arsye epike

Periskopi.com Sporti

Trajneri i Augsburgut, Heiko Herrliç,  nuk do të jetë në pankinë për ndeshjen e nesërme ndaj Volfsburg për një arsye epike. Edhe pse mund të tingëllojë e çuditshme, por në këtë periudhë pandemie është diccka normale.

Ai ka shkelur rregullat e karantinës, për të blerë një pastë dhëmbësh. Gjithsesi trajneri ka kërkuar falje, për faktin që nuk ka dhënë shembullin e tij në zbatimin e udhëzimeve të autoriteteve, teksa në konferencën për shtyp u shpreh:

“Kam bërë një gabim, duke shkelur karantinën dhe duke lënë hotelin. Edhe pse i kam ndjekur të gjitha masat higjienike, nuk mund ta ndryshoj këtë që kam bërë. Duke vepruar kështu nuk isha në gjendje të jem model për ekipin tim dhe publikun.

toothbrush-571741_1920-1589523697

E pranoj gabimin tim. Për shkak të kësaj sjellje të gabuar, nuk do ta stërvit skuadrën në seancën e fundit dhe nuk do të jem në krye të ekipit kundër Volfsburg të shtunën”, u shpreh trajneri i Augsburgut, Herrliç.