Pacolli takoi Heiko Mass, thotë të ketë marrë mbështetjen gjermane për dialogun me Serbinë

Periskopi.com Lajme

Ministri i punëve të jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli, ka takuar sot homologun e tij gjerman Heiko Mass, me ftesë të tij, në Berlin.

Me kryediplomatin gjerman, Pacolli thotë të ketë biseduar ndër tjerash edhe për bashkëpunimin në mes të Kosovës dhe Gjermanisë, në sferën e punësimit të të rinjve por edhe për dialogun me Serbinë.

“Nder, respekt dhe mikëpritje e pashembullt nga homologu im gjerman, Heiko Maas, i cili më priti në vizitë shtetërore sot në Berlin. Takim shumë miqësor, konstruktiv dhe pëmbajtësor. Gjermania është dëshmuar si partner strategjik dhe aleat i palëkundur i Kosovës nëpër të gjitha fazat e shtetndërtimit. Është partneri i fuqishëm tregtar me vendin tonë, por ne presim dhe thërrasim për investime edhe më të mëdha gjermane në Kosovë, që do të ndihmonin në zhvillimin e gjithmbarshëm të vendit dhe krijimin e vendeve të reja të punës për shtetasit tanë. Gjermania mbështet fuqishëm normalizimin e marëdhënieve Kosovë-Serbi, proces i cili nënkupton epilog të njohjes reciproke dhe anëtarësim të Kosovës në OKB”, ka shkruar Pacolli në Facebook. /Periskopi

Pacolli nesër takon Heiko Mass, pritet të bisedohet për dialogun Kosovë-Serbi

Periskopi.com Lajme

Ministri i Punëve të Jashtme të Kosovës, Behgjet Pacolli nesër do të takohet me ministrin e Punëve të Jashtme të Gjermanisë, Heiko Maas, të cilët do të flasin për dialogun e Kosovës me Serbinë, i cili është në fazën përfundimtare.

Nga ky takim pritet t’i jepet kahje dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit./Alsat M

Ministri i Jashtëm gjerman: Ka rezistencë për anëtarësimin e Shqipërisë. Duhet vazhduar përpara me reformat

Periskopi.com Lajme


“Duhet të vijojnë reformat. Sigurisht që ka kundërshti që duhet të kapërcehen për të siguruar perspektivën evropiane. Megjithatë, Shqipëria ka mbështetjen e Gjermanisë.

Perspektiva evropiane e Shqipërisë nuk është vetëm fjalë nga ana jonë, por duhet vazhduar përpara me reformat”, tha Maas.

Ndërsa kryeministri Edi Rama tha: “Ne jemi shumë mirënjohës qeverisë gjermane dhe kancelares Merkel për rolin e rëndësishëm në funksion të mbështetjes së një prej reformave më themelore shtetbërëse të Shqipërisë evropiane, reformës në drejtësi dhe të gjitha reformave të tjera që lidhen me progresin në funksion të integrimit në BE”.

 

Gjermania i kthen përgjigje të ashpër Donald Trumpit: S’mund t’i besojmë më Shtëpisë së Bardhë

Periskopi.com Lajme

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Heiko Mass ka thënë se Evropa nuk mund t’i besoj më presidentit të SHBA-së, Donald Trump, pasi që ky i fundit e kishte quajtur “armik” BE-në përderisa fliste për shkëbimin tregtar mes dy vendeve.

“S’mundemi që të varemi plotësisht më në Shtëpinë e Bardhë”, i ka thënë Heiko Mass gazetës “Funke”, shkruan Periskopi.

“Për ta mbajtur lidhjen tonë me SHBA-në, duhet ta ripërshtasim. Veprimi i parë që duhet të bëjmë është që të bashkohemi edhe më shumë në Evropë”, ka thënë ai.

Ministri gjerman ka porositur shtetet evropiane që të mos ndahen.

“Evropa nuk duhet ta lë veten që të ndahet, sado të fuqishme të jenë sulmet dhe tweet-at absurd”, ka shkruar ai. /Periskopi/