IKD akuzoi Kurtin se ka ulur pagat kundërligjshëm, vjen reagimi i Hekuran Muratit

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka komentuar vendimin e Qeverisë Kurti lidhur me uljen e pagave në Qeveri.

Murati tha se vendimi ul pagat e qeverisë dhe nuk prek ato të sistemit të drejtësisë e as nuk bie ndesh me ligjin.

Ai tha se kushdo që dëshiron të komentojë mbi ligjshmërinë e vendimeve, duhet së pari të sigurohet që ligjit të cilit i referohet të mos jetë i shfuqizuar.

Postimi i plotë:

Vendimi ul pagat e qeverise, nuk prek ato te sistemit te drejtesise, dhe nuk bie ndesh me ligjin, perkunder disa pretendimeve te bera sot gjate dites

Kushdo qe deshiron te komentoje mbi ligjshmerine e vendimeve, duhet se pari te sigurohet qe ligji te cilit i referohet te mos jete i shfuqizuar.

Nisin talljet: Kurti dikur ‘Amelika, Amelika’ e deputeti i VV-së lavdon Amerikën

Periskopi.com Lajme

Deputeti nga Lëvizja Vetëvendosje, Hekuran Murati në emisionin Debat Plus foli edhe për linjën Prishtinë-Beograd.

Murati nuk pushonte së përmenduri Amerikën pas çdo fjalie që përfundonte dhe kështu në rrjetet sociale filluan talljet me të duke ia përkujtuar deklaratën e liderit të tij, Albin Kurti.

Kurti kishte thënë ‘’ Si ta dëgjoni një politikan duke thënë Amelika, Amelika, dije se ai është i korruptuar’’.

Në vijim ndiqeni videon:

Murati i VV’së: Ka ende shpresë për marrëveshje me LDK’në

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati u shpreh optimist në lidhje me marrëveshjen e koalicionit, duke thënë se kanë ende edhe 15 ditë, të cilat do t’i shfrytëzojnë për të shterur mundësitë që të bëjnë marrëveshjen me Lidhjen Demokratike të Kosovës.

Murati, thotë se LVV-ja, ka vullnet për të bërë marrëveshje me LDK-në, dhe se këtë vullnet e kanë dëshmuar, në momentin që i kanë bërë ofertë LDK-së, që të jenë bartës të listës në zgjedhjet e 6 tetorit, e cila ofertë u refuzua nga kjo e fundit.

“Mundësitë nuk janë shterë, vet fakti që është edhe ky 15-ditëshi, tregon që mundësitë nuk janë shterrur. I kemi edhe 15 ditë që të arrijmë marrëveshje. Vullneti prej Lëvizjes Vetëvendosje ekziston për me pas një marrëveshje, ky vullnet ka ekzistu që prej fillimit të bashkëpunimit në opozitë, bashkë me LDK-në kur kemi qenë në opozitë, madje ku vullnet është dëshmu edhe ne negociatat për koalicion parazgjedhor që kemi pas me LDK-në, nëse ju kujtohet ka pasur oferta gjeneroze atëherë. Madje oferta përfundimtare, pak para se me u dorëzu listat në KQZ, ka qenë që Vjosa Osmani të jetë bartëse e listës. Si kandidat, e Albin Kurti numër dy, edhe atëherë u refuzu kjo ofertë”, u shpreh Murati në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Sipas Muratit, të dy partitë edhe LVV-ja, edhe LDK-ja kanë dalur në fushatë me të njëjtin premtim, për ta dërguar PAN-in në opozitë, gjë që kjo tregon se ka ende shpresë për koalicion.

“Tash me e pyet elektoratin e LDK-së a e kishi pranu në retrospektivë, këtë ofertë, ndoshta e kishin pranu nëse i kishin ditë qysh ka me dal rezultati. Por, ja që kjo ofertë ka skadu, të gjitha ofertat po iu imponohet një afat skandence qoftë Kushtetues, qoftë prej KQZ-së. Edhe pasi dul rezultati, VV-ja e para ndërsa LDK-ja e dyta. Le të kujtojmë që dy partitë gjatë fushatës kanë garu me premtimin se do ta dërgojnë PAN-in në opozitë dhe vetëm LVV-ja dhe LDK-ja do të jenë partnerë të koalicionit. Tash, pas zgjedhjeve LVV-ja vazhdon me insistu që me pas marrëveshje, por e kemi edhe alternativën tjetër me mbet në opozitë, por që opozita nuk ka qenë e përmendur gjatë fushatës, kështu që ka shpresë marrëveshje”, tha Murati në RTV Dukagjini.

 

37 mijë veteranë rrezikojnë të mbesin pa pensione, disa janë raste sociale

Periskopi.com Lajme

Rreth 37 mijë persona marrin pension si veteranë, e disa prej tyre janë raste sociale

Veteranët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duket se 170 euro të pensionit do t’i marrin vetëm edhe në muajin shkurt pasi që ende nuk ka Qeveri të re.

Nasim Haradinaj,  nga OVL-UÇK, për IndeksOnline ka thënë se veteranët e luftës janë përgjegjësi e institucioneve.

Haradinaj ka theksuar se në Kosovë ka të tillë që mbijetojnë vetëm me atë pension dhe me mos miratimin e ligjit të ri për buxhetin ata do të ndihen të fyer.

“Ne kemi edhe raste sociale, nuk dua t’i ndaj por sidomos ndaj këtyre Qeveria ka obligim që të miratoj ligjin për ta.

Ata jetojnë vetëm me një pension të vogël, social e tani do të ndihen edhe më të fyer e që fatkeqësisht që këtë përgjegjësi e ka politika”, ka thënë ai.

Haradinaj duke u shprehur i mllefosur me situatën politike pati një mesazh për qytetarët.

“Këtë përgjegjësi duhet ta marrë faktori politik, besoj se edhe ne votuesit do të mbushen mend njëherë e përgjithmonë se si të kërkojnë detyra ndaj atyre që i votojnë

Vota jonë është obligim dhe i detyron ata që të na shërbejnë neve, e jo të i ndjekin ata llukset e tyre”, shtoi ai.

Ministria e Financave ka paralajmëruar se në rast të mosmiratimit të ligjit të ri për buxhetin nga qeveria e re dhe kuvendi, të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars.

Përmes një komunikate drejtuar mediave, Ministria ka njoftuar se pas datës 31 mars, asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore.

“…të gjitha pagesat duke përfshirë pagat që nga organet e sigurisë e deri te shërbimi civil, pensionet dhe asistencat tjera sociale, shërbimet publike si dhe të gjitha obligimet tjera buxhetore do të ndërpriten nga 28 shkurt, përkatësisht 31 mars (nëse ka vendim nga Kuvendi) dhe nga Thesari i Kosovës do të lejohen vetëm pagesat për borxhin publik mund të realizohen sipas afatit të pagesës, në pajtim me LMFPP, neni 24, paragrafi 3”, thuhet në komunikatën e Ministris

Ndërkaq, deputeti i zgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati përmes një postimi në Facebook pati thënë se Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore.

“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka shkruar deputeti i VV-së.

Murati i Vetëvendosjes: Nuk do të ketë krizë buxhetore

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, ka thënë se nuk do të ketë krizë buxhetore në vend gjatë këtij viti.

Ai përmes një shkrimi në Facebook ka thënë se Kuvendi i Kosovës tashmë është i konstituuar dhe e vetmja që ka mbetur është formimi i komisioneve parlamentare në mënyrë që Kuvendi të ketë funksionim të plotë.

“Kosova nuk do të ketë krizë buxhetore. Kuvendi tashmë është konstituuar dhe krejt çka duhet është formimi i komisioneve parlamentare që të sigurohet funksionimi i plotë i institucionit”, ka thënë Murati.

Gjatë ditës së sotme Ministria e Financave kishte paralajmëruar kolaps buxhetor nëse nuk formohet qeveria.

Murati i VV-së sulmon në mënyrë indirekte emrat që propozoi Kurti për ministra

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati ka thënë se Vetëvendosja nuk insiston në ministri e poste për të rehatuar emra të përveçëm.

“Se nuk e kemi për poste e pushtet, besoj u vërteta me emrat e kabinetit Kurti.” – ka shkruar Murati në Facebook-un duke në nënvlerësuar në mënyrë indirekte emrat që propozoi z.Kurti.

Z.Murati raportohej se mund të ishte ministër i ri i Financave [dhe transfereve] por në vend të tij Kurti e zgjodhi z.Besnik Bislimi.

Murati: LDK ka më shumë kërkesa tani se kur mendonin se ishin të parët

Periskopi.com Lajme

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, përmes një shkrimi në rrjetin e tij social Facebook, ka thënë se LDK ka më shumë kërkesa tani kur kanë dalë të dytët në zgjedhje sesa para zgjedhjeve kur mendonin se do të dilnin të parët.

Ai shkroi se ky nuk është vullnet i mirë, pasi vullneti i mirë duket ndryshe.

“Oferta e fituesit për të harmonizuar programin me partnerin qeverisës si dhe për të ndarë përgjegjësinë e qeverisjes përgjysmë është ofertë tejet gjeneroze. Kjo në vetvete tregon për vullnetin e fituesit që të arrihet një marrëveshje e cila respekton partnerin dhe siguron mirëbesim në qeverisje”, shkroi Murati.

Postimi i plotë Muratit:

Oferta e Fituesit për të harmonizuar programin me partnerin qeverisës si dhe për të ndarë përgjegjësinë e qeverisjes përgjysmë, është ofertë tejet gjeneroze. Kjo në vetvete tregon për vullnetin e Fituesit që, të arrihet një marrëveshje e cila respekton partnerin dhe siguron mirëbesim në qeverisje.

Për sa i përket vullnetit të palës tjetër, mjafton të shihet kronologjia e pozicionit të tyre.

Para zgjedhjeve, kur mendonin se do dilnin të parët, thanë se posti i Kryeministrit do duhej t’i takonte Fituesit. Pas zgjedhjeve, ka gati dy muaj që nëpër studio televisive flasin për “koeficientë” e për “pesha” të posteve.

Para zgjedhjeve, kur mendonin se do dilnin të parët, thanë se posti i Presidentit nuk duhet të jetë pjesë e diskutimeve për formimin e qeverisë, sepse kandidati do duhej të ishte konsensual. Pas zgjedhjeve, nga vendi i dytë, thonë se posti i Presidentit “u takon”, dhe nuk bën ndryshe.

Para zgjedhjeve, kur u ofruam që përgjegjësitë të ndahen në dy blloqe të barabarta, ku njëri bllok kishte postin e Kryeministrit me gjysmën e ministrive, dhe blloku tjetër Kryeparlamentarin me gjysmën e ministrive dhe u thamë të zgjedhnin, thanë se “nuk mund të bëhet ndarja kësisoj sepse nuk jemi të barabartë”, sepse atëherë mendonin se do dilnin të parët.

Thënë shkurt, tani kur JANË të dytët, kanë kërkesa më të mëdha sesa atëherë kur MENDONIN se do dilnin të parët.

Ky nuk është vullnet i mirë. Vullneti i mirë duket ndryshe.

Hekuran Murati është i pesti më i votuari në VV (Tabela)

Periskopi.com Lajme

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, ka publikuar rezultatet me votat e kandidatëve për deputetë. Njëkoherit, këtu mund ta shihni edhe përbërjen e legjislaturës së shtatë së Kuvendit të Kosovës.

Në top 5’shën e emrave më të votuar të Lëvizjes Vetëvendosje, ka befasi ashtu si në partitë tjera që garuan në zgjedhjet e parakohshme të 6 tetorit.

Më i votuari në LVV, është kandidati për kryeministër nga kjo parti, Albin Kurti. Pas tij, është Glauk Konjufca dhe Albulena Haxhiu. I katërti është Arben Vitia ndërkaq i pesti ndër më të votuarit në VV, është Hekuran Murati.

Shikoni tabelën.

 

Ekonomisti i VV-së vazhdon sharjen me LDK-në: I sheh si inatxhi që e prishin lojën e futbollit

Periskopi.com Lajme

Kandidati për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, Hekuran Murati, i ka reaguar deklaratave të fundit të nënkryetarit të parë të LDK’së, Lutfi Haziri.

Ndaj këtyre deklaratave ka pasur reagime të shumta nga zyrtarë të VV’së, dhe tani ka reaguar edhe Hekuran Murati.

“Deklarata të stilit “që s’e shutoj une penallin, e marr topin e shkoj në shpi”, nuk i bëjnë nder një partie që pretendon të jetë institucionaliste e shtetformuese”, ka thënë Murati.

“Shumë punë na pret, e kohë për të humbur nuk kemi. Qytetarët na votuan që të punojmë dhe ta kthejmë shpresën. Andaj edhe duhet të sillemi siç na takon”, ka shtuar ai duke i kujtuar Hazirit se VV ka fituar zgjedhjet dhe se Albin Kurti pritet të jetë mandatari për kryeministër nga një koalicion i mundshëm LDK-VV, kështu që ai bën thirrje të mos humbet më shumë kohë.

Disa deklarata të Lutfi Hazirit mbrëmë duket se kanë ndikuar në një ftohje të vogël të raporteve mes zyrtarëve të VV’së dhe Hazirit.

Haziri kishte se emri i kryeministrit kalon nëpër zyret e LDK’së, në një postim në Facebook. Pastaj kishte polemizuar me një komentues duke thënë se janë të gatshëm të shkojnë përsëri në zgjedhje./Periskopi/

Murati i VV-së udhëzon Prokurorinë se si t’i zë mashtruesit me bileta për ndeshjet e Kosovës

Periskopi.com Lajme

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje dhe me gjasë deputeti i ri i kësaj partie, Hekuran Murati, ka bërë një status në Facebook pas raportimeve për shitje masive të biletave të kombëtares së Kosovës në të zezën.

Kombëtarja e Kosovës në futboll, kategoria e burrave, luan sonte prej orës 20:45 në Fadil Vokrri kundër Malit të Zi në kuadër të Kualifikimeve për Euro 2020.

Periskopi vazhdimisht kishte raportuar për tregtinë e zezë me bileta të Kosovës dhe kishte ngritur dyshime serioze mbi kurdisjen eventuale të këtij procesi, sipas së cilit shumë bileta po bliheshin nga pak njerëz të cilët më pas i shisnin ato me çmime marramendëse.

Në fakt, Periskopi ka marrë vesh që shumica [ose të gjithë] biletë-blerësit në momentin e hyrjes në stadium nuk i është kërkuar fare letërnjoftimi ose ndonjë mjet tjetër identifikues.

Hekuran Murati ka udhëzuar Prokurorinë e Shtetit se si t’i bie në fije lehtë se çka po ndodh me biletat e ndeshjeve të Kosovës.

Ekonomisti kosovar ka thënë që duhet të kërkohet nga kompania që ka marrë përsipër shitjen “lista me “timestamp” për të gjithë personat që kanë blerë bileta dhe “pasqyrën e llogarisë “Merchant account” të kompanisë.

Sipas Muratit, kjo do të vërtetonte nëse biletat përnjëmend po shiten “për shtatë minuta, apo nëse këtu ka ndonjë dallavere.”

Ky është statusi i plotë në Facebook i z.Murati:

Prokuroria e ka shume te lehte me i ra ne fije se cka po ndodhe me biletat e ndeshjeve te Kosoves.

Krej cka duhet me kerku nga kompania qe e ka marre persiper shitjen asht:
1. Listen me ‘timestamp’ per te gjithe personat qe kan ble, dhe
2. Pasqyren e llogarise ‘merchant account’, te kompanise

Me keto dyja, vertetohet nese biletat pernime po shiten per 7 minuta, apo nese ktu ka ndonje dallaver. Dyshimet anojne kah kjo e dyta.

Murati: Ulja e papunësisë mund të jetë nga ikja e qytetarëve, e jo pse janë hapur vende të reja pune

Periskopi.com Lajme

Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) dje publikoi rezultatet e Anketës së Fuqisë Punëtore për tremujorin e parë të këtij viti. Nga kjo del se prej popullsisë në moshë pune, 61.3 % nuk janë ekonomikisht aktivë, që do të thotë se ata nuk janë të punësuar dhe nuk kanë qenë aktivë në kërkim të punësimit gjatë katër javëve të kaluara ose nuk janë të gatshëm të fillojnë punë brenda dy javësh. Menjëherë pas publikimit të raportit, kryeministri Ramush Haradinaj doli dhe mori meritat për vete, duke thënë se pati ulje të papunësisë dhe se ky progres ndodhi gjatë qeverisjes së tij. Njohësi i çështjeve ekonomike, Hekuran Murati për Periskopin ka thënë se statistikat e nxjerra gjatë kësaj periudhe mund të jenë veç shkaku i ikjes së të rinjve nga vendi.

Hekuran Murati thotë se shifra zyrtare e papunësisë prej 27 për qind, e publikuar nga ASK është joreale dhe se nuk pati hapje të reja të vendeve të punës.

‘’Raporti kësaj radhe shpërfaqi që papunësia reale tek personat e aftë për punë është rreth 60%. Mirëpo për faktin se vetëm 38% e të papunëve konsiderohen si aktivë, atëherë edhe shifra zyrtare e papunësisë prej 27% është aspak reale’’.

Sipas tij, ulja e papunësisë sipas këtij raporti mundë të jetë si pasojë e ikjes së të rinjve ngas Kosova, e jo pse Qeveria bëri diçka konkrete në këtë drejtim.

‘’Ulja e pretenduar mund të jetë si pasojë e ikjes së të rinjëve, e jo si rezultat i drejtpërdrejtë i ndonjë politike për krijim e vendeve të reja të punës. Për të mbështetur këtë pretendim, Kryeministri do të duhej të tregonte se në cilët sektorë, dhe si rezultat i cilës politikë konkrete janë krijuar ato vende pune’’, ka thënë Murati.

Murati thekson se papunësia reale në vend është të paktën 50 për qind, ndërkohë që populli po mbijeton me remitencat e diasporës.

‘’Papunësia reale është së paku 50%, dhe e vetmja mënyrë se si popullata arrin të mbijetojë është për shkak të remitencave që dërgon diaspora’’, shton Murati.

Ramush Haradinaj dje ka shkruar në Facebook se të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës tregojnë se shkalla e papunësisë në Kosovë është ulur, duke e cilësuar si lajm të mirë për qytetarët.

“Bazuar në të dhënat zyrtare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, shkalla e papunësisë në Kosovë, është ulur në 26.9 %, për periudhën Janar – Mars 2019 në krahasim me periudhën Tetor – Dhjetor 2018 që ishte 31.6%.Këto statistika tregojnë edhe një fakt, që ulja e papunësisë ka ndodhur në grupmoshat 15-54 vjeçare. Nga 57.3 % të të papunëve nga kjo grupmoshë, tremujori i parë i 2019-tës, tregon një ulje për 7%, konkretisht 50.6 për qind”, ka shkruar Haradinaj në Facebook.

Haradinaj thotë se këto statistika, “janë lajm i mirë për gjithë qytetarët tanë dhe dëshmi e zhvillimit të brendshëm ekonomik, megjithëse për Qeverinë e vendit, mbetet shqetësim i vazhdueshëm shkalla e papunësisë në vend”.

Anketa e fundit e ASK’së a pasur shtrirje në 452 qarqe regjistruese në tërë territorin e vendit, ku janë anketuar 4004 ekonomi familjare, të përzgjedhura sipas metodës së rastit, nga korniza e Regjistrimit të Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave të vitit 2011./PERISKOPI/