Pak sekonda para përplasjes në ndërtesë, helikopteri në Manhattan fluturonte pazakontë(Video)

Periskopi.com Lajme

Pas përplasjes së helikopterit në një ndërtesë 54-katëshe në Manhattan të New Yorkut, në internet kanë filluar të qarkullojnë pamje të ndryshme të fluturakes para incidentit.

Gjatë tentimit për të zbritur në kulm të ndërtesës piloti ka humbur jetën, kurse në videot e publikuara më poshtë mund të shihet fluturimi i pazakontë i helikopterit që në një moment zhduket në mjegull, transmeton Telegrafi.

E siç raportojnë mediat amerikane, piloti kishte tentuar të zbret në kulmin e ndërtesës, por kishte ndodhur një shpërthim. Sipas dëshmitarëve, e gjithë ndërtesa është dridhur nga shpërthimi.

Ekipet emergjente kanë evakuuar menjëherë ndërtesën për arsye sigurie, kurse shumë autoambulanca dhe zjarrfikës kanë dalë në vendin e ngjarjes për të ndihmuar qytetarët.