Haradinaj konfirmon se Kancelarja Merkel kërkoi heqjen e taksës (Video)

Periskopi.com Lajme

Kryeministri Ramush Haradinaj thotë se me Kancelaren gjermane Angela Merkel, kanë diskutuar edhe mundësinë e heqjes së taksës si ‘pjesë e veprimeve të ndërsjella për mundësinë e vazhdimit të dialogut’.

I pyetur nga gazetarët se a ia kërkoi kancelarja Merkel heqjen e taksës, Haradinaj u përgjigj kështu:

“Kancelarja ishte e interesume për mundësinë e vazhdimit të dialogut, për një dialog konkret edhe kornizimit të dialogut, në kontekst të kësaj edhe çështja e veprimeve të ndërsjella të krijimit të besimit. Nuk jemi në atë situatë për të marrë një vendim për pezullimin e taksës por është diskutu edhe kjo çështje”, ka thënë Haradinaj, shkruan Periskopi.

Ai ka thënë se liberalizimi i vizave nuk mund të jetë një proces i shpejtë.

“Duhet të presim ndoshta edhe dy tre muaj deri te vendimi, por duhet të punojmë që të hyjmë shpejt në agjendë”, ka thënë ai.

Për takimin me kancelaren Merkel, Haradinaj njoftoi fillimisht në Facebook, para se t’u drejtohej mediave.

“I nderuar me ftesën e kancelares gjermane, Angela Merkel, në Berlin, për të diskutuar rreth zhvillimeve të fundit në rajonin tonë dhe për nivelin e lartë të marrëdhënieve bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Gjermanisë. Sa i përket dialogut me Serbinë theksova se ne jemi për një Marrëveshje Gjithpërfshirëse, ligjërisht obliguese, përfshirë njohjen reciproke, në kufijtë ekzistues. Me këtë rast e falenderova Kancelaren Merkel për konsistencën e shtetit gjerman sa i përket mbrojtjes së sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës si dhe për vendimin e Gjermanisë për t’i thënë PO heqjes së vizave për qytetarët e Kosovës të cilët, ndonëse i përkasin popullit më proeuropian, gjatë kohë janë mbajtur të izoluar. Nga kancelarja Merkel mora konfirmimin se Gjermania do të vazhdojë ta përkrahë Kosovën në rrugën e saj euroatlantike dhe forcimin e subjektivitetit ndërkombëtar!”, shkroi Haradinaj në Facebook./Periskopi/

https://www.facebook.com/rtklivecom/videos/447315229430334/