OBSH tregon se si duhet të ndodhë heqja e masave kufizuese

Periskopi.com Lajme

Dr Mike Ryan, drejtori ekzekutiv i Organizatës Botërore të Shëndetit për situatat emergjente, tha që vendet që kërkojnë të zbusin masat kufizuese duhet ta bëjnë këtë hap pas hapi, jo të heqin të gjitha kufizimet menjëherë.

Ryan tha të hënën se masat kufizuese të aplikuara në shumë vende përfshijnë mbylljen e shkollave, vendeve të punës dhe tubimeve sociale në zona publike dhe parqe.

“Ndoshta do të ishte një ide e keqe që të hiqen të gjitha masat e kufizimit menjëherë”, tha Ryan, duke përmendur që vendet nuk duhet të vendosin për tranzicion, pa pasur një plan për ta mbajtur zgjerimin e COVID-19 në një nivel të menaxhueshëm: “Izolimi shtyn sëmundjen poshtë. Pasi të keni hequr izolimin, duhet të keni një metodë alternative për shtypjen e infeksionit.”

Ryan sqaroi se shtetet duhet të kenë sisteme për të zbuluar raste të reja, të monitorojnë kontakte, të mbajnë raste të dyshuara karantine dhe të kryejnë një test të gjerë sëmundjesh.

Më 11 mars, Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH) shpalli një “pandemi globale” për shkak të përhapjes së koronavirusëve. Përveç Evropës, OBSH ka shpallur Shtetet e Bashkuara epiqendrën e re të pandemisë së koronavirusit, e cila u shfaq për herë të parë në fund të vitit të kaluar në qytetin kinez Ëuhan.

Më shumë se 73,700 njerëz kanë vdekur nga COVID-19 në të gjithë botën, dhe më shumë se 1.320,000 raste infeksioni, në më shumë se 180 vende. Më shumë se 275,000 njerëz janë shëruar deri më tani.

Reagon Britania e Madhe për taksën: Të hiqet plotësisht

Periskopi.com Lajme

Ambasada e Britanisë së Madhe në Prishtinë ka reaguar përmes një postimi në Facebook, lidhur me heqjen e pjesshme të taksës nga kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Britania e Madhe thotë se hapi i Kurtit është i mirë, megjithatë taksa duhet të hiqet plotësisht.

Kryeministri i Britanisë së Madhe, Boris Johnson i ka thënë në telefon presidentit serb, Aleksandar Vuçiq, se e mbështet rifillimin e dialogut në mes të Serbisë dhe Kosovës.

Kryeministri Johnson e përshendeti heqjen pjesërisht të taksës nga kryeministri Kurti, megjithatë Britania e Madhe do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të taksës.

“Kryeministrit i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson ka biseduar në telefon me presidentin serb Aleksandar Vuçiq: “Kryeministri Johnson e përshëndeti rifillimin e dialogut midis Serbisë dhe Kosovës. Ai gjithashtu përshëndeti tërheqjen e pjesshme të tarifës së Kosovës nga mallrat nga Serbia dhe inkurajoi një përgjigje pozitive. Ai tha se Mbretëria e Bashkuar do të vazhdojë të kërkojë heqjen e plotë të tarifave”.

From press statement following UK Prime Minister Boris Johnson's call with Serbian President Aleksandar Vucic: "The PM…

Gepostet von British Embassy, Pristina am Freitag, 28. Februar 2020

Haradinaj: Kurti e Osmani bëjnë gabim të axhamisë nëse e heqin taksën

Periskopi.com Lajme

Kryetari i AAK’së, Ramush Haradinaj ka vazhduar të thotë se heqja e taksës është gabim, transmeton Periskopi.

Sipas tij, nëse Albin Kurti e Vjosa Osmani e heqin taksën, do të bëjnë gabim të axhamisë.

‘’Kurti e Osmani bëjnë gabim të axhamisë nëse e heqin taksën pa e marrë kontratën finale’’, tha Haradinsj sonte në T7.

‘’Nuk është lojë ping pongu me e kthy kur dojmë ne. Ta shfrytëzojnë gjendjen dhe ta këkrojnë kontratën finale. Nëse e mban taksën si armë, një ditë do të mbërrijmë tek kontrata finale’’./PERISKOPI/

 

Kryeministrja e Serbisë: Heqja e taksës 100% nga Albin Kurti sinjal i mirë për të ardhmën

Periskopi.com Lajme

Asnjëherë më e qartë s’ka qenë porosia e SHBA-së siç është tani se është e domosdoshme që Prishtina të heqë takën ndaj mallrave serbe dhe të Bosnjës, ka deklaruar kryeministrja serbe, Ana Bërnabiq, duke shtuar se atë porosi, përveç të dërguarit speciale të presidentit Trump, Richard Grenellit, e kanë dërguar edhe komisionari për zgjerim i BE-së, Oliver Varhelyi, sikurse edhe Josep Borrell, shefi i ri i diplomacisë së BE-së.

Në televizionin serb “Pink”, Bërnabiqi tha se Albin Kurti, derisa nuk është bërë kryeministër i Kosovës, ka folur ndryshe dhe ka vlerësuar se tani ai ka përgjegjësi tjera.

“Tjetër përgjegjësi keni kur jeni në opozitë, e tjetër kur jeni direkt përgjegjës për raportet e Prishtinës dhe SHBA-së”, tha Bërnabiqi, duke shtuar se shpreson që taksa do të hiqet, transmeton Koha.net.

“Kjo është e shkëlqyeshme për serbët në Kosovë e Metohi, e mirë për tërë rajonin sepse vendimi për t’i dhënë kombësi biskotave dhe qumështit do të tërhiqet. Ky është një sinjal i mirë për të ardhmen”, tha kryeministrja serbe.

Sipas saj, heqja e takës është e shkëlqyeshme edhe për të gjithë të tjerët në Kosovë, e edhe për shqiptarët të cilët, siç tha ajo, “e paguan shtrenjtë atë vendim politik”, ndërsa shtoi se atë çmim po e paguajnë edhe sot dhe “do të vazhdojnë ta paguajnë derisa nuk tërhiqen këto masa”.

Duke folur për reciprocitetin që e ka përmendur kryeministri Kurti në mënyrë që të hiqet taksa, Bërnabiqi thotë se nuk është e sigurt se për çfarë reciprociteti flet.

“Politika e Qeverisë së Serbisë është shumë e qartë, nuk ka zona gri, ne kërkojmë respektimin e të gjitha marrëveshjeve të nënshkruara, kërkojmë respektim të marrëveshjes CEFTA, s’ka këtu paqartësi”, shtoi Bërnabiqi.

Kryeministri Kurti ka deklaruar se Kosova do ta heqë taksën ndaj mallrave serbe, por do të imponojë reciprocitet të plotë ndaj shtetit serb.

Hiqet homologimi për automjetet e reja, njofton ministria

Periskopi.com Lajme

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit, ka dhënë detaje rreth heqjes së homologimit të automjeteve të reja.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit (MIT), ka bërë të ditur se është hequr homologimi për automjetet e reja.

Sipas njoftimit, ky vendim vjen duke u bazuar në legjislacionin në fuqi, ku edhe kanë filluar procedurat e liberalizimit të procesit të homologimit.

“Në kuadër të kësaj, ju informojmë se MIT ka marrë vendim që veturat e reja, të importuara nga kompanitë e licencuara, nuk do t’i nënshtrohen më homologimit nga kompania e autorizuar për kryer atë”, thuhet në njoftim.

Për verifikimin e të dhënave nga prodhuesit, MIT ka bërë të ditur se përgjegjës do të jenë kompanitë e autorizuara për shitjen e tyre në tregun e Kosovës.

I njëjti verifikim sipas MIT-së do të vlejë edhe për blerësit kur kryejnë regjistrimin e veturave.

MIT ka bërë të ditur se ky vendim është marrë me qëllim të lehtësimit të procedurave dhe uljes së kostos të cilën duhet të paguajnë qytetarët.

Gashi: Taksa- instrument i Kosovës, edhe nëse hiqet duhet parë se çka përfitojmë

Periskopi.com Lajme

Arben Gashi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka thënë se taksa për mallrat e Serbisë është një instrument i Kosovës dhe se edhe nëse hiqet duhet parë se çka përfiton Kosova.

“Mendimin final nuk mund ta japim sot, por ka plot modalitete. Ne do ta trajtojmë atë dhe taksa do të jetë instrument në funksion të Kosovës. Edhe mund të hiqet, por duke parë se çka përfiton Kosova”, ka thënë Gashi në RTK.

Gashi ka vlerësuar se shkëmbimi territorial për Kosovën është i papranueshëm.

“Shkëmbimi territorial për LDK është i papranueshëm dhe padiskutueshëm. Këtu vihet në pyetje vetë ekzistenca e shtetit të Kosovës. Ndërkohë kemi Asociacionin, i cili është rrezik, nëse merr kompetenca ekzekutive është rrezik për funksionalitetin e Kosovës”, ka thënë ai