Veseli: Prekazi është referenca e çdo edukimi patriotik

Periskopi.com Lajme

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Kadri Veseli në 22 vjetorin e Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, ka bërë homazhe në kompleksin memorial të Jasharajve.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, ka thënë se Prekazi është referenca e çdo edukimi patriotik dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera historike që i flet secilës gjeneratë

“Për nderime në Prekaz, në 22 vjetorin e Epopesë së UÇK-së. Flijimin për lirinë dhe të ardhmen e Kosovës më së qarti e tregon sakrifica e Familjes Jashari. Prekazi është referenca jonë e çdo edukimi patriotik dhe Ushtria Çlirimtare e Kosovës është vlera historike që i flet secilës gjeneratë. Lavdi e përjetshme për të gjithë të rënët e lirisë. “, ka shkruar Veseli.

Haziri: Paqja është shkruar me gjakun dëshmorëve, heronjve dhe martirëve

Periskopi.com Lajme

Me homazhe tek varrezat e dëshmorëvem institucionet komunale në krye me Lutfi Hazirin, kanë nisur sot shënimin e Ditës së Çlirimit të Gjilanit.

“20 vite më herët, Gjilani është zgjuar me shpresën e realizimit të ëndrrës për liri. I falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar në gjenerata, dekada e shekuj për këtë ditë, por edhe mbështetjen e ushtarëve si Legjioni i Parë Francez që ka hyrë në Gjilan dhe është vendosur në shkollën “Abaz Ajeti” dhe marina amerikane me ushtri që është vendosur në shkollën “Selami Hallaqi”, ka thënë pas homazheve kreu ni Gjilanit, Lutfi Haziri.

Haziri tha se ne të gjallët duher të punojmë që ta ndërojmë paqen dhe jetën me mundësi të barabarta për të gjithë dhe ta duam Republikën ashtu siç e deshën ata që e ndërtuan.

“Më 15 qershor kanë marshuar edhe ushtarët UÇK’së dhe kanë dalë në detyrë të gjithë ata njerëz që kanë koontribuar dhe kanë fiolluar ta rindërtojnë paqen në Gjilan. Lavdia iu shkon familjeve të dëshmorëve që i dhjanë djemtë dhe vajzat e tyre më të mirë për liri. Sakrifica deri në realizimin e lirisë ka qenë e madhe, e përgjakshme dhe paqja jonë është shkruar me gjakun e tyre. Ne të gjallët duhetr të punojmë që ta ndërojmë paqen, jetën me mundësi të barabarta për të gjithë dhe ta duam Republikën ashtu siç e deshën ata që e ndërtuan”, tha Haziri. ​