Ish-lojtari i Schalkes gjendet gjallë katër vite pasi u konfirmua si i vdekur, prokurorët fillojnë hetimet

Periskopi.com Sporti

Fansat e futbollit mund të mos jenë të familjarizuar me emrin, Hiannick Kamba.

Ata që janë të familjarizuar, mund të kenë dëgjuar për ish-lojtarin e Schalkes në një kontekst të trisht, kur ai u raportua se kishte vdekur pas një aksidenti në janar të vitit 2016.

p1e7httl326rppnn15f1cbgik6b.jpg

Sidoqoftë, sipas “BILD”, mbrojtësi tani është gjetur shëndosh e mirë.

Tash 33-vjeçar, ai është gjetur i gjallë në Gelesenkirchen, ku ai ka punuar si kimist-teknik për një kompani të engjerisë.

Prokurorët thuhet se po e hetojnë ish-gruan e tij, e cila ka marrë një shumë gjashtë-shifrore nga sigurimi pasi prezantoi dokumente të vdekjes së tij. /Periskopi.com/